Author: tirana

Teksa flisnin për tatuazhet, Luizi i tregoi Kiarës se në trup ka emrin e ish-partneres, të cilin e ka mbuluar pas ndarjes me të. Mirëpo duket se reagimi i Kiarës ka qenë tepër normal dhe e pashqetësuar duke i thënë: “Ti e paske bërë rrugë me këto”. Kujtojmë se disa javë më parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” këngëtari ka bërë tatuazh firmën e Kiarës. Pjesë nga biseda: Luizi: Ky është një tribal. Kiara: Pse e ke bërë këtë? Luizi: Kam patur një emër të shkruar dhe i kam rënë përsipër. Kiara: E paske bërë rrugë me këto emrat. Luizi: Epo kësaj nuk kam…

Read More

Monika Lubonja, e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ka treguar se si e përjetoi eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”. “Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë. Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan. Nuk ja shpjegon dot njerëzve se çfarë ke përjetuar. Falënderoj publikun. Jam me pasoja edhe sot”, u shpreh aktorja.

Read More

Policia e Kurbinit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 autorët që dyshohet se kanosën me armë zjarri një shtetas pas një konflikti të çastit sot në Mamurras. “Rreth orës 19:00, në lagjen ‘Demokracia’, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër”, njoftojnë uniformat blu.…

Read More

Rënia e “Silicon Valley Bank” në SHBA dhe kriza pasuese në ”Credit Suisse” shkaktuan frikën e infektimit, por ndërsa qeveritë evropiane dhe institucionet financiare po monitorojnë nga afër situatën, nuk duket gjithçka e zymtë. Në fillimjavë, liderët politikë dhe financiarë evropianë lëvizën për të forcuar besimin e konsumatorëve pas krizës në ”Credit Suisse”, banka e dytë më e madhe në Zvicër. Marrja emergjente e ”Credit Suisse” nga konkurrenti i saj UBS dhe vështirësitë e disa institucioneve më të vogla amerikane kanë nxitur shqetësime për bankat në eurozonë gjatë kësaj jave. Këshilltarët evropianë konfirmuan se në rast të dështimit të bankës…

Read More

Gazment Bardhi shprehet se situata brenda PD-së është e vështirë dhe se dy pjesët e ndara të saj e kanë të vështirë që në zgjedhjet lokale të sjellin ndryshimin që presin shqiptarët. Pjesë nga biseda: Nisida Tufa: Sot u mbajt mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, çfarë mund të na thoni për diskutimet e kryera? Gazment Bardhi: U konsultuam për vendimmarrjen që duhet të marrë kryesia. PD ndodhet përballë një vendimmarrje të vështirë edhe sepse debati që ka përshkruar zhvillimin brenda PD në vitin e fundit, ka krijuar një klimë të papërshtatshme për zgjedhjet lokale. Çdo vendim i PD, që historia…

Read More

Ervin Bushati, duke komentuar situatën politike në vend, u shpreh se Sali Berisha me këtë garë kërkon vetëm të heqë njollën e “non grata”, dhe se sipas tij nuk mund të vijë në pushtet. Ish-deputeti i Partisë Socialiste e quajti Berishën një kandidat “steril”, ndërsa shtoi se ende nuk ka një PD apo një politikan që të sfidojë Edi Ramën. “Konflikt interesi që ka zoti Berisha me PD. PD e sinqertë duan që të vijnë në pushtet, Berisha e di që nuk vjen në pushtet, e di shumë mirë do vetëm të heqi njollën dhe ka konflikt interesi. Tjetër gjë…

Read More

Sali Berisha ishte sot në Kurbin, ku prezantoi kandidatin e tij Behar Haxhia për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Në fjalën e tij, ish-kryeministri akuzoi kandidatët socialistë se janë për burg pasi sipas tij kanë “vjedhur ditë e natë”. “Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë me kandidatët e tjerë të cilët kanë dy tipare së pari ku ti prekësh janë për arrestime dhe për burgje se kanë vjedh ditë e natë këtë e faktojnë vetë zhvillimet, së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje me bazën socialiste apo PS, Edi Rama…

Read More

Në fillim shprehte mbështetjen e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, emrin e të cilit e përmendte vazhdimisht brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Mirëpo, sot, Luizi, gjatë një bisede me banorët, ka treguar dëshirën që i ka shprehur vëllait të madh, duke sjellë brenda shtëpisë një tjetër emër, atë të kundërshtarit të liderit të së djathtës. “Një video call me Edi Ramën”, kjo është kërkesa që këngëtari i ka bërë produksionit. “A e dini që kemi shprehur të gjithë një dëshirë në fillim, se çfarë do t’i kërkonim vëllait të madh. Unë i kam kërku vëllait të madh një video…

Read More

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që t’i përgjigjen këtyre ritmeve. Aktualisht, në 11 qendra të vendit funksionojnë 37 shkolla profesionale publike me 23 drejtime mësimore, ku marrin pjesë rreth 18 mijë e 300 nxënës. Drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli, thotë se nga viti në vit shkolla ka ardhur duke ju përshtatur nevojave të tregut të punës. “Drejtimet që janë zgjedh, janë sjellë në vartësi të kërkesave që ka pasur tregu. Drejtimet…

Read More

Policia turke ka arrestuar të premten dy mjekë nën akuzën për vrasjen e një gruaje 46-vjeçare nga Turkmenistani. E ndjera, e identifikuar si Aylar Korhanova, kishte shkuar në klinikën turke për t’iu nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e stomakut, me qëllim rënien në peshë. Korhanova iu nënshtrua operacionit më 25 shkurt dhe doli nga spitali pas kryerjes së ndërhyrjes. Më 4 mars, ajo nuk u ndje mirë dhe u shtrua sërish në spital. Gjendja e saj u përkeqësua duke u transferuar në repartin e terapisë intensive, ku më pas ndërroi jetë. Familjarët e të ndjerës kanë denoncuar mjekët që kanë…

Read More

Këngëtarja Eneda Tarifa dhe ish-basketbollisti Gent Lasku kanë vendosur të mos e mbajnë më larg syrit të publikut lidhjen e tyre. Një natë më parë ata kanë qenë të pranishëm në një aktivitet të organizuar nga FSHF. Kjo është historia që Tarifa ka nisur pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, katër vite më parë. Dyshja u divorcuan, por vijojnë të kujdesen së bashku për vajzën e tyre.

Read More

Një shpërthim në një fabrikë çokollate në Pensilvani ka vrarë të paktën Pesë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë çokollate në Pensilvani, ndërsa raportohet për gjashtë të zhdukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar. Shtatë persona janë trajtuar në spitalet e zonës. Shpërthimi ndodhi në fabrikën e “Palmer Company” në West Reading, një qytet që ndodhet 100 kilometra në veriperëndim të Filadelfias. Nga hetimet do të përcaktohen shkaqet e aksidentit, i cili sipas të dhënave fillestare vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Read More