Policia turke ka arrestuar të premten dy mjekë nën akuzën për vrasjen e një gruaje 46-vjeçare nga Turkmenistani.
E ndjera, e identifikuar si Aylar Korhanova, kishte shkuar në klinikën turke për t’iu nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e stomakut, me qëllim rënien në peshë.
Korhanova iu nënshtrua operacionit më 25 shkurt dhe doli nga spitali pas kryerjes së ndërhyrjes.
Më 4 mars, ajo nuk u ndje mirë dhe u shtrua sërish në spital. Gjendja e saj u përkeqësua duke u transferuar në repartin e terapisë intensive, ku më pas ndërroi jetë.
Familjarët e të ndjerës kanë denoncuar mjekët që kanë kryer operacionin dhe drejtuesit e spitalit.
Dy mjekë u arrestuan me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.