Author: tirana

Nata e mbrëmshme duket se nuk ka qenë aspak e qetë për Luizin dhe Kiarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi të dy kanë pasur debate të forta. Gjithçka ka nisur pasi Luizi i është drejtuar me tone të forta moderatores, e cila dhe është prekur dhe ka nisur të qajë. Ajo i tha se i ka bërtitur disa herë dhe kjo e ka bërë të ndihet e pavlerë. “O Kiara, o Kiara, o Kiara, a po flas unë moj” “Me kë po flet ti, kujt i flet kështu” “Po s’ma var moj” “Kujt i fishkëllen ti ashtu” “Po…

Read More

Duke folur në takimin e kësaj të shtune me disa të rinj të FRPD bashkë me Sali Berishën, kandidati i koalicionit të djathë për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi paralajmëroi spastrimet në administratë vendore të Bashkisë së Tiranës.“Unë kam thënë para pak ditësh që jo të gjithë i ka bërë të kënaqur, faktin që minimalisht 30 përqind e punonjësve në Bashkinë e Tiranës do të vijnë nga radhët e të rinjve”, deklaroi Këlliçi.Kjo nuk është hera e parë që Belind Këlliçi kërcënon me largime nga puna. Edhe më herët Këlliçi ka deklaruar se sapo të vijë në bashki do të…

Read More

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi kanë përshtatur lokalin e tyre duke e kthyer në baste sportive. Janë arrestuar administratët e lokalit, Arlind Çali, Xhuljo Mija, Erisild Demçellari. administratorë të një lokali, të tre banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve policore janë sekuestruar 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 3 njësi kompjuterike dhe shuma parash të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Poker 2”. Kishin përshtatur lokalin, për organizimin e veprimtarive tëpaligjshme të lojërave të fatit, vihen në pranga 3 shtetas. Procedohen penalisht…

Read More

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Margaritis Schinas ripërsëriti mbështetjen e fortë të BE për Ballkanin Perëndimor në Konferencën “Roli i lajmeve në realitetin e ri ballkanik” të zhvilluar në Selanik, Greqi.Schinas, i cili ka edhe portofolin e Komisionerit Europian për Promovimin e Mënyrës Evropiane të Jetesës, pohoi se këtë mbështetje e dëshmoi fort dhe organizimi në Tiranë i Samitit të Bashkimit Europian për herë të parë jashtë Brukselit.Duke i’u referuar luftës së Komisionit Europian kundër dezinformimit Zëvendëspresidenti i KE tha se “ne po bëjmë sa mundemi për të afruar Ballkanin Perëndimor, por manipulimi dhe keqinformimi i debatit publik nga influeca malinje…

Read More

Rusia ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar që të mos sigurojë predha të uraniumit të varfëruar si municion për tanket që po dërgon në Ukrainë, duke thënë se ato përmbajnë një “komponent bërthamor”. Uraniumi i varfëruar i bën armët më të fuqishme, dhe mund të jenë një kërcënim për njerëzit në zonat ku ato përdoren. Çfarë është uraniumi i varfëruar? Uraniumi i varfëruar është uraniumi natyror, i cili është zhveshur nga shumë, por jo të gjitha, lëndët e tij radioaktive. Është një produkt i mbeturinave nga procesi përmes të cilit uraniumi pasurohet për përdorim në termocentrale bërthamore dhe armë bërthamore. Pse…

Read More

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Malësisë së Madhe ka vënë në pranga tre persona dhe ka sekuestruar 17 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grizhë” në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G. Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë…

Read More

A keni pasur ndonjëherë frikë se dikush po e përdor celularin tuaj kundër jush? Tanimë, falë këtyre kodeve, ju mund ta mbani veten të sigurt nga shumë probleme. Nëse vendosni kodin * # 21 # do t’ju tregojë nëse dikush ka aktivizuar përcjelljen e thirrjeve dhe SMS. Një metodë shumë e dobishme për të kuptuar nëse monitoroheni vazhdimisht nga dikush në veçanti. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të ruani privatësinë tuaj dhe të dhënat më të ndjeshme të jetës suaj private. Për më tepër, deri tani të gjithë ne futim në këto pajisje, një sërë të dhënash…

Read More

Nga ROLAND QAFOKUSi sot 126 vjet më pare, në botën shqiptare ndodhi një ngjarje nga më të rëndësishmet në nivelin kulturor dhe intelektual, por veçanërisht atë kombëtar. Më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli numëri i parë i gazetës “Albania” për të cilën nuk është e tepërt të themi se është gazeta më e mirë, më me vlerë, më me kulturë, më me ndikim dhe më patriotike në të gjithë historinë e medias shqiptare. Botuesi i saj ishte Faik Konica dhe në 122 numrat që botoi ai, më vonë edhe në Londër, i ka bërë një shërbim të…

Read More

Përzgjedhja e kandidatëve për bashkitë në Qarkun e Vlorës po kthehet në dhimbje koke për Edi Ramën. Tre nga pesë bashkitë nuk po arrijnë dot të gjejnë konsensus për emrin e kandidatit. Në Sarandë kanë nisur diskutimet mes kryetarit aktual dhe kandidatit që po propozon Blendi Klosi. Selenicë ka një diskutim mes Klosit dhe deputetit Vullnet Sinaj pasi të dy kanë nga një emër. Kurse në Vlorë, Blendi Klosi po tenton të vendosë si kandidat ambasadorin e Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha. Dredha, prej vitesh i angazhuar në diplomaci dhe i shkëputur nga qyteti i Vlorës nuk…

Read More

Nga Ilir Mati 25 mars 1999 – 2023 In memoriam Si sot 24 vjet më parë, në orën 06.35, pas një udhëtimi të vështirë natën, nëpër Rrugën e Qafë Malit, të cilën e gjetëm me shumë borë, mbëritëm në Kukës. Grupi ynë përbëhej nga gazetari Sandro Provissionato, operatori Alessandro Tomassini dhe unë, kontraktor lokal i grupit të kanalit televiziv italian Canale 5 – telegiornale. Në orën 19.45 të datës 24 mars morëm lajmin se NATO bombardoi Beogradin. Të rrinim e diskutonim lajmin në hollin e Hotel Tirana, dëgjuam në lajme se ushtria serbe kishin filluar të përzinte me forcën kosovarët…

Read More

Agim Doçi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku, ku i dha përgjigje shumë pyetjeve që kanë të bëjnë me një nga temat më të diskutuara. Vitin 2017, Luiz Ejlli dhe Rezarta Smaja morën pjesë në Festival me këngën ‘Ra një yll’ me tekst nga Agim Doçi. Ajo që u vu re është se moderatori Adi Krasta nuk e përmendi emrin e Luizit në prezantimin e këngës, por vetëm të Rezartës. Pasi u bë pjesë në Big Brother VIP, Luizi ia rikujtoi këtë incident publikut duke thënë se ai dhe Adi kanë patur…

Read More

Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bëri thirrje për bashkimin e RS-së dhe Serbisë Të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe Republikës Sërpska, tha Milorad Dodik, lider i Republikës Sërpska, entiteti ky i Bosnje-Hercegovinës. Dodik e bëri këtë deklaratë, të premten, më 24 mars, në Sombor, ku zyrtarët e Serbisë po e shënojnë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s. Bombardimi i ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, në vitin 1999, filloi për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Në fjalimin zyrtar, Dodik përsëriti kërcënimet për shkëputjen e Republikës Sërpska(RS). “Tani ata duan të rrëmbejnë pronën,…

Read More