Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea tha në një intervistë për Euronews Albania se kontributi i shqiptarëve në Britaninë e Madhe është i padiskutueshëm. Sipas saj, perceptimi i anglezëve të zakonshëm për shqiptarët nuk është ai që paraqitet rëndom në media. “Kam bërë doktoraturë në Britani dhe kam jetuar gjatë aty, e njoh e deri diku mentalitetin britanik, kanë disa karakteristika të veçanta. Nëse takon njerëz të zakonshëm, se gjen këtë lloj gjuhe ndaj mendoj se është çështje perceptimi i një klase të caktuar”, tha Gjebrea.
Author: tirana
Hoxhë Ahmet Kalaja teksa po interpretonte pjesë të Kur’anit foli dhe për marrdhënien burrë-grua dhe se si duhet të trajtohen gratë sipas profetit. “Struktura e një mashkulli nuk është e njëjtë me strukturën e një femre. Ne jemi të vetëdijshëm sa peshon truri i një mashkulli dhe sa peshon truri i një femre. Si është femra në natyrën e saj dhe si është mashkulli në natyrën e vet. Pse kur ka luftë kush thirret? Apo kur ke për të ngritur çimento. Nuk është e njëjta strukturë dhe e njëjta gjë. Megjithatë Zoti thotë që janë të barabartë në gjysmën e…
Deputetja demokrate Flutura Açka, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ku u diskutua në lidhje me mënyrën se si kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 14 majit, është shprehur se duhet t’i jepet një shans kandidatëve të Rithemelimit. Açka ka deklaruar se shumë prej atyre kandidatëve ndjehen të zënë në kurth, ndërsa ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka qenë ai që ndau demokratët. “Unë do të trishtohesha t’i shihja të theren demokratët me të cilët kam punuar dhe që i ndau Berisha, por do të respektoj vendimet që do të merren, edhe sikur të kem bindje…
Për herë të parë, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shfaqur nën shoqërimin e Gardës, ashtu siç e parashikon ligji që kryetari i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës. I pyetur nëse ndihet i kërcënuar, Alibeaj tha asnjëherë. “Nuk kam dashur t’i mbaj. Është detyrim i gardës, që situata zgjedhore të mund të shoqërohesh. Unë e kam pak të vështirë të eci i shoqëruar, por edhe ligjet e shtetit duhet t’i respektojmë. Ndiheni i kërcënuar? Kurrë, asnjëherë”, tha Alibeaj.
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, ku është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se ka aq pjekuri sa të mos marrë vendime individuale. Ai njoftoi se nesër do të formalizohet vendimi në lidhje me mënyrën si do të garohet në “lokale”. “Çështja e zgjedhjeve ka rëndësi për të gjithë, për këtë arsye, edhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet, për t’i pasur të gjitha qëndrimet. Nesër do mblidhen forumet e bazës, do sjellin dhe ata atë që është nevoja. Deri sa të zyrtarizohen, mjaftohuni me njoftimet që keni marrë sot,…
Armelda Ago ka ardhur nga Saranda për të ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Është studente në vitin e parë për infermieri të përgjithshme. Ka qenë një dëshirë e saj që në fëmijëri për t’u bërë pjesë e bluzave të bardha. Megjithatë, ky pasion i saj duket se ka filluar të zbehet që në bankat e shkollës. “Është një gënjeshtër nëse do të thosha se nuk e kam menduar edhe për jashtë. Arsyeja e parë është paga, mjekët shqiptarë janë më pak të paguarit, më pas janë dhe kushtet e punës. Unë vij nga praktika këto 2-3 javë…
Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimin e dhënë në 31 tetor të vitit të kaluar ku Gjykata e Apelit të Tiranës e shpalli fajtor duke e dënuar me 21 vite burg. Avokati i tij Idajet Beqiri, në një intervistë për mediat u shpreh se ato kërkojnë që Izet Haxhia të marrë pafajësinë pasi është i pafajshëm. Sipas Beqirit, Sali Berisha është personi i cili ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin. “Prokuroria gjeti shkelje të rënda gjatë procesit. Ishin prova dhe për ne!…
Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ndau përmes një postimi në rrjetet sociale. “Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Je një bekim i vogël”, ka shkruar ai në Instagram dhe në të njëjtën kohë ka postuar një foto të gruas së tij dhe të të porsalindurës. Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan kanë dy fëmijë të tjerë, Maxima 7-vjeçare dhe August 5 vjeç. View this post on Instagram A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)
Një asteroid mjaft i madh sa mund të shkatërrojë një qytet do të kalojë midis orbitave të Tokës dhe Hënës këtë fundjavë – por për fatin tonë të mirë, duke i humbur të dyja. Objekti i quajtur 2023 DZ2 u zbulua një muaj më parë. Të shtunën, ai do të kalojë brenda 515,000 km nga hëna, përpara se të fluturojë pranë Tokës disa orë më vonë. Është e rrallë që një asteroid kaq i madh – që vlerësohet të jetë midis 40 dhe 90 metra në diametër – të afrohet kaq afër planetit. Sipas NASA-s, është një mundësi e rëndësishme…
Sot banorët e Big Brother po kalojnë një ditë shumë të bukur. Vëllai i Madh ua ka plotësuar dëshirën dhe ka organizuar një festë pranë pishinës. Të gjithë po kërcejnë e po këndojnë. Ndër më energjikët është padiskutim Luizi. Në një moment ai ka vendosur të këndojë vetë këngën “U bo vonë” të Capital T dhe atmosfera është nxehur. Të gjitha vajzat e Big Brother kanë nisur të kërcejnë nën ritmin e Luizit.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar një lëndë narkotike që po përdoret masivisht në vendin tonë. Karamuço tha në një intervistë me Juli Xhokaxhin se në Shqipëri kanë futur një derivat të hashashit, të quajtur Skunk. Ai tha se kjo lëndë narkotike shkakton stres, ankth dhe haluçinacione dhe përdoruesit kur paraqiten te mjekët nuk e kuptojnë ku qëndron problemi. “Është situata më alarmante në këto 30 vjet me përdorimin e lëndëve narkotike. Tani kanë futur Skunkun, derivat i hashashit, është lloj hashashi sintetik, dhe mjekët tanë kur shkojnë të rinjtë u japin ilaçe për stresin dhe ankthin. Drogat kanë…
Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një 39 vjeçar, banues në Ballsh, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Blutë njoftojnë se 39-vjeçari u gjet në një lokal. “Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.”