Author: tirana

Dalja e Oltës në nominim “kokë më kokë” me Kiarën, ka ngritur pikëpyetje në shtëpi, por edhe hipoteza, për faktin se si do ndryshojë loja, me daljen e njërës apo tjetrës. Shtëpia është ndarë në dy pjesë, disa mendojë se del Olta, ndërsa disa të tjerë thonë se del Kiara, gjë të cilën e shprehën edhe me argumenta në “Prime”. Gerti tha se ka shanse të dalë Olta nesër, sepse sipas tij, ajo po garon kundër dy konkurentëve, duke qenë se Luizi mbështet Kiarën. Sipas tij, Luizi e tha publikisht në “Prime” që nëse del Kiara, do largohet edhe ai…

Read More

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” kanë nisur që të sjellin imazhet për Shqipërinë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se të paktën 4 ditë në javë merren imazhe nga dy satelitët. Më pas këto të dhëna përpunohen nga Agjencia për Informacionin Gjeo-Hapësinor (ASIG). “Imazhet jo gjithmonë janë të kolauduara. Është ASIG që po specializohet dhe po i përpunon ato. Janë edhe në varësi të motit. Nëse është një mot me re, imazhet nuk janë shumë të përdorshme, por janë periodike, janë të vazhdueshme, çdo javë. Patjetër që na vlejnë (imazhet)”, tha ministri Peleshi. Po ashtu ministri Peleshi shtoi se…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se qeveria ka miratuar fondin prej 240 milionë lekësh për periudhën 2023-2025, kjo për të integruar dhe punësuar individët e ndërmarrjeve sociale. Manastirliu tha se format e mbështetjes përmes subvencionit do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta. Kjo formë e re vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse. “Kemi miratuar vendimin për ndërmarrjet socialë dhe përcakton format e mbështetjes për ndërmarrjen sociale. Ky vendim krijon për të disatën herë fondin e mbështetjes…

Read More

Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër. Të dyja palët u pajtuan të shtunën të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe planin e zbatimit të saj, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si pjesë integrale e rrugës së tyre evropiane, dhe u bën…

Read More

Të shtunën do të mësohet se do të zgjasë “Big Brother Albania Vip 2”. Në një bisedë me banorët, Qetsori e shikon veten si pretendent për finalist, madje edhe fitues. Teksa po bisedonte me Luizin dhe Oltën, ai tha që ka ardhur të fitojë çmimin e madh. Teksa rrethi i bërthamës po ngushtohet dhe dalja e Armaldos, thuajse ndryshoi të gjithë rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi, Luizi, Olta dhe Qetsori thonë se ata të tre janë në finale. Olta i tha Luizit se nëse ajo shkon dorë për dore me të në finale, ka menduar që çmimin e madh ta…

Read More

Nga: Gjeneral Piro Ahmetaj Data 24 Mars, simbolizon përvjetorin e një ngjarje, të skalitur dhe shenjtëruar me merit në memorien e historisë sonë kombëtare. Në mbrëmjen e 23 Marsit 1999, misionari i paqes, Ambasadori Amerikan Richard Holbrooke, u kthye nga Beogradi në Bruksel, “fatmirësisht i dështuar” në përpjekjen e fundit diplomatike për të evituar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s. Ditën tjetër, 24 Mars 1999, ose 24 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATO-s për herë të parë u angazhuan në një luftë historike “jashtë artikullit 5”, dhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit (OKB-së) duke e legjetimuar njëkohësisht NATO-n…

Read More

Në Njësinë 4, në Elbasan ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugëve lidhëse të lagjjes Visarion Xhuvani, “Azmi Stringa”, “10 Korriku” dhe “Marie Buda”. I mirëpritur dhe falenderuar nga banorët e këtyre lagjeve, kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputeti Klevis Xhoxhi, ka parë nga afër punimet për rehabilitimin e këtyre rrugëve. Banorët vetë kanë pohuar se rruga kishte 60 vite pa u shtruar edhe pse një lagje kryesore në qytet. “Eshtë një premtim i mbajtur nga ana juaj, ndaj ju falenderojmë Gledian Llatja”, janë shprehur vetë banorët. Duke iu drejtuar banorëve Llatja u shpreh se ” gjithnjë…

Read More

Gazetari Mentor Kikia, thotë se është shqetësuese mënyra se si krijohet klientela e përdoruesve të drogës në ambientet e shkollave. Për të rinjtë që nuk janë përdorues rrezikojnë të përjashtohen nga grupi shoqëror e duke qenë se nuk duan të jenë të përjashtuar ata nxiten të bëhen edhe vetë përdorues. “Kjo klientelë krijohet përmes futjes së një personi brenda grupit. Njerëzit dikur bullizoheshin, apo përjashtoheshin sepse ishte përdorues i një cigareje duhan, tani është e kundërta, ai që nuk përdor përjashtohet nga grupi dhe për të qëndruar pjesë e këtij grupi, sepse ky grupi shikohet me tjetër sy nga nxënësit,…

Read More

Duket si një “sapun fluturues”, por është droni më i fundit transportues i Vladimir Putin. Agjencia ruse e lajmeve ka publikuar së fundmi disa imazhe të këtij droni, që duken vërtet irrituese. Ky dron që nuk drejtohet nga njeriu, mund të fluturojë për një distancë rreth 600 kilometra dhe mund të mbajë maksimumi 250 kilogramë, ose 2 deri në 3 persona. Përsa i përket pamjes së jashtme, ai nuk duket shumë i bukur, por projektuesit janë përpjekur më së shumti që të ruajnë trendin e “punës me dorë”, e bashkuar. Droni mund të fluturojë deri në 3 mijë metra lartësi,…

Read More

SPAK-u ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt, Albina Mançka. Prona do të qëndroje në sekuestro preventive, ndërsa më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se nuk është pronë e saj. Ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.

Read More

Në një bashkëbisedim në Insitutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, Kryeministri i vendit Edi Rama u pyet dhe për Kosovën dhe se a mund të bëjë Shqipëria diçka më shumë për ta ndihmuar. Rama tha se Kosova është një vend simotër dhe se jemi një komb që jeton në dy shtete. Kreu i qeverisë korrektoi edhe gazetarin britanik për emërtimin e shtetit të Kosovës, duke theksuar se “Kosovo” e cilësojnë serbët. Pyetje: Kam qenë në Shqipëri dhe Kosovo një sërë herësh, unë mbështes shumë atë që ju thatë për Kosovën, por do doja t’ju pyesja a mendoni…

Read More

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy prej banorëve më të komentuar të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2”. Së fundmi, ata kanë debatuar në oborr në prani të banorëve të tjerë, pasi këngëtari shkodran i ka kërkuar llogari Oltës për një deklaratë të saj të thënë më herët. Olta disa herë ka folur me fjalë dhe shenja, që Luizi është konsumator i lëndëve narkotike. Javë më parë teksa në dhomën e gjumit ishte lëshuar muzikës ritmike për banorët, Olta bëri me gjest te hunda duke nënkuptuar se Luizi është i varur nga lëndët narkotike. E teksa i ka…

Read More