Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të enjte është takuar me pensionistë në Tiranë, ka thënë se në qeverisjen e tyre, do të dyfishohen pensionet. Meta tha se pas 14 majit, pensionistët do jenë prioritet për PL-në. “Jeni një gjeneratë e pashpërblyer, por kjo na motivon që të bëjmë më të mirën. Sot ndesheni me vështirësi të mëdha, pasi kostoja e jetesës është rritur. Qeveria aktuale ka shpërfillje të madhe ndaj pensionistëve. Në vitet 2-13-2021 u rritën pensionet me 22%. Ai i ka parë pensionistët si njerëz që mund të votojnë në mënyrë të verbër për partinë e…

Read More

Prefekti i bashkisë së Korçës, Nertil Jole ka reaguar në lidhje me lëkundjet e tërmetit. Përmes një postimi në facebook Jole bën me dije se nga tërmeti 4.8 ballë nuk ka pasur asnjë banesë të dëmtuar. Ai thekson se ekipet e emergjencave janë në terren dhe po bëjnë vlerësimin e situatës. “Gjatë natës së kaluar lëkundje tërmeti u ndjenë në zonën tonë dhe epiqendra ishte në fshatin Mollas. Nga biseda që pata këtë mëngjes me administratorin e Mollasit dhe banorë të Qafzezit, mësova se nuk ka patur pasoja. Ekipi e emergjencave do të jetë në terren për çdo nevojë të…

Read More

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 42 vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin e tij, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllok. Kështu, gjatë orëve të natës u arrestua në flagrancë, 42 vjeçari V.K. i cili në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke u rrezikuar atyre jetën. Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj disa kilometra, ku pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi në gjendje…

Read More

Ekspozita me piktura e Edi Ramës në Athinë, është pasyruar edhe nga gazeta britanike “The Gurdian”, ku shkruan ndër të tjera se Edi Rama është artisti i botës së politikës, i cili përzien ngjyrat me politikën. Britanikja shkruan përmend edhe vizitën e Ramës në Britaninë e Madhe, i cili është kryeministri i parë shqiptar në 30 vite që merr një ftesë zyrtare. Shkrimi i plotë Kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bën vizatime në zyrën e tij, ai përdor plotësisht atë që ai e quan shpirti i tij artistik. Vizatimi mbi fletë letre A4, në fleta të përdorura më parë,…

Read More

Goditet një rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit në Himarë, duke vënë në pranga një person. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Shtetasi A. H., është konstatuar nga shërbimet e policisë,…

Read More

Teologu Vladimir Kera foli në lidhje me agjërimin e Ramazanit, muajit të shenjtë që ka nisur ditën e sotme. Ai shpjegoi dhe pse është e rëndësishme hurma e Arabisë për të hapur iftarin. Sipas tij hurma mban një sasi të konsiderueshme glukoze dhe kjo ka efekte pozitive për trurin dhe stomakun. “Hurma mban një sasi të konsiderueshme glukoze. Në momentin që shkon në stomak aktivizon trurin dhe stomakun. Është ëmbëlsuesi më organik”,-tha ai.

Read More

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk e di se në cilin drejtim po shkon qeveria e tij, vendimet që ata marrin çdo ditë po mahnitin jo vetëm palestinezët dhe komunitetin ndërkombëtar, por edhe religjionet e tjera. Çifutët ultra-ortodoksë Moshe Gafni dhe Yaakov Asher kërkojnë ndalimin e “përhapjes së ideologjisë të krishterë” në Izrael. Ata kërkojnë ndalimin e “përhapjes së ideologjisë të krishterë” dhe “të folurit për besimin e krishterë në Izrael”. Vitet e fundit janë përshkallëzuar sulmet e kolonëve izraelitë ndaj pronave dhe faltoreve të kishës, më e fundit prej të cilave ishte sulmi ndaj Kishës së Getsemane, “Kisha e të…

Read More

Portugalia do të presë sot Lihtenshtajnin në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit UEFA 2024. Sytë janë tek Cristiano Ronaldo. Nëse i jepet mundësia të luajë kundër Lihtenshtajnit, 38-vjeçari do të hyjë në histori duke rrëmbyer i vetëm titullin e lojtarit që ka luajtur më shumë ndeshje ndërkombëtare, duke arritur në total 197 të tilla me Kombëtaren. Ronaldo e ndan këtë rekord me golashënuesin më të mirë të Kuvajtit, Bader Al-Mutawa me 196 herë. Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren portugeze në një ndeshje miqësore kundër Kazakistanit në vitin 2003.

Read More

Në grupet e reja të popullsisë, numri i personave të punësuar është në rënie, ndërsa po rritet ai te moshat më të vjetra. INSTAT raportoi se në 3-mujorin e katërt 2022, kishte rreth 52,500 më shumë persona të punësuar se në të njëjtin tremujor të vitit 2021, ose rreth 4% më shumë. Punësimi sipas grupmoshave tregoi se për të njëjtën periudhë, punësimi në grupmoshën 15-29 vjeç ishte me rënie. Në tetor-dhjetor 2022, kishte 807 persona më pak të punësuar në të rinjtë deri 30 vjeç. Në tetor-dhjetor 2022 ishin të punësuar 274, 526 persona të rinj (15-29 vjeç) ose rreth…

Read More

Aktorja Olta Gixhari është përballë Kiara Titos në duelin e nominimit dhe mund të themi se është më i forti deri tani. Presioni është i madh dhe e shtuna po vjen. Të gjithë aludojnë se kush do lërë shtëpinë, e Olta është e bindur se do të triumfojë, por herë pas here ka dyshimet e veta. Duke folur me Dean, Olta thotë se ka folur me Dorin ndaj kudo të jetë, të shtunën mos të mungojë. Në rrjet qarkullon pafund kjo video, ku shihet Olta duke iu drejtuar Dorit me një mesazh.

Read More

Nga kjo e enjte, kryeministri Edi Rama nis vizitën tre ditore në Londër dhe bëhet i pari kryeministër këto 30 vite që merr një ftesë zyrtare nga homologu i tij anglez. Agjenda nis në London School of Economics. Më pas do të jetë në parlamentin anglez nga ku do të takohet me disa deputetë, të cilët përmes retorikës së tyre kanë qenë tërësisht anti-shqiptarë pas 13 mijë shqiptarëve që arritën ilegalisht në Britaninë e Madhe. Edi Rama dhe delegacioni më pas do të jenë në 10 Downing Street. Nuk pritet ndonjë marrëveshje e re, por zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar…

Read More