Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid. Gjatë këtij takimi, Begaj vlerësoi rolin e Organizatës në këto momente kyçe që kontinenti evropian dhe rendi botëror po kalojnë, si dhe nënvizoi vullnetin e Shqipërisë si vend anëtar i organizatës, për të kontribuar në drejtim të ruajtjes së paqes dhe rendit botëror. Duke u ndalur tek procesi i zgjedhjeve të ardhshme lokale, presidenti vlerësoi ekspertizën e OSBE/ODIHR dhe theksoi se si President i Republikës do të bëjë gjithçka që i lejon Kushtetuta dhe ligji, që jo të kemi thjesht zgjedhje më të mira se paraardhëset,…
Author: tirana
Për herë të parë në Serbi janë grumbulluar prova për krimet e kryera nga njësitet paramilitare në Ish-Jugosllavi. Dosja e krimeve përfshin aktivitetin e një prej figurave më të angazhuara në krimin e organizuar në Serbi. Bëhet fjalë për Zeljko Raznatoviç Arkan, i njohur si autori i masakrave në Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë. Arkani njihet si drejtuesi i Gardës Vullnetare Serbe, por njëherazi ishte dhe një nga drejtuesit e krimit të organizuar në ato vite në Serbi. Me mbështetjen e Milosheviç ai arriti të organizojë reparte speciale të njohur me emrin “Tigrat” të cilët kryen krime në disa shtete.…
Ndërsa fliste për Kyiv Post, Mick Ryan, një gjeneral-major në pension i ushtrisë australiane, foli për aspekte të ndryshme të forcave të armatosura të Ukrainës dhe se si ato kanë përdorur një sërë aftësish, si mbrojtja nga raketat, mbrojtja me dron dhe trupat luftarake të vijës së parë, në luftën e tyre kundër Rusisë. “Mendimi im është se ukrainasit kanë ndoshta ushtria më e mirë në botë për momentin”, tha Ryan. “Dhe nuk është ndoshta, ata në fakt janë. Ushtria e Ukrainës është ushtria më e mirë në botë. Ata kanë përvojë në luftën moderne, ata e kanë demonstruar këtë…
Ndeshja e djeshme Itali-Angli në Napoli mund t’i ketë sjellë fitoren “Tre Luanëve”, por krenarie kombëtare e britanikëve ka marrë një goditje të vogël nga interpretimi i diskutueshëm i himnit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas shumë tifozëve të cilët kishin komentuar në rrjetet sociale, këngëtarja italiane Ellynora, e ftuar për të interpretuar himnin kombëtar live në stadiumin “Diego Armando Maradona” në ndeshjen klasike mes Italisë dhe Anglisë për kualifikueset e Euro 2024, ka “vrarë” himnin e quajtur “God Save the King”. Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, duke “sulmuar” këngëtaren italiane dhe duke e tallur atë. Mediat…
Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi u kap në makinë me lëndë narkotike. Shërbimet e Policisë bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza në qytetin e Peshkopisë, janë vënë në ndjekje të një atuomjeti. Drejtuesi i automjetit, D.C., 35 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe gjatë largimit përplasi një automjet të parkuar, por është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 35-vjeçarit (i dënuar më parë për disa vepra penale ) një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit…
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë në studion e “Sky News Breakfast”, gjatë vizitës së tij Londër. –Na thoni pak për bisedimet tuaja me Kryeministrin Rishi Sunak dje. Cili ishte mesazhi kryesor që donit të përcillnit? Kryeministri Edi Rama: Sigurisht marrëdhëniet shqiptaro britanike janë të një rëndësie mjaft të madhe strategjike dhe ato kanë prekur pikën më të ulët në histori qysh se kemi dalë nga komunizmi, për shkak të asaj retorike që e ka vënë të gjithë komunitetin shqiptar në Britani nën një trysni shumë të madhe. Po, nga ana tjetër, ndërkohë që e bëra shumë të qartë qëndrimin…
Një drejtues automjeti është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi me qëllim për të dalë nga trafiku i krijuar në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shoferi u gjobit me 30 mijë lekë të reja si dhe ju hoq patenta për një vit. Njoftimi i plotë i Policisë: Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit drejtuesi i automjetit. Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën…
Olta ose Kiara do të largohet përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” të shtunën. Aktorja i kërkoi Luizit që nëse del, ta shprehë me shumë sinqeritet mendimin që ka për të. Nga ana e tij, Luizi i tha se do ta bëjë, madje ai i premtoi se nuk do lejojë askënd të shtrihet te krevati i saj. Në qoftë se publiku vendos që ajo të largohet nga shtëpia, edhe nëse ka biletë kthimi, aktorja ka deklaruar se nuk do të kthehet më. Ajo shtoi se e ka menduar këtë gjë, pasi e ka marrë malli për bashkëshortin dhe djalin…
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt ku u zhvilluan diskutime për mënyrën e daljes në zgjedhjet e 14 majit. PD ka propozuar kandidimin e Roland Bejkos dhe Jonila Godoles në Bashkinë e Tiranës. Gjatë mbledhjes janë zhvilluar diskutime se si duhet të veprojnë në zgjedhjet e 14 majit për bashkimin e demokratëve. Deputetja Dhurata Çupi propozoi daljen me lista për këshillat bashkiakë, por jo me kandidatë për kryetarë të bashkive, gjë që sqaron edhe caktimin e dy emrave për Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë Jorida Tabaku tha se nuk kemi asnjë arsye dhe asnjë justifikim të…
Një operacion i jashtëzakonshëm që u krye në spitalin Molinette në Torino të Italisë, arriti t’i rikthente pjesërisht shikimin një pacienti 83-vjeçar, i cili vuante nga verbëria totale për shkak të dy patologjive të tjera nga të cilat vuante. Mjekët arritën të realizonin një autotransplant korneal gjë që bëri të mundur rindërtimin e një syri me shikim nga dy të verbër, një ndërhyrje kjo që konsiderohet si e para e këtij lloji në botë. I moshuari kishte humbur shikimin në syrin e majtë prej 30 vitesh për shkak të verbërisë së pakthyeshme të retinës dhe në 10 vitet e fundit…
Gazetari Elton Qyno ka zbardhur të tjera deklarata të forta të bëra nga Nuredin Dumani, ku ka nxjerrë emra të rinj që janë të përfshirë në ngjarje kriminale në vendin tonë. Vrasja e Arjan Spahisë, në Molenbek të Belgjikës në vitin 2020, duket se ka një spiun brenda rradhëve të grupit që drejtohej nga vetë Saphia dhe Erjon Alibej në Elbasan. Ky person ka treguar vendodhjen e “Arjanit të Vogël” tek grupi kundërshtar i vëllezërve Çopja, duke sjellë eleminimin e tij në 20 nëntor 2020, me 8 plumba. Prokuroria e posaçme SPAK, i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve belge,…
Aplikacioni i socialistëve “Aktivisti” është denoncuar këtë të premte nga deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi në SPAK. Ai akuzoi qeverinë se është duke përdorur këtë aplikacion për të penguar lirinë e zgjedhësve duke shtuar se sipas tij punonjësit e administratës janë nën presion të vazdhueshëm. Denoncimi vjen në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit. ‘Duhet të vihen para drejtësisë ata që po pengojnë të drejtat e zgjedhësve. Nuk mund të tërhiqet zvarrë një çështje e tillë. Një kontroll sistematik me një plan kriminal. Ne kërkojmë që nëpërmjet veprimit të SPAK të ndalet dh të vihet përpara përgjegjësisë të gjithë…