Author: tirana

Qendra Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” do të ketë një godinë të re të spitalit për sëmundjet e brendshme me 345 shtretër. Ministrja e Shëndetësisë, përmendi ndërhyrjet e reja që do të mund të bëhen në këtë spital. ”Po ecim përpara për transplantin e palcës së kuqe. Do të kemi të unifikuar shërbimin e urgjencës për sëmundjet e brendshme dhe kirurgjikale”. Godinat duan dhe punonjës dhe eksodi i mjekëve tashmë po pranohet nga kryeministri si problem që duhet adresuar. Qeveria ka menduar dy mënyra për të penguar largimin e të rinjve profesionistë për një punë në vendet perëndimore. E para lidhet…

Read More

Natën ndërmjet të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars 2023, pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit. Prandaj, akrepat e orës zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00.  Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të tetorit, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore. Kohë më parë Parlamenti Europian votoi për t’i dhënë fund ndërrimit të orës në pranverë dhe në vjeshtë që aplikojnë prej dekadash. Veç shteteve që kanë përkrahur nismën për kursimin…

Read More

Shqipëria ka shansin të jetë në vendin e dytë në grup që do ta kualifikonte në ”Euro 2024”. Ky është mendimi i gazetarit polak Przemyslaw Chlebicki. Sipas tij favorite për të fituar grupin është Polonia. “Polonia është favorite për kreun e grupit dhe vendi i dytë do të jetë një betejë mes Shqipërisë dhe Çekisë. E kuptoj që çekët kanë lojtarë me emër, por përfaqësuesja shqiptare ka treguar se luan mirë”, tha Chlebicki, gazetar i TVP Sport. Przemyslaw Chlebicki evidenton problemet që ka skuadra polake para ndeshjeve me Çekinë dhe Shqipërinë. Shqetësim është mbrojtja. “Kemi probleme me dëmtimet në mbrojtje.…

Read More

Mesut Ozil i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist në moshën 34-vjeçare. Futbollisti i kombëtares gjermane që ka luajtur 92 herë është i njohur më së shumti për kohën e tij në Arsenal dhe Real Madrid, por erdhi në radhët e të rinjve te Schalke përpara se të dilte në skenën ndërkombëtare me Ëerder Bremen. “Kam pasur privilegjin të jem futbollist profesionist për gati 17 vjet tani dhe ndihem tepër mirënjohës për mundësinë, por javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa lëndime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha për t’u larguar…

Read More

Princi William ka bërë një udhëtim sekret në Poloni për të falënderuar personalisht trupat polake dhe britanike që mbështesin Ukrainën. Princi i Uellsit vizitoi bazat ushtarake në Rzeszow, 60 milje nga kufiri me Ukrainën, anëtari më i afërt i familjes mbretërore ka ardhur në luftë. Për arsye sigurie, vizita u mbajt e fshehtë derisa princi u largua nga baza. Ai u takua me ministrin polak të mbrojtjes dhe me trupat e Forcave të Mbrojtjes Territoriale Polake për të mësuar rreth mbështetjes që po i japin Ukrainës, duke vlerësuar “pasionin” dhe “vendosmërinë e tyre për të mbrojtur liritë tona të përbashkëta”.

Read More

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë numër 7 në Tiranë, ku shprehet se rrugëtimi do të vijojë duke dëgjuar problematikat e qytetarëve. Kreu i Partisë së Lirisë thekson se 14 Maji do të jetë dita e triumfit për shqiptarët. “Sot ishim në Njësinë Nr. 7 në Tiranë. Vijojmë rrugëtimin tonë për të dëgjuar qytetarët, të cilët kanë një padurim të jashtëzakonshëm për Ndryshim. Ecim të sigurt drejt 14 Majit, ditën e triumfit të demokracisë dhe rikthimit të bashkive tek qytetarët”, shkruan Meta.

