Author: tirana

Kolegji Zgjedhor ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit partinë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi. Vendimi është marrë sot në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor. Në këtë seancë u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjdhjeve për mosregjistrimin e partisë në fjalë në zgjedhje dhe detyrimin e KQZ-së për zbatimin e këtij vendimi. Pas vendimit, Arlind Qori e ka konsideruar si një surprizë për të vendimin e Kolegjit Zgjedhor, teksa e konsideron vendimin si një fitore për demokracinë…

Read More

Policia italiane ka vënë në pranga katër trafikantë, dy prej të cilëve shqiptarë, pasi akuzohen si shpërndarës droge në Asti. Ndërkohë, janë vënë nën hetim 10 të dyshuar të tjerë. Ata shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, por edhe në darka e takime familjare. Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.

Read More

Google ka lançuar Bard, chatbot-in e inteligjencës artificale që do të rivalizojë ChatGPT të OpenAI. Chatbot-i i ri do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të caktuar përdoruesish në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar të cilët duhet të jenë 18 vjeç. Sipas gjigandit të teknologjisë, me kalimin e kohës platforma do të zgjerohet me më shumë përdorues, vende dhe gjuhë të ndryshme. Bard është krijuar në mënyrë të tillë që përdoruesit mund të hyjnë menjëherë në Search për të kontrolluar përgjigjet e tyre apo të eksplorojnë burime në rrjet. Duke klikuar “Google it” mund të shihen sugjerimet për…

Read More

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë, me të cilët diskutoi për problematikat në sistemin arsimor. Kreu i Partisë së Lirisë shkroi në “Facebook” se arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë, ndërsa e konsideron si një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria. Postimi i plotë: Sot u takova me prindër, banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë, ku dëgjova zërin e tyre në lidhje me problemet që shqetësojnë familjet e tyre lidhur me arsimin. Mungesa e çerdheve, e kopshteve, e shkollave dhe cilësia dhe standardet e dobëta janë kthyer…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare aktori anglez Paul Grant, i cili ka luajtur në filmat Star Wars dhe Harry Potter. Grant u gjet i shtrirë në tokë para stacionit King’s Cross në Londër. “Jam e lënduar. Asnjë vajzë nuk e meriton që babai i saj t’i largohet nga kjo jetë. Ai iku shumë shpejt”, konfirmoi vdekjen për Sky News vajza e tij, Sophie Jayne Grant. Zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër tha se ata morën një thirrje në ora 14:08 të enjten lidhur me një incident në Stacionin St. Pancras, Euston Road. “Ne dërguam një ekip të ambulancës…

Read More

Milan dhe Napoli do luajnë në raundin e parë çerekfinal të Champions League, me duelin që është programuar për në 12 prill në orën 21:00 në “San Siro”. Këtë të martë ka filluar edhe shitja e biletave për këtë duel, me abonentët që kishin të drejtë të blinin bileta online. Serverët online u përballën me një fluks, teksa për tre orë kanë përfunduar 14 mijë biletat e para në shitje, me një çmim prej 59 eurosh. Në orën 12:00 të së martës nisi shitja e biletave, teksa secili tifoz që ka një abone vjetore do mund të marrë një biletë…

Read More

Edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” u fitua nga Stresi, i cili arriti të rrëmbente edhe plot 160 mijë euro. Pas fitores reperi ka marrë mesazhe e urime të shumta, por ai ka zbuluar një në veçanti. Sali Berisha i ka shkruar në WhatsApp: Urime Stresi dhe suksese gjithnjë e më të mëdha! Stresi e ka mbështetur gjithmonë ish-kryeministrin dhe ka marrë pjesë gati në çdo protestë të organizuar nga ai.

Read More

Gjykata e Korçës me aprovim edhe të prokurorisë zbuti në 8 mars, masën e sigurisë ndaj Viola Sterjos, ish-zyrtares së Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit  të akuzuar për “mashtrim” në shuma të mëdha. Sterjo u arrestua në dhjetor të vitit që shkoi, pas kallëzimit nga një biznesmen që pretendon se ajo i kishte marrë 57 mijë euro në vitin 2020 me premtimin se do e ndimonte të përfitonte një grand prej 3.5 milion euosh nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural, AZHBR. Pas arrestimit ndaj saj u caktua masa e sigurisë me burg, ndërsa dy muaj më pas mbrojtja…

Read More

Bledi Mane ka treguar disa herë që ka qenë në burg. Madje edhe gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gazetari i njohur foli për 3 eksperiencat e tij me burgun. Gazetari ka qenë tre herë i arrestuar, por më shumë se një faj, ai e tregonte këtë me krenari duke e nxjerrë në pah në çdo moment kritik të qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një eksperiencë me burgun ka edhe Qetsor Ferruanj. Edhe ky i fundit ka patur një histori me qelitë e errëta. Por ndryshe nga Bledi, ish-fituesi i “Big…

Read More

Shtatë pacientë britanikë që udhëtuan në Turqi për një operacion për humbje peshe vdiqën, sipas një hetimi nga BBC. Të tjerë janë kthyer në shtëpi me probleme serioze shëndetësore pasi kishin kryer operacione ku hiqet më shumë se 70% e stomakut. Operacionet, të përdorura për trajtimin e obezitetit morbid, kryhen në MB. Por, për shkak se mund të duhen vite për të marrë një të tillë përmes NHS, disa njerëz po kërkojnë trajtim jashtë vendit. Reklamimi i mediave sociale ka ndihmuar në nxitjen e interesit për të udhëtuar jashtë shtetit për kirurgji për humbje peshe në vitet e fundit. Katie…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e dyfishtë, të shkaktuar ditën e djeshme nga ish-drejtori i doganës së Fierit, Arlind Lagji, ku u plagosën dy persona. Së fundmi ka reaguar edhe ish-bashkëshorti i gruas me të cilën Lagji kishte një marrëdhënie. Algert Belulaj, ka hedhur akuza të forta mbi ish-drejtorin dhe mbi ish-bashkëshorten, duke thënë se ai është aksidentuar qëllimisht nga kjo e fundit. Belulaj shprehet se për aksidentin që i shkaktoi ish-bashkëshortja, e që u mbyll me ndihmën e Lagjit, ekzistojnë të gjitha provat në prokurori, por sërish ekziston frika që Arlind Lagji do të dalë…

Read More

Çdo grua e siguruar, që me vendim të komisionit mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arsye shtatëzanie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës. Ky kompensim jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj. Në ligjin për sigurimet shoqërore, përcaktohet se shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim, është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës të mëparshëm dhe pagës së vendit të punës së re. Sa i takon masës së përfitimit, përcaktohet se…

Read More