Ditën e shtunë të 25 marsit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Nuk priten reshje në shumicën e qarqeve si dhe lokale të dobëta në veri të vendit. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 18 °C në vendet e ulëta: 7 / 20 °C në vendet malore: 3 / 17 °C
Author: tirana
KQZ ka kërkuar nga KAS që të vendosë masa administrative ndaj tre kryebashkiakëve të vendit. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, të Përrenjasit Nuri Belba dhe të Librazhdit, Kastriot Gurra. Në njoftim thuhet se komisioneri konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor. Gjithashtu shkelje janë konstatuar edhe për përgjegjësin për veprimtaritë publike në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si edhe në 6 bashki të tjera. Njoftimi: Komisioneri konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 dhe vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për: 1) Z. Armando Subashi,…
Politikania e opozitës në Moskë, Elvira Vikhareva u helmua nga kripërat e metaleve të rënda. Lajmi u raportua këtë të premte nga gazeta ruse Sova, duke cituar testet laboratorike që Vikhareva iu nënshtrua pasi filloi të përjetonte simptoma. Mësohet se helmimi i saj përmes kriprave të metaleve të rënda ka nisur disa muaj më parë, sakaq politikania u drejtua për disa teste laboratorike pasi filloi të shfaqte simptoma. Sipas faqes online Meduza, në gjakun e Vikharevës u gjet dikromat kaliumi, një substancë shumë toksike dhe kancerogjene. Gëlltitja e tij nga goja ndodh aksidentalisht, ose me vetëdije me qëllim vetëvrasjeje. Opozita…
Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Raportohet se është qëlluar drejt një automjeti në ecje. Shoferi i makinës ka manovruar plumbat dhe si pasojë është përplasur me mjete të tjera. Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet të hidhet më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanet e këtyre të shtënave me armë.
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Sipas përgjigjeve të kryeqytetasve, vetëm 29.2% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Berishën. Ndërsa mendimi negativ për PD e Berishës është në mars 67.5%.
Kryeministri Edi Rama çeli disa ditë më parë në Athinë ekspozitën me krijimet e tij artistike. Punimet e kryeministrit u ekspozuan në Zapion Megaron të Greqisë. Të pranishëm në event ishin personalitete të shquara të politikës greke si Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias etj. Një reportazh për ekspozitën e kryeministrit, të sapo çelur në Athinë ia ka kushtuar edhe media franceze TV5 Monde. Reportazhi i plotë: -Arti në shërbim të vëllazërimit. Larg nga grindjet, me një ekspozitë simbolike dhe të pazakontë, Kryeministri shqiptar Edi Rama ekspozon veprat e tij në Athinë, në krah të Shefit të…
Nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Themeli konfirmoi se në Korçë, kryetari aktual i bashkisë, Sotiraq Filo kandidon për një mandat të tretë në krye të bashkisë më të madhe të juglindjes. Themeli u shpreh se socialistët e Korçës kanë zgjedhur Filon për 4-vjeçarin e ardhshëm, stafi i të cilit siç tha prej 3 muajsh ka nisur takimet me qytetarët për t’u njohur me shqetësimet e tyre. “Në Korçë fushatat elektorale ose rikandidimet nuk janë parë si gara politike, por si një shkallë në rritje për të vazhduar projektet e nisura dhe të nisur projekte të reja. Një program shumë ambicioz…
Nëse keni thonj që këputen gjëja e parë që na shkon në mend është të përdorim një forcues me bazë kalciumi dhe keratine dhe e dyta është të masazhojmë thonjtë me vaj ulliri dhe limon. Kjo është një përbërje shumë e mirë antioksiduese që forcon ndjeshëm thonjtë. Nëse shihni që thonjtë tuaj nuk janë aq mirë sa duhet edhe më këto trajtime atëherë arsyeja përse thonjtë ju thyhen mund të jetë për shkak të mungesave që ka trupi. Përse thyhen thonjtë? Nga mungesa e kalciumit dhe vitaminës A. Nëse thonjtë thyhen edhe nëse i bëni me forcues, atëherë bëni mirë…
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka bërë thirrje qeverisë, partive politike dhe institucioneve shtetërore që në zgjedhjet lokale të 14 majit, të respektojnë rekomandimet e raportit të ODIHR për zgjedhjet e 2021. Në këtë reagim, ambasada evidenton disa nga problematikat që raporti nxori në pah në zgjedhjet e 2021, mes të cilave blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale. Po ashtu thuhet se edhe ambasadorja Yuri Kim iu ka kërkuar së fundmi krerëve të partive politike që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente Reagimi…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës, po ashtu përbënë pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll. Nëse niveli i yndyrave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë. Nivelin e yndyrave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente. Kufizimi i sheqerit Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç deklaroi se nëse presidenti rus Vladimir Putin, ndaj të cilit është vendosur një urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, do të vizitonte Kroacinë, ai do të arrestohej në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj. Kroacia i është bashkuar Statutit të ICC dhe ka miratuar një ligj mbi bashkëpunimin me gjykatën, shkruajnë mediat e huaja. “Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ka urdhër arrest për një person dhe me sa di unë këtu nuk vlen imuniteti. Prandaj procedura do të ishte pikërisht ashtu siç e parashikon ligji dhe, natyrisht, do të reagonin edhe policia kroate…
Pjesëtarët e kësaj shenje janë të bindur se janë të pazëvendësueshëm, janë të pandjeshëm dhe inatçi, kritikë dhe urrejtës të çdo gjëje. Bricjapët njihen si shenja më e ftohtë e Zodiakut. Ata besojnë se vendimet duhet të udhëhiqen nga arsyeja, jo nga emocionet. Si strategë të zhytur në mendime, planifikojnë me kujdes çdo hap dhe mendojnë se jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse njerëzit nuk do të lejonin që emocionet dhe vendimet e paarsyeshme t’i pengonin. Ata besojnë se për ngjitje dhe përparim të sigurt, gjëja më e rëndësishme është parandalimi i humbjeve, e jo përpjekja për…