Author: tirana

Banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Gerti, ka vlerësuar sjelljen e Kiarës në këtë reality show. Teksa po diskutonte me Oltën për banorët që rrezikojnë të shkojnë në nominim, ai u shpreh se Olta dhe Kiara i duhen shtëpisë. Madje, për moderatoren ai tha se ka mbajtur qëndrimin më stoik nga të gjitha banorët, duke i përballur situatat me shumë qetësi. Biseda: Olta: Nga ne të katërt, kush është më i dobishëm në shtëpi, mi rendit. Gerti: Normal që ti. Olta: Po tjetër? Gerti: Kiara Olta: Zhduke Luizin, zeje se nuk ekziston Gerti: Atëherë është një…

Read More

Një aksident i dyfishtë u shkaktua mbrëmjen e sotme në rrugën transbalkanike, ku drejtuesi i mjetit në tentativë për tu larguar nga vendngjarja e aksidentit të parë ku kishte përplasur një grua, shkaktoi një aksident të dytë me një automjet të tipit “Peugeot”. Shoferi i cili ka shkaktuar aksidentet është shtetasi Arlind Lagji, ish-drejtuesi i Doganës në Fier, i përfshirë pak kohë më parë në një skandal ku u denoncua se kishte rrahur dhe kërcënuar një shtetas, pasi ai e akuzonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij. Çifti i përfshirë në atë ngjarje ishin Algert Beluli dhe Anxhela…

Read More

Dinamo arriti të marrë një fitore me shume polemika në Vlorë. Kryeqytetasit fituan me shifrat 0-1 falë golit të Denison në minutën e 83. Ky realizim erdhi nga një penallti që solli shumë kontestime. Në Vlorë nuk ishin aspak dakort me vendimin e arbitrit. Gjithashtu edhe tifozët nuk ishin aspak të sigurt për penalltinë e dhënë duke hedhur shishe në fushën e blertë. Trajneri i Flamurtarit, Troisi, u tensionua në pankinë dhe do të ndëshkohej me karton të kuq. Në fund ekipi i Mehmetit grumbullon tre pikë të tjera dhe shkon në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, me…

Read More

Ambasadori i Polonisë në Francë, Jan Emeryk Rosciszewski, deklaron se mund të krijohet një situatë në të cilën Polonia do të duhet të hyjë në luftë nëse Ukraina nuk është në gjendje të mbrohet nga Rusia. Në një intervistë për mediat franceze, ai tha se: “Nuk është NATO, Polonia apo Sllovakia që po ushtron presion në rritje, por Rusia, e cila sulmoi Ukrainën. Rusia, e cila pushton territoret. Rusia, e cila vret njerëzit e saj. Dhe Rusia, e cila rrëmben fëmijët ukrainas. Pra, ose Ukraina do të mbrojë pavarësinë e saj, ose do të na duhet të hyjmë në këtë…

Read More

Teksa u prezantua nga Sali Berisha si kandidat për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, u shpreh se do t’ia nxijë jetën ish-kryeministrit duke i kërkuar fonde.  “Nën