Read More

Sali Berisha ndalesën e radhës për të prezantuar kandidatin për 14 Majin, e pati në Mat, ku ftoi qytetarët që të votojnë, të shprehin besimin për kandidatët që ata vlerësojnë më shumë. Ai tha se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, që nuk emërohen nga kryetari apo kryesia e PD-së, por që janë përzgjedhur dhe votuar nga vetë demokratët. ”Ju ftoj të bëjmë gjithçka, natën ditë, të derdhim djersë dhe të sakrifikojmë për të mbrojtur vlerat e kandidatëve tanë, për të promovuar kandidatët tanë, për të bërë gjithçka për fitoren e tyre.…

Read More

Frutat e thata mund të përdoren shumë mirë bashkë me frutat apo perimet e freskëta. Ka një numër të madh frutash të thata, pothuajse po aq sa edhe fruta të freskëta, madje edhe më shumë. Në fakt, një pjesë e tyre janë të tilla nga natyra e tyre, si arrat dhe lajthitë, ndërsa të tjera dehidratohen: kajsitë, luleshtrydhet, rrushi apo edhe bananet. Secili frutë ruan shijen e frutit të tij të origjinës dhe, për më tepër, është edhe më i koncentruar. Duke qenë shumë të pasura në glucide, konsumimi i tyre nuk e zëvendëson atë të mollëve dhe portokajve, të…

Read More

Një asteroid i emërtuar 2023 DZ2 do të kalojë pranë Tokës të shtunën më 25 mars. Sipas shkencëtarëve të cilët mbajnë nën monitorim objektin hapësinor, do të kalojë më afër planetit tonë se distanca me Hënën. Kjo kometë do të kalojë afër Tokës sa gjysma e distancës së planetit me Hënën, rreth 173 mijë kilometra. Asteroidi do të ketë një shpejtësi 28,044 km/h. Diametri i kometës vlerësohet të jetë rreth 44-99 metra. Shkencëtarët thonë se objekti hapësinor nuk përbën kërcënim për Tokën. Sipas NASA, një kometë e një madhësie të tillë që kalon kaq afër planetit ndodh vetëm një herë…

Read More

Ukrainasit janë goditur nga sulme ajrore me dronë rusë, të cilat vranë shtatë persona në një shkollë profesionale në Kiev. Sipas zyrtarëve ukrainas njëzet persona janë shtruar në spital. “Për fat, shumica e njerëzve, zbritën në një strehë të sigurt. Kjo i shpëtoi jetën. Ata ndoqën udhëzimet dhe sapo ra alarmi, ata zbritën për t’u strehuar dhe u larguan vetëm pasi ndodhën shpërthimet. Deri tani, si pasojë e sulmit me dron gjatë natës në rajonin e Kievit, shtatë persona kanë vdekur”, tha Iryna Pryanishnikova, zëdhënëse e policisë së rajonit të Kievit . “Në orën 4:30 të mëngjesit mora një telefonatë nga…

Read More

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas thotë se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një luftë të gjatë në Ukrainë, duke u bërë thirrje aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes përtej pragut prej 2%. “Rusia është përgatitur për një përballje të gjatë dhe ne gjithashtu duhet të përgatitemi për të”, shkruan Kallas në Twitter. “Estonia ka rritur ndjeshëm buxhetin e saj të mbrojtjes, ai do të arrijë 3% të PBB-së deri në vitin 2024”, shton më tej kryeministrja estoneze. 2% e PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes duhet të jetë minimumi, jo maksimumi.

Read More

Stambolli, qyteti më i madh i Evropës, nuk u prek nga tërmetet e forta të shkurtit në Turqi, por kryebashkiaku i qytetit paralajmëron se cilësia e dobët e ndërtimit mund të sjellë fatkeqësi në të ardhmen. Tërmetet e shkurtit shkatërruan mijëra ndërtesa banimi në Turqi. Shumë njerëz kanë fajësuar cilësinë e dobët të ndërtimit për këtë. Stambolli është qyteti më i populluar i Evropës. Ai ka më shumë se 15 milionë banorë dhe goditet shpesh nga tërmetet. Kryebashkiaku i qytetit, Ekrem Imamoglu, paralajmëron se qyteti përballet me një kërcënim të paprecedentë. “Nuk e dimë se kur do të godasë tërmeti…

Read More