Author: tirana

Në kuadër të vizitës në Londër, kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, James Cleverly, i cili shprehu bashëpunim për çështjen e emigrantëve. “Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë miq dhe aleatë. Sfidat me të cilat përballemi nuk mund të zgjidhen vetëm. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe për të mbrojtur sigurinë e Evropës”, shkroi Cleverly.

Read More

Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi këtë të premte kanë dorëzuar mandatin si deputet. Këlliçi do të garojë për bashkinë e Tiranës, kurse Boçi në Elbasan. “Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë, i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj”,-tha Boçi.

Read More

Sali Berisha thotë se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria, si dhe thekson se sipas tij ka dokumente të pakundërshtueshme se Rama i ka bërë presion të firmosë për inceneratorët. Berisha vijon sulmet ndaj Edi Ramës duke thënë se është përgjegjësi kryesor që dha fondet për sipërmarrjet e inceneratorëve. “Mediat njoftojnë se Tigri i korrupsionit ka udhëtuar për Londër për marrëveshjen (deal) me Edi Ramën. Nuk mund të konfirmoj ose mohoj këtë udhëtim por siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega aferës korruptive të djegësve, por personi më kryesor, njishi në distancë në këtë…

Read More

Këtë të premte, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi një pjesë të programit, ku në fokus ishin gratë dhe vajzat. Ai tha se duhet që të ndalohet dhuna ndaj tyre dhe propozoi disa mekanizma se si mund të ndodhë një gjë e tillë. Në fjalën e tij, Meta tregoi dhe disa pika të programit, ku theksoi se do të mbështeten me pagë minimale gratë që marrin urdhër mbrojtje dhe do të ndihmohen që të integrohen në tregun e punës. “Është e domosdoshme që në çdo qark të kemi një strehëz në nivel qarku. Po kështu shtimi i numri…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillojë këtë të diel një vizitë në Tiranë. Kurti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe disa zyrtarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Axhenda e bisedimeve ende nuk është zbardhur e plotë, por sipas të dhënave në fokus të bisedës mes dy liderëve shqiptarë pritet të jetë marrëveshja e arritur pa firma në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin europian që çon në normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës është përballur me kritika të shumta nga partitë opozitare në vend, pasi një pikë e…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me punonjës të Policisë Bashkiake, Zjarrfikëses, IMT-së, UKT-së, AMK dhe institucioni të tjera, për t’i dhënë disa porosi, por edhe për t’i falënderuar sepse falë punës së tyre, imazhi i qytetit ka ndryshuar plotësisht. Gjatë takimit në Teatrin Veror të Tiranës, Veliaj tha se falë modernizimit të Policisë Bashkiake, por edhe institucioneve të tjera të rëndësishme të bashkisë, Tirana sot ka ligjshmëri, disiplinë, rregull dhe respekt për uniformën, si kurrë më parë në gjithë këto vite tranzicioni. “Për një polic bashkiak, kur organizohet Dita e Verës, apo aktivitete të…

Read More

Artisti Robert Aliaj, i cili ka djalin e tij Kristin banor në “Big Brother Albania Vip 2”, thotë se në përballjen kokë më kokë, Olta-Kiara, të shtunën duhet që të dalë aktorja Olta Gixhari. Sipas tij, ajo si grua ka mohuar gjithçka për lojë, kur edhe vlerësoi Kiarën për profilin fisnik dhe të respektuar që ka treguar këto 3 muaj në Big. “Profili i Kiarës, është profili i një vajze shumë të respektuar, shumë e balancuar, e qetë. kurse profili i Oltës ka treguar që edhe pse prind, loja ka qenë shumë e rëndësishme për të, është përfshirë jashtëzakonisht shumë,…

Read More

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, këtë të premte ka pritur në një takim, sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid. Në fjalën e saj në konferencën për shtyp, ministrja Xhaçka është shprehur se OSBE-ja është partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë. Ajo shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në një sërë kauzash dhe reformash. Xhaçka u shpreh se Shqipëria bashkohet plotësisht me qëndrimin e vendosur të OSBE-së në lidhje me agresionin rus në Ukrainë duke pohuar se kjo ka qenë një nga temat kryesore të bisedës. “Ndamë pikëpamjen e përbashkët se sot më shumë…

Read More

Analisti Preç Zogaj thotë se zgjedhjet lokale të 14 majit do zgjidhin vetëm një enigmë, se cila nga grupimet e Partisë Demokratike do të dalë në vend të dytë e të tretë.Në një intervistë për Euronews Albania, Zogaj u shpreh se nuk ka optimizëm te e djatha te këto zgjedhje, pasi Partia Demokratike mbetet e përçarë.“Duket se zgjedhjet vendore të 14 majit, thellësisht ka vetëm një enigmë për të zgjidhur, atë që lidhet me kompozimin e palëve në spektrin e së djathës, në spektrin opozitar. Kjo është e trishtueshme për mendimin tim.Duke qenë këto zgjedhje bashkiake për pushtetin vendor, duke…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit pritet të vendoset sot nëse do të kalojë apo për gjykim dosja e inceneratorit të Fierit. GJKKO ka kërkuar sot saktësimin e akuzave. Për Alqi Bllakon kërkon ndryshe akuze pasi nuk e konsideron zyrtar të lartë. Kurse nga ana tjetër, ka rrëzuar akuzën për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre për Arben Dervishajn.

Read More

Kryeministri Edi Rama sqaroi qëndrimin e tij në lidhje me shqiptarët që largohen drejt Britanisë së Madhe, duke theksuar se lëvizja e lire nuk mund të privohet për askënd që kërkon një jetë më të mirë. “Pse t’u thuash njerëzve “e ardhmja është e ndritshme kështu që rri këtu me mua”. Jo, do të largohesh, largohu. Do të kthehesh, kthehu. Na duhet të bëjmë të mundur që çdo ditë të jetë më e mirë, por nuk mund të premtojmë mrekulli”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Londër. Nga ana tjetër, Rama shtoi…

Read More