Kiara dhe Olta janë “kokë më kokë” në nominim, teksa një prej tyre pritet që të dalë mbrëmjen e sotme nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Teksa moderatorja ishte duke bërë gati valixhet, Luizi është prekur duke derdhur dhe lot. Kiara e ka pyetur pse qan por ai nuk i ka kthyer përgjigje, teksa shihte i përhumbur valixhet e saj. Më herët Luizi deklaroi se nëse moderatorja do të linte shtëpinë, bashkë me të do të dilte dhe ai megjithatë, Kiara arriti ta bindte që të qëndronte. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP…
Author: tirana
Doktori i njohur Flamur Topi ka shprehur mendimin e tij për puthjen e fëmijëve në buzë. Mjeku shpjegon se nga ana mjekësore, kjo nuk sjell asgjë të mirë për fëmijën pasi të rriturit transmetojnë sëmundje të rënda tek ta. Flamur Topi: “I paharruar, i madhi profesori Hamdi Sulçebe ka qenë një mjek edhe i familjes time, ai vazhdimisht këshillonte në radion e tij, në programin e vet të njohur, kurrë dhe kurrë mos i puthni fëmijët, në aspektin mjekësor, gjithnjë. Ai thoshte që nëpërmjet të të puthurës të rriturit mund t’i transmetojnë të vegjëlve sëmundje shumë të rënda. Të gjitha…
Normat e hipotekave kanë krijuar pasiguri për blerësit e mundshëm këtë vit dhe është vetëm mars. Në përgjithësi, blerësit e shtëpive mund të parashikojnë që normat e hipotekave të zvogëlohen gjatë pjesës tjetër të këtij viti ndërsa kriza bankare zvarritet, gjë që mund të qetësojë inflacionin. Por me siguri do të ketë disa gunga gjatë rrugës. Ja pse tarifat janë rritur dhe ku mund të përfundojnë. Pas rritjes së vazhdueshme vitin e kaluar si rezultat i fushatës historike të Rezervës Federale për të frenuar inflacionin, norma mesatare për një hipotekë 30-vjeçare me normë fikse arriti në 7.08% në nëntor, sipas…
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hapur aplikimet për Operatorët Turistikë Detarë të cilët duhet të regjistrohen zyrtarisht për sezonin e ri turistik. Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, shkruan se operatorët duhet të regjistrohen me patjetër. Bëhet fjalë për ata operatorët që ofrojnë aktivitete lundrimi turistike, që nga motorët e ujit, motoskafët e anijes turistike. Këto mjete, nëse nuk janë të regjistruara, do të konfiskohen nga policia. “Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht…
Granit Xhaka me futbollistët zviceranë u panë duke dalë nga aeroporti i Beogradit për të vijuar me autobus rrugën drejt Novi Sadit, aty ku u vendosën mbrëmë. Futbollisti kosovar dhe shokët kanë qenë nën kujdesje të sigurimit zviceran gjatë tërë kohës, ndërsa janë shoqëruar nga policia serbe drejt qytetit ku do të luajnë. Media zviceriane “Blick” ka raportuar se nuk ka pasur asnjë incident dhe asnjë problem në mbërritjen e “Nati”-t në Serbi.
Polonia u mposht nga Çekia mbrëmjen e djeshme duke surprizuar jo pak tifozët. Skuadra polake konsiderohej si favorite kryesorë për t’u renditur e para në grupin E ku bën pjesë edhe kombëtarja shqipare. Pikërisht djemtë e Sylvinhos do të sfidojë në transfertë Poloninë e Fernandos Santos, e cila vjen pas kësaj disfate. Legjenda polake, Grzegorz Lato që është edhe njëherësh golashënuesi më i mirë në Botërorin 1974 nuk kurseu Lewandowksin&Co. 72-vjeçari u vuri në dukej se ndaj kuqezinjve nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi kjo kombëtare ka cilësi. “Ndeshja e të hënës kundër Shqipërisë? Nuk do të jetë…
Greqia feston sot 202-vjetorin e Pavarësisë, festë që e ka kremtuar me një paradë madhështore ushtarake në Athinë. Forcat e këmbësorisë, mjete ushtarake, automjete të blinduara luftarake dhe tanke parakaluan për herë të parë në sheshin “Syntagma” përpara Parlamentit. Ndërsa qielli i Athinës “u pushtua” nga avionët dhe helikopterër luftarakë. Ceremonia nisi në orën 06:21 sipas orës lokale me 21 të shtëna përshëndetëse nga artileria, ndërsa në orën 08:00 u ngrit zyrtarisht flamuri kombëtar grek nga shkëmbi i shenjtë i Akropolit.
Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS për bashkinë e Vlorës. Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS në Vlorë zhvilluar pak caste më parë. Përballë Dredhës në garë ishte edhe ish deputeti i PS, Fate Veliaj. Sakaq, PS pritet të zyrtarizojë sot të 61 kandidatët që do të garojnë më 14 maj për Bashkitë e vendit. Zyrtarizimi I kandidatëve do të kryhet në mbledhjen e Asamblesë së PS. Kujtojmë se 27 marsi është afati I fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ.
“Megjithëse një vepër arti që pasqyron marrëdhënien Shqipëri-Greqi do të ishte një objektiv mjaft i vështirë për tu realizuar nga një artist, këto marrëdhënie në ditët e sotme, po bëhen gjithnjë e më të mira pas një periudhe trazirash dhe unë besoj fort në potencialin e mahnitshëm të këtyre lidhjeve për të mirën e të dy kombeve”- ka theksuar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën Ta Nea, në kuadrin e vizitës së tij në Athinë me rastin e hapjes së ekspozitës së tij personale “Improvizimet”. “Arti nuk ndikon në politikë, është një jetë në një realitet tjetër, ndërsa…
Nga Flutura Açka I nderuar z. Berisha, Nga dita kur vendosa të kapërcej pragun e politikës, nuk na e ka dhënë rasti as të ndeshemi për t’u përshëndetur, as të pimë një kafe. Mbase duhet ta kisha bërë unë, por ngjarjet ndodhën aq shpejt sa shumë prej tyre luajtën bukur mirë me durimin dhe padurimin tonë. Madje asisoj, sa nga sjellja e disa prej njerëzve të rrethit tuaj, e kam pasur shumë të vështirë të përtyp disa tokla të rënda. Fundja idhnake jam edhe unë, shqiptare jam edhe unë. Me këtë nuk po ankohem, por po shpjegohem. Kur ju jeni…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në kryqytet. Policia bën me dije se një automjet ka përplasur një 63-vjeçar dhe nipin e tij të mitur 5-vjeç. Nga informacionet paraprake raportohet se personat e lënduar janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. “E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen…
Bledi Sinanllari është personi, i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një 15-vjeçar në Pogradec. Mësohet se i mituri rezulton të jetë djali i bashkëjetueses se tij, ndërsa ngacmimi ka ndodhur ne gusht të vitit të kaluar por denoncimi ne polici është bërë disa ditë me parë. Pas denoncimit të të miturit, policia e Pogradecit e ka shpallur në kërkim autorin, i cili u arrestua dje. I mituri dhe autori i përkasin komunitetit egjiptian. Mësohet se Sinanllari është dënuar më herët për dhunë në familje.