Author: tirana

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi qarkullonte me një automatik tip kallashnikov në makinë. Gjithashtu policia procedoi penalisht dy pasagjerët në makinë, për moskallëzim krimi. “Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, tha se problemi nuk janë shqiptarët që vijnë në Britani, por që përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët. “Gjithmonë kemi thënë na duhet të ndërtojmë një portë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale. Pas bisedës sime me kryeministrin në telefon kjo po ndodh. Problemi im nuk është se shqiptarët vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët. Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet t’i lëmë të rinjtë shqiptarë…

Read More

Zeki Oğuz, një biznesmen gjerman me origjinë nga Turqia, ra pre e një sulmi nga disa persona të panjohur, të cilët iu afruan për ta marrë peng me forcë e për ta futur në një furgon që i zuri rrugën. Më interesantja e kësaj historie është fakti se kishin ngatërruar objektiv, pasi biznesmeni nuk ishte personi që ata po kërkonin. Në kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll duket momenti kur personat e rrethuan Oğuz, por njëri prej tyre sapo e pa në fytyrë, u bëri shenjë të tjerëve që të largoheshin, pasi nuk ishte ai personi që po…

Read More

Bosi në arrati i një skeme mashtruese kriptomonedhash, Do Kwon, i cili ka shkaktuar një dëm prej 40 miliardë dollarësh, është arrestuar në Malin e Zi. Do Kwon është një ndër personat më të shumëkërkuar dhe në Shtetet e Bashkuara pasi së bashku me kompaninë e tij Terraform Labs orkestroi një mashtrim miliarda dollarësh me monedhat virtuale. Lajmi për arrestimin e tij u dha nga ministri malazez i Brendshëm, Filip Adziç, i cili deklaroi se një ndër personat më të kërkuar në botë u kap në aeroportin e Podgoricës. Adziç shton se i dyshuar po përpiqej të udhëtonte me identitet…

Read More

Në bashkëbisedimin në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për procesin e Open Balkan. Ai tha se edhe pse është e vështirë të negociosh me Serbinë për shkak të ngërçit të kësaj të fundit me Kosovën, e vetmja mënyrë që Beogradi të bëjë pjesë në anën e duhur dhe jo të influencës ruse është edhe më e rëndësishme. “Është pjesë e një poroicsi të tërë nismash dhe hapash. Pjesë e një transformimi të tërë. Shqiptarët janë në pozitën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhnëiet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë…

Read More

Në një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, kryeministri Edi Rama tha se retorika e përdorur tani për shqiptarët në Britaninë e Madhe është për shkak të zgjedhjeve që pritet të vijnë. “Kemi parë një BE që ka qenë hipokrit me ne, sepse ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, por nuk ishte e mjaftueshme, sepse ata kishin problemet e tyre. BE ndonjëherë është federatë egosh, ka 27 zgjedhje për çdo gjë dhe nuk janë në të njëjtën ditë. Duhet ta lexosh BE duke parë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi nëse i bën apo…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, qyteti francez i Bordeax është gdhirë në flakë, me protestat kundër ligjit të rritjes së moshës së pensionit që kanë arritur kulmin. Më shumë se 1 milionë njerëz dolën mbrëmjen e së enjtes në protestë në sheshet e qyteteve kryesore franceze, me gati 120 mijë njerëz vetëm në rrugët e Parisit. Mbi 80 vetë u vunë nën pranga teksa policia i shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë. Mbrëmë protestuesit bënë thirrje për protesta edhe më të mëdha kombëtare, deri në greva, që mund të përkojnë edhe me vizitën e parë të mbretit Charles III…

Read More

Vijon vizita e kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe. Këtë herë kreu i qeverisë zhvilloi një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Kjo e fundit njihet gjithashtu si Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare dhe është një institut i pavarur politikash me seli në Londër. Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen. “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt”,…

Read More

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Londër dhe takimi me homologun britanik Rishi Sunak ishte kryefjala e politikës në Tiranë, ndoshta më pak në kryeqytetin britanik. Sipas gazetarit në Londër, Ervin Gjonaj, ”në mediat britanike nuk është përshkruar gjatë vizita e Ramës, përtej disa lajmeve sporadike. Intervista në Chanel 4 të BBC ishte e vetmja, pra nuk kishte impakt të madh mediatik. Të gjithë ata afër Sunak kanë përshëndetur vizitën sepse plotëson pikën e pestë të programit të tij, zgjidhja e emigrimit, dhe takimi me Ramën e nxjerr Sunak si triumfues. Ndërkohë që vizita e Ramës është disi e vonuar”.…

Read More

Për këtë të premte, deri në orët e mesditës vija bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pasditja dhe mbrëmja pritet të shfaqin vranësirat e pakta në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të fokusuara ato do të jenë në përgjatë kufirit Lindore, por nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona.

Read More

Dashi Mund të organizoni një takim të këndshëm. Beqarët janë veçanërisht të favorizuar. Ka nga ata që kanë vendosur të përfshihen, duke bërë njohje të reja. Sa i përket punës, gjatë javëve të ardhshme mund të përfitoni nga disa ide të mira. Demi Të premten bëni kujdes të mos e teproni me fjalë gjatë këtyre orëve, sepse ato që thoni mund të shkaktojnë disa probleme. Për sa i përket punës, nuk jeni të kënaqur me atë që po bëni, por për momentin nuk ka mundësi të tjera, ndaj duhet të bëni një fytyrë të guximshme. Binjakët Hëna është e favorshme.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij për britanikët. Në takimin me Sunak është shprehur se ata që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone janë njësoj si këngëtarja e famshme Dua Lipa që shkoi si emigrante në Britani dhe tani punon e këndon. “Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po kështu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë…

Read More