I shoqëruar nga disa ministra të tij, Albin Kurti do të zbarkojë në Tiranë. Një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama është planifikuar jashtë ndërtesës së kryeministrisë. Marrëveshja e Ohrit Kosovë- Serbi, e cila mori formë, por pa nënshkrime, pas 10 orësh bisedime, do të jetë në qendër të takimit Rama – Kurti. Ndërmjetësues të takimit në Ohër, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak vazhdojnë të dërgojnë mesazhe diplomatike rreth marrëveshjes, e cila sipas tyre, u hap rrugën dy vendeve, Kosovë e Serbi drejt BE-së.
Author: tirana
Olta Gixhari dhe Kiara Tito kanë kaluar disa momente të këndshme në shoqërinë e njëra-tjetrës mbrëmjen e të premtes, ku janë vendosur përballë një kutie me gogla brenda të cilave ka pasur pyetje interesante dhe ngacmuese për vajzat. Njëra nga pyetjet ishte nëse kanë blerë ndonjëherë lodra seksi dhe Kiara tregoi duke qeshur një episod që i ka ndodhur. “Mua më kanë blerë një gjë, ma kanë bërë dhuratë shoqet për ditëlindje. Kaq dhe pastaj mami duke bërë punët e shtëpisë e kisha fshehur diku dhe e gjen mami, një turp Olta që ç’të të them e nuk kisha si…
Policia e Lushnjës thekson se ka arritur të parandalojë një vjedhje me armë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas që qarkullonin me një automjet kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë, në rrethin e Lushnjës, kanë organizuar punën për parandalimin e vjedhjes, kapjen dhe arrestimin e autorëve. Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë…
Një 27-vjeçar tentoi që të arratiset nga komisariati i policisë në Kolonjë. Ai u arrestua pas një sherri në familje dhe u dërgua në komisariat. Por në një moment Elis Shkoza tentoi që të arratiset. Tentativa dështoi, pasi policët reaguan në kohë. Shkoza ka qenë më parë i dënuar për dhunë në familje, vjedhje dhe kanosje të një efektivi policie.
Një 44-vjeçar i quajtur Leonard Abdia i cili shiste kokainë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave 147 900 lekë të rinj. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet…
Kryeministri Edi Rama është larguar nga Asambleja e PS-së, e cila nisi në orën 10:00 në teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë. Pas shkëputjes, ai është ulur në një kafene, aty ku po qëndron nën shoqërinë e deputetit Vullnet Sinaj dhe Sinan Idrizin. Gjatë asamblesë së sotme, u diskutua emri i kandidatit për kryetar Bashkie dhe Lista e këshilltarëve. Në mbledhje do të votohet emri për kandidatin e Bashkisë. Aktualisht diskutohet disa emra si: Ermal Dredha, Bruna Mersini, Fate Velaj.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është pritur nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman në Home Office. “Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, fenomene transnacionale që kurrsesi nuk mund të identifikohen me etni të caktuara. Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stereotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale”, tha Çuçi. Më tej gjatë takimit ai theksoi se e vërteta është se shqiptarët janë një komunitet vital dhe i integruar në Britaninë e…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-së, takim në të cilin vijoi me akuzat për kryeministrin Edi Rama. Berisha u ndal edhe në ekspozitën që kryeministri hapi në Athinë me pikturat e tij. Berisha tha se Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina, referuar pikturave të kreut të qeverisë. “Edi Rama, që shëtit nëpër botë duke e ekspozuar zhgarravina, të cilat dy kritikë i cilësuan zhgarravina të një aduti të droguar, arriti të korruptojë kryezbuluesin e SHBA, të FBI, ta kontraktojë atë si vrasës me pagesë ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare. Ky skandal ka marrë…
Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përball derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turiqsë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj. Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit…
DashiPozicioni i sotëm i planetëve mund t’ju bëjë të ndiheni dukshëm të shqetësuar. Nëse keni pasur ndonjë problem me një marrëdhënie të caktuar, atëherë sigurisht që mund të filloni t’i zgjidhni gjërat. Eshtë thelbësore që të flisni hapur. DemiDikush po përpiqet t’ju bindë të hipni në trenin e tij ose të saj. Përdorni kujdes këtu. Ajo që është e mirë për atë person nuk është domosdoshmërisht e mirë për ju. Ky person ka entuziazëm të madh për situatën e tij ose të saj, por jo për ju. BinjaketJeni të gatshëm të angazhoheni në një masë të caktuar, por megjithatë hezitoni…
Armaldo Kllogjeri gjatë emisionit “Më lër të flas” ka treguar për herë të parë për periudhën e vështirë që ka kaluar kur ishte i ri. Për shkak të varfërisë ai u detyrua që të emigronte jashtë Shqipërisë duke bërë çfarëdo lloj pune të rëndomtë, por u detyrua të kthehej sërish në Shqipëri për shkakun se nuk mundi të bënte dot letrat. Armaldo Kllogjeri: Në kohën kur kam qenë unë në emigrim nuk kanë qenë këto kushte që janë sot në Shqipëri sepse atëherë jetesa ka qenë shumë e varfër. Donald Veshaj: Ti ke ikur shumë i ri? Armaldo Kllogjeri: Po…
Ndërsa pritet të bëhet zyrtarizimi i kandidatëve të PS për zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me Asamblenë. Rama gjatë vizitës në Vlorë është shoqëruar nga deputeti i zonës Blendi Klosi si dhe deputeti Vullnet Sinanaj. Do të jetë i pranishëm në ambientet e teatrit “Petro Marku” ku do të zhvillohet një aktivitet për 100- vjetorin e klubit të Flamurtarit. Sikurse duket edhe në pamje, Rama është takuar edhe me qytetarët e Vlorës, duke zhvilluar biseda të shkurtra me disa prej tyre.