Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë familjen e tij. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Julian Xhima 41 vjeç, banues në Kombinat. 41-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që…
Author: tirana
Edhe këtë të martë punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh. Sipas tyre, kjo ndërmarrje që është me vetëfinancim po falimenton nga keq menaxhimi dhe ju kërkojnë drejtuesve të porit që të shpallin falimentin në bazë të ligjit. Punonjësit paralajmërojnë bllokim të punës nëse problemi nuk merr zgjidhje. “Kemi 3 muaj që ne nuk kemi marrë pagat. Drejtori thotë do ua japin, por jemi drejt falimentimit. Nuk e di se si e menaxhojnë portin, por ka nisur ti shpërndajnë pagat me pikatore. Ne nuk marrim as grandin e antikrizës që…
Këtë të martë Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçin, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla. Ai u vetdorëzua të Shtunën në gjykaten e Posaçme.
Në 25 vite na ka ndodhur që të zgjohemi të paktën 1 herë me figurën e Bashkim Hoxhës. Për 10 vite ai punoi në Tv Teuta (televizionin lokal të Durrësit), ndërsa në 15 vitet në vijim titujt kryesor të gazetave i kemi mësuar prej tij në ekranin e News 24. Mirëpo sot u zgjuam duke e parë në “ABCnews”. Njësoj si edhe formatet e tjera ai e nisi programin me leximin e titujve të gazetave dhe më pas bashkëbisedim me qytetarët që telefonuan në emision. “Sot është 21 mars, është një ditë krejtësisht e veçantë për komunikimet tona. Në 21…
Krimi dhe emigracioni shqiptar në Britaninë e Madhe, janë dy çështjet që bëjnë që të enjten kryeministri Edi Rama të niset drejt Londrës, kjo për të zhvilluar një takim zyrar me homologun Rishi Sunak. Në fund të vitit që lamë pas, Rama dhe Sunak ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët. Në një komunikatë të përbashkët u theksua se bashkëpunimi do të fokusohet në çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, ku do t’i jepet vëmendje e posaçme luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm; rritjes ekonomike dhe investimeve, rinisë dhe arsimit. Pas…
Për vrasjen e 40 vjeçarit, Pëllumb Islami të ndodhur më 21 shkurt, policia greke ka arrestuar një 23-vjeçar dhe rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm kriminalë. I riu shqiptar përdor dy emra “Dhimitri” dhe “Nektarios”. Ai ka precedentë të mëparshëm penalë për “vrasje nga pakujdesia”, “gjobvënie”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “pranim dhe mbajtje të produkteve të veprës penale”, “vjedhje në bashkëpunim”, “vjedhje e mbetur në tentativë”. Urdhri i arrestit ndaj tij për vrasjen e Pëllumb Islamit me profesion hidraulik, ishte lëshuar që në datën 3 mars. Dyshohet se i arrestuari, ishte pjesë e grupit kriminal ‘L’,…
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka firmosur një dekret, ku sipas të cilit fshihen të gjitha borxhet për energjinë elektrike dhe gazin natyror të viktimave të tërmetit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan rëndë dhe mesatarisht nga lëkundjet e 6 shkurtit. Po ashtu janë hequr edhe procedurat gjyqësore dhe përmbarimore për borxhet e faturës së fshirë. Është vendosur që borxhet e faturave të të prekurve nga tërmeti deri më 6 shkurt të plotësohen nga Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore. Shlyerja e faturave të abonentëve të energjisë elektrike dhe gazit natyror pas datës 6 shkurt është shtyrë deri më 31…
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshjen e arritur, por pa firmë mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Ai tha se diskutimet në Ohër janë bërë në kuadër të asaj se çfarë është pranuar më 27 shkurt, teksa u shpreh i lumtur për marrëveshjen, të cilën Borrell ka treguar se duhet të zbatohet pa vonesa. “Ne jemi të angazhuar shumë për perspektivën evropiane të Kosovës, Kosova ka vendin e vet në institucionet evropiane, por Kosova duhet të avancojë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, sepse është e domosdoshme për integrimin e evropian”, tha Guerot. Ai ka thënë…
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, një zjarrëvënie tronditi qytetarët në zonën Allias në Tiranë. Zjarrëvënia dyshohet për shkaqe xhelozie. Duket se inati dhe mërzia ishte kaq e madhe, saqë autori vendosi t’i vinte flakën në mes të natës mjetit. Pronari i automjetit dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë. Në shenjë hakmarrjeje, autori vendosi të kryente këtë akt. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje për personat e përfshirë në ngjarje e nëse do ketë ndonjë ndalim.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump pretendon se këtë të martë do të arrestohet, kjo si i akuzuar për pagesën e jashtëligjshme të 130 mijë dollarëve te një aktore e filmave pornografikë, Stormy Daniesl, bërë në vitin 2016, në mënyrë që ajo të mos publikonte marrëdhënien e tyre intime. Nëse kjo ndodh vërtet, Trump do të ishte i pari ish-president ndaj të cilit do të ngrihej një padi penale. Për çfarë akuzohet Trump? Në vitin 2016, aktorja e filmave pornografikë, Stormy Daniels, kontaktoi disa media duke iu ofruar shitjen e një historie sesi ajo pati një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump…
Një grua në rrethin Gündoğmuş të Antalias është arrestuar nga policia turke, e cila akuzohet për vrasjen e foshnjës së saj dhe plagosjen e djalit të saj 4-vjeçar. Ekipet e shëndetësisë dhe të xhandarmërisë, të cilët kanë shkuar në një shtëpi në lagjen “Balkaya”, gjetën kufomën e 1-vjeçarit M.Ç. Ndërkohë, në një dhomë tjetër, është gjetur djali 4-vjeçar, i cili është dërguar në spital. Trupi i foshnjës, i cili u konstatua se ishte mbytur në ekzaminimin e parë, u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë për obduksion. Fëmija i plagosur pas mjekimit iu dorëzua organeve të Drejtorisë Krahinore…
Gersi, 23-vjeçari me sindromën Down, tha se dëshira e tij ishte të futej në universitetin e Sporteve për të studiuar, por që u përball me një refuzim. Ai tha se arsyeja sepse nuk u pranua ishte mungesa e kuotave. “Në fakt Emanula ka të drejtë sepse unë kam hasur problematik te universiteti i sporteve. Doja të vazhdoja te Universtiteti i Sporteve, por aty hasëm disa probleme. E para nuk na thanë kuotat. Thanë që nuk kishin kuota. Pastaj aty na kërkuan edhe një test fizik, por unë nuk mund ta bëj këtë”,-tha për Euronews Albania, Gersi Troka. Nëna e 23-vjeçarit…