Në bregdetin shqiptar, ndotja e ujërave dhe peshkimi pa kriter ka sjellë rënien e sasisë së peshkut dhe dëmtimin e gjallesave detare, ndërsa Ministria e Bujqësisë thotë se po merr masat e duhura për të minimizuar dëmet. Në bregdetin shqiptar, ndotja e ujërave dhe peshkimi pa kriter ka sjellë rënien e sasisë së peshkut dhe dëmtimin e gjallesave detare, ndërsa Ministria e Bujqësisë thotë se po merr masat e duhura për të minimizuar dëmet. Në luginën e Patokut buzë detit Adriatik, peshkatarët kanë gjetur mënyra të reja për të nxjerrë peshkun në breg. Boshti i këtij automjeti të vjetër të…
Author: tirana
Luiz Ejllin nuk do e gjeni më në Instagram me emrin e tij. Kjo pasi tashmë menaxhimin e ka marrë e motra, Ina Ejlli. Ajo ka treguar me anë të një statusi në story se kjo ka ardhur për shkak se sulmeve të vazhdueshme që i janë bërë atij profile. “Fansa të dashur. Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”, shkruhet në story. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te fansat e Luizit, e ndërsa mbetet për të parë…
Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e Federatës së Futbollit, Agim Ademi. Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të Ademit, por, mediat vendase shkruajnë se vitet e fundit ka pasur raportime se Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë duke u hetuar nga Prokuroria, Policia e Krimeve Ekonomike dhe inteligjenca doganore për keqpërdorimin e fondeve dhe shmangie tatimore. Ky arrestim vjen katër ditë para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Ministria e Brendshme e Holandës ka njoftuar se do të ndjekë hapat e vendeve të tjera evropiane dhe do të ndalojë instalimin e “TikTok” te nëpunësit civilë holandezë, në telefonat e tyre të punës. Vendimi u mor pasi Kina konsiderohet si një nga “vendet me një program agresiv kibernetik që synon interesat e Holandës”. Agjencia holandeze e inteligjencës AIVD renditi Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut si vende me këtë lloj programi agresiv kibernetik, i cili rrit rrezikun e spiunazhit.
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Dy mjete, njëra tip “Benz” dhe tjetra “Lancia” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar. Në fotot e sigurua nga LSA duket që mjeti tip “Lancia” ka thyer barrierën e rrugës dhe ka hipur në trotuar, duke rrezikuar këmbësorët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka zbuluar ofertën e tij ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Kurti shprehet se i ka kërkuar Vuçiç të pranojë planin e tij për vetë-menaxhim të serbëve përmes një shoqate që do ta hartonte ai. Sipas tij, ky plan bujar iu propozuar presidentit serb pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar me 18 mars në Ohër. “Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit,…
Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, Ami, e cila ka menduar ta urojë duke postuar një video kolazh me disa nga fotot e tyre. “Po shihja fotot…. gjjthmone te perqafuar,gjithmone prane njeri tjetrit ne çdo moment! Ndjeva edhe njehere sa shume te dua, sa shume duhemi Ermal Mamaqi. Gezuar ditelindjen njeriu im i shtrenjte qe me ke sjellë vetëm gëzim dhe dritë në jetën time!”, shkruan Ermali. View this post on Instagram A post shared by Amarda Toska (@amardatoska)
Agjerimi praktikohet për arsye fetare dhe shpirtërore, por mesa duket paska edhe disa veti shumë të mira për shëndetin. – Humbje në peshë, agjërimi ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije. – Insulina agjërimi ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2. – Shëndeti i zemrës, agjërimi i përhershëm mund të zvogëlojë kolesterolin e dëmshëm, trigliceridet e gjakut, sheqerin në gjak. – Lufta me kancerin, studimet te kafshët kanë…
Mjekët në spitalet gjermane protestuan sot në mbështetje të kërkesave për paga më të larta dhe përmirësim të kushteve të punës. Në Hamburg, rreth 2 mijë mjekë marshuan në qendrën e qytetit, duke mbajtur pankarta, ku shkruhej “Punë e mirë – pagë e mirë” dhe “Të mbingarkuar – të paguar pak”. Protesta kishte në shënjestër spitalet publike në shtatë nga 16 landet e Gjermanisë dhe spitalet private. Sindikata e mjekëve “Marburger Bund” po kërkon kompensim për inflacionin që nga rritja e fundit e pagave në vjeshtën e 2021, dhe një rritje prej 2,5% të pagave për 55 mijë mjekë.
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e formës së prerë për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci. Megjithëse Gjykata Kushtetuese e riktheu për rishqyrtim rekursin e tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove. Daci u akuzua nga SPAK dhe u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi kishte fshehur gjatë zgjedhjeve në organet e vetingut, shkarkimin nga detyra në vitin 2007 nga ish-Këshilli i…
Nga Selenica, Sali Berisha tha se Rama po ndjek të njëjtën rrugë si me Bashën, të cilën sipas tij e mbante peng me dosjen e financimit rus ndërsa Alibeajn po e mban me krimet e të vëllait. “Zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve që ne u dhamë besimin, nuk merituan kurrë besimin tonë, ata shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut. Unë ju garantoj ju, se ata nuk shijuan dot kurrë prej tyre. Afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. Çfarë dallimi…
Policia Kufitare e portit të Durrësit sekuestrohen 34 000 euro, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të këtyre kontrolleve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin (furgon) e linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat shtetasi J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e…