Author: tirana

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Escobar kërkon që Kosova dhe Serbia të nisin me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Paçka se firmë nuk pati në Ohër, ai nënvizoi se “pajtimi i arritur më 18 mars është marrëveshje në të gjitha aspektet dhe është ligjërisht e detyrueshme për palët”. “Rruga europiane e tyre është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Escobar gjatë një audiokonference. Një porosi të veçantë pati për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke nënvizuar se është e rëndësishme që të nisë me përpilimin e versionit të tij…

Read More

Vajza, e cila menaxhon “Instagramin” e banorit të “Big Brother VIP”, Luizit, është Jurgena. Shpeshherë në media ajo është përfolur sikur është e dashura e Luizit jashtë shtëpisë, duke qenë se në pyetjen e një loje ku u detyrua të thoshte emrin e të dashurës së fundit, përgjigjja e tij ishte Gena. Madje, madje ndjekësit kanë vënë re dhe diçka tjetër, faktin që Jurgena poston foto të çiftit shumë rrallë. Së fundmi, ajo ka bërë një tjetër veprim. Jurgena” ka hequr nga lista e miqve që po i ndiqte nga “Instagrami” i këngëtarit të gjithë familjarët e Kiara Titos dhe…

Read More

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, dënon me 9 vite burg Jetmir Kastratin, të njohur edhe si Sokol Krasnici, pasi e shpalli fajtor për trafikimin e lëndëve narkotike në vendet skandinave. Dënimin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë. Kush është Jetmir Kastrati? Që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale.…

Read More

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka depozituar një ankesë në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve depozituar ditën e sotme, në lidhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, ku sipas tij, pala e Sali Berishës ka përdorur emrin dhe logon e PD-së. “Kërkesa për regjistrimin e koalicionin të Ilir Metës dhe Sali Berishën përmban në marrëveshjen mes tyre referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë dhe në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër të autorizuar nga ana e tij, nuk ka shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion, vendimi i Celibashit për…

Read More

Në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë një deklaratë për moderatoren Arbana Osmani rreth diçkaje të ndodhur vite më parë. Duke folur për fillimet e karrierës së saj, Karaiskaj u shpreh se 24 vite më parë ka fituar një audicion në radio, ku u përzgjodh mes 300 personave. Por, sipas gazetares, Arbana Osmani i mori vendin e punës “me mik” edhe pse ajo e kishte fituar audicionin. Dasara sqaroi se arsyeja se pse po e zbulon këtë gjë tani është fakti se Arbana ka deklaruar vitin e kaluar në “BBV1”, se është shpallur ajo fituese…

Read More

Një mrekulli ka ndodhur në një spital të Turqisë. Mjekët kanë hequr nga barku i një pacienteje një tumor plot 3 kilogramë e 750 gramë. Mësohet se gruaja ka shkuar në spital me dhimbje dhe fryrje të madhe të barkut, e pas vizitave përkatëse, ajo i është nënshtruar një operacioni. Ky operacion i ka zgjatur rreth dy orë, ndërsa doktorët u çuditën kur panë tumorin në fjalë, madje nuk nguruan as ta “reklamonin” në rrjetet sociale, duke bërë një foto me masën në dorë. Shefi i pavijonit të spitalit privat ku u krye ndërhyrja, tha se tumori që i kishte…

Read More

Situatat në televizionin e “ABC news” pas blerjes nga një pronar i ri, ka ndryshuar shumë. Programacioni ka ndryshuar, disa gazetarë me emisonet e tyre janë larguar, e të tjerë kanë ardhur. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Enkel Demi, të cilit emisioni mëngjesin e sotëm i është shkurtuar. “ABC e mëngjesit” startonte në orën 07.00, ndërsa nga sot do të nisë në orën 08.00, pasi në 07.00 është Bashkim Hoxha. Demi ka ironizuar situatën në televizion duke thënë “Kështu vajti kjo punë shto ujë e shto miell”. “Duke nisur nga sot do të shihemi në orën 08.00, jo…

Read More

Sërish rokadë në Policinë e Shtetit. Ka lëvizje shefash në disa komisariate në vend në Policinë e Shtetit. Në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn, që merr detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka, në Mirditë Paulin Çupi, ndërsa në Laç Dritan Meta. Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme.

Read More

“Improvizimet”, është ekspozita në pikturë dhe skulpturë që kryeministri Edi Rama çeli mbrëmjen e së hënës në Athinë. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias. Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho. Në video dallohet teksa ministri grek mban për dore djalin e kryeministrit Rama teksa ngjisin shkallët. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh mirënjohës për pritjen. Ai theksoi se është hera e parë që viziton një vend si kryeministër dhe në çantë nuk mban vetëm shënimet, por edhe artin e tij. “Meqë…

Read More

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, është kthyer në hero. Ai i shpëtoi jetën një foshnje 2 muajshe, pasi rrezikoi mbytjen në lumin Moraça të Podgoricës, edhe pse nëna e foshnjen për fat të keq humbi jetën. Mësohet se foshnja është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por gjithmonë ka rrezik komplikimesh, pasi bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka mbushur as dy muaj, ka thënë mjeku kujdestar nga Reparti Intensiv i Institutit për Sëmundjet e Fëmijëve. “Fëmija është në rrezik të komplikimeve të aspirimit dhe infeksionit. Ai po monitorohet në reanimacion dhe çdo prognozë është e rëndë,…

Read More

Në ditën e dytë të vizitës në Athinë, kryeministri Edi Rama këtë të martë është pritur në një takim nga kryetari i Parlamentit grek, Konstantinos Tasoulas. Ai i dhuroi një shishe vere dhe libër. “Kjo është pasi zihen deputetët në parlament dhe kur shkoni në darkë në shtëpi, është shumë e mirë. Ky është një libër, autoren e kemi këtu, është përkthimi në greqisht”, tha Rama.

Read More

Me afrimin e sezonit veror, në Durrës është hapur aplikimi sa i përket subjekteve që do të operojnë dhe do të ofrojnë shërbime lundrimi për qëllime turistike. Këtë vit duhet që subjektet përfituese të certifikohen edhe nga Ministria e Turizmit për ofruar plazh dhe shërbim më të sigurt. Aplikimet do të bëhen në disa vende të ndryshme, ku personat fillimisht duhet të aplikojnë në Bashkinë e qytetit për të marrë edhe vendin që ata duan për të zhvilluar aktivitetin e tyre dhe më pas do i drejtohen kufirit dhe Kapitenerisë së Portit të Durrësit aty ku do të caktohet edhe…

Read More