Policia ka vënë në pranga ish-drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili një ditë më parë shkaktoi dy aksidente dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia thotë se ai po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Nga dy aksidentet e shkaktuara prej tij u plagosën dy persona, të cilët fatmirësisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Aksidentoi një këmbësore, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas përplasi një automjet, vihet në pranga 46-vjeçari. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë…
Author: tirana
Të paktën 38 biznese janë përjashtuar nga tenderët me fonde publike. Agjencia e Prokurimit Publik në raportin vjetor të vitit 2022 nënvizon se këto biznese kanë kryer shkelje nga më të ndryshmet e për rrjedhojë kanë humbur të drejtën e pjesëmarrjes në garat që hapin institucionet publike për afate të ndryshme. “Në kuadër të procedimit administrativ ndaj operatorëve ekonomikë: është marrë vendimi për përjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 38 operatorë ekonomikë, sipas parashikimeve të nenit 78/1 të LPP. Është vendosur mos përjashtimi për 13 operatorë ekonomikë për shkak se, nuk plotësoheshin kushtet e parashikuara në…
Një 52-vjeçar me iniciale V.B., është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës. Dyshohet se 52-vjeçari është vetëvarur. Njoftimi i policisë: Vau i Dejës/Informacion paraprak Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Pasi të hënë çeli ekspozitën me piktura, kryeministri Edi Rama është pritur nga presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në ditën e dytë të vizitës në Athinë. Kreu i qeverisë u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy vendeve. “Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e…
Paçka debatit në publik dhe vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor nuk tërhiqet nga vendimi i saj për rritjen e çmimit të lejeve të drejtimit. Blendi Gonxhja thotë se 100 deri ne 200 euro më shumë janë të domosdoshme për një test të plotë e jo fiktiv. “Nuk jemi tërhequr, me Autoritet, pa Autoritet ajo do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera…
Skuadra kampione e Golden State rikthehet te fitorja në NBA, duke mposhtur 121-108 Houston Rockets. Dyshja Curry-Thompson ishin protagonistë në fushë, teksa së bashku realizuan 59 pikë. Një fitore me shumë vlerë pas 3 humbjeve radhazi për Warriors, të cilët ngjiten në vendin e gjashtë, vendi i fundit që të çon në play-off të sigurtë. Po në konferencën e Perëndimit, Zhgënjen Dallas Mavericks, që u mund 112-108 nga Memphis Grizzlies, ndeshje ku për vendasit diferencën e bëri Jackson me 28 pikë. Po kaq pikë realizoi edhe Irving, por nuk i shërbyen skuadrës mike. Kjo humbje zbret Dallas në vendin e…
Raporti i DASH për Shqipërinë, flet për mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale. Ndaj dhe nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se qeveria “Rama 3”, duhet që të tërhiqet nga presioni ndaj medias. “Ky institucion i lartë i SHBA-së, ka folur kundër qeverisë dhe pro medias. Opozita ka folur pro medias. Është koha që Qeveria të tërhiqet nga presioni i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë ndaj medias, nga përdorimi i dy standardeve në raport me DASH…
Deputetja demokrate Ina Zhupa, pjesë e grupit të Berishës ka mbështetur kandidaturën e Artan Fugës për kreun e Akademisë së Shkencave. Nga selia blu, Zhupa vijoi me akuzat ndaj kryetarit Skënder Gjinushi, duke thënë se ai e mban postin edhe pse nuk është dekretuar nga Presidenti. “Është rekord i zi se si në 4 vite kryetari i Akademisë së Shkencave nuk ka shkuar asnjëherë në kuvend për t’u pyetur dhe për të raportuar. Beteja për Akademinë nuk është betejë për emra, por betejë për shkencën, për historinë, për dinjitetin dhe ligjshmërinë. Kapja politike edhe tinëzare e saj prek shtyllën e…
“Lufta” mes dy grupeve në selinë po vijon, edhe pasi Gjykata e Apelit vulën i dha Alibeajt dhe KQZ, regjistroi grupimin e tij për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, sot do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë padisë nga grupimi Berishës, që kërkon çregjistrimin e Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së. Shorti pritet të hidhet në orën 14:15. NJOFTIM PËR MEDIA Në datën 21.03.2023 ora 14:15, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr.“Ismail Qemali” Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit…
Në Instagramin e Kritstit janë ndarë momente kur Keisi ledhaton Lorencin. Që nga dita kur Lorenci hyri në BBVA, u përfol për një lidhje mes tyre para se të futeshin në shtëpinë më të madhe në Shqipëri. Ledhatimi mes tyre nuk mbeti pa u komentuar nga Kristi në Instagram. Ndër tjera aty shkruhet : “Mirë asaj i doli boja.. Po ky, çfarë burri është qe nuk i thotë Kristit të vërtetën?
Dje Zëri i Amerikës, publikoi pjesa nga raporti i DASH për Shqipërinë. Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji foli me tone të forta në Komisionin e Sigurisë, teksa iu referua raportit të DASH. Salianji tha se raporti e “sterronte” Shqipërinë dhe se praktikisht nuk kemi shtet dhe se pushtetet janë të kalbëzuara.…
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj po hetohet nga SPAK-u për 3 akuza. Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij akuzën shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Sipas “Report Tv”, SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. Kujtojmë se në fillim të muajit, nisi verifikimi pasuror ndaj Ahmetajt. Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle më 9 Mars në shtëpitë e ish-gruas Albina Mancka dhe bashkëjtueses aktuale Erjola Hoxha. Kontrollet u zhvilluan pas urdhrit të dhënë nga Gjykata…