Tritan Shehu e cilëson një hap të gabuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar në krye të SHISH, Vlora Hysenin. “Cili është mesazhi politik që do të japë kryeministri. A ka një mesazh? Le të ndahemi dhe të shohim me radhë. Kush mund të jetë mesazhi politik për Kosovën? Së paku është paternalizëm paradoksal për Kosovën. Krijon efektin e kundërt për shtetin e ri të Kosovës. Ndërkohë që Kosova do të forcojë sovranitetin e saj si shtet. Për të qenë realisht në betejat në organizmat ndërkombëtare. Nuk është interesi i Kosovës që të tregojë se është nën ombrellën…
Author: tirana
Sot ka nisur zyrtarisht muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën. Nita, Gerti dhe Fotinia janë tre banorët të cilët janë zgjuar për syfyr, duke u përgatitur që ta fillojnë agjërimin për ditën e parë të Ramazanit. Ata gjithashtu kanë biseduar me njëri-tjetrin edhe për ushqimet të cilat do t’i përgatisin përgjatë ditëve në vijim.
Një person ndërroi jetë ditën e sotme në Rrugën e Kombit. Kamioni që po drejtonte humbi kontrollin dhe u përmbys. Goditja ishte fatale për shoferin që ndërroi jetë në vend. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë me pasojë vdekje.
Një 29-vjeçar nga Vlora që ka emigruar në Spanjë është zhdukur dhe nuk ka asnjë kontakt me familjen e tij. I riu që ka humbur kontaktet me familjen është 29-vjeçari Artjol Ramaj. Ai ka udhutuar drejt Spanjës pesë muaj më parë, ndërsa kontakti i fundit që ka pasur me familjen është më 2 mars. Nëna e 29-vjeçarit dyshon se djalin mund ta kenë rrëmbyer, teksa tha se ka bërë denoncim për zhdukjen e djalit si në policinë shqiptare dhe atë spanjolle. “Asnjë kontakt deri më sot me çunin. Policia na thotë se është rrëmbim. Bashkëshorten atje nuk i thonë asnjë…
Nëse keni vënë re se jeni bërë i ndjeshëm ndaj tingujve të caktuar, si: Nuk dëgjon tone të larta, Tingujt duken të mbytur, Keni vështirësi të kuptoni një bisedë kur rreth jush ka zhurmë, I kërkoni dikujt të përsërisë atë që ju tha, Flisni me zë më lartë Dëgjoni zhurmë në veshët tuaj Kjo do të thotë se keni dëmtuar dëgjimin. Këto probleme nuk prekin vetëm të moshuarit. Sipas një studimi rreth 80% e të rinjve midis moshës 13 dhe 18 vjeç dëgjojnë shpesh muzikë me zë të lartë, për të paktën tre orë në ditë (si dhe një numër…
Përveçse në nënstacione dhe kabina elektrike, matësa inteligjentë për energjinë do të vendosen edhe në biznese dhe konsumatorë familjarë. Njoftimin e bëri zv. Kryeministrja Belinda Balluku nga seanca plenare. “Do të vazhdojmë t’i vendosim në çdo abonent familjar dhe biznes për të përmbyllur kështu një etapë shumë të rëndësishme e cila do të ndikojë direkt në uljen e humbjeve teknike.” Gjatë diskutimit të projektligjit për energjinë e rinovueshme, Balluku prezantoi dhe një tjetër nismë për të nxitur përdorimin e automjeteve elektrike. “Patjetër që ne duam të kthehemi në përdorimin e automjeteve elektrike, por duhet të kemi dhe facilitete se ku…
Sali Berisha ka hedhur sërish akuza këtë të Enjte në Kuvend ndaj kryeministrit Edi Rama për aferën e Inceneratorëve. “Qeverinë e lëviz kryeministri i cili ngarkon punonjësit e aparatit të Këshillit të Ministrave dhe në këtë mënyrë e lëvizi Edi Rama duke firmosur 17 shkresa në 24 orë. Arben Ahmetaj ka përgjegjësi të plotë sepse me inspektoratin e tij financiar nuk e mbikëqyri këtë veprimtari. Ndjek paranë, por edhe ti do të mbetesh në atë vorbull, sepse jep këshilla tani pasi t’u kujtuan. Edi Rama dhe Agaçi firmosën për prokurimin me negociata të mbyllura, Rama është përgjegjësi numër një sepse…
Gjatë intervistës në studion e programit “Today” të BBC Radio 4, kryeministri Edi Rama foli edhe për marrëdhëniet me homologun e tij britanik Rishi Sunak. Ndërkohë i pyetur nëse do të vijojë në drejtimin e vendit edhe pas 10 vitesh, Rama u shpreh: gjithçka ka të bëjë me zjarrin brenda dhe për sa kohë e ndiej këtë zjarr brenda, nuk do të ndalem. Pjesë nga intervista: -Nuk di çfarë do të thonit lidhur me Kryeministrin britanik, z. Sunak, si ju duket marrëdhënia me të, krahasuar me paraardhësin e tij Boris Johnson? Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, mos më ço aty, se…
Kunati i Luiz Ejllit, Sokol Tahiri ka sqaruar njëherë e mirë të gjitha pikëpyetjet në lidhje me instagramin e këngëtarit. Ai shprehet se produksioni ka tentuar të marrë instagramin e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri shprehet se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë. “Duke iu përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj ju informoj se nga faqja zyrtare që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Big Brother pasi në një komunikim…
Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Mediu. Avokatët e Mediut kërkuan pushimin e çështjes ndaj tij, me argumentin se është pushuar çështja penale. Kujtojmë se SPAK njoftoi se kishte ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dosjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku nga shpërthimi në punishten e demontimit të armëve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Posaçme ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për dy akuza; atë të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një muaj ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Të mërkurën, atij iu caktua masa e ndalimit për 48 orë. Ai dyshohet për keqpërdorim të buxhetit në FFK. Por, Ademi natën e kaloi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Importet e naftës vijuan rënien sistematike edhe në janar të vitit 2023, ashtu si edhe përgjatë gjithë vitit të kaluar, në kontradikte me volumet e tregtisë me pakicë, që raportuan rritje me 2022 nga INSTAT. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë janarit të këtij viti u zhdoganuan 40,734 tonë naftë nga 45,001 në janarin e vitit të 2022, më rënie 9.5 për qind. Në janarin e vitit 2022 ende nuk kishin nisur efektet e luftës në Ukrainë, por gjithsesi zhdoganimet e hidrokarbureve ishin edhe më të ulëta se në janarin 2020. Siç shihet nga të dhënat e grafikut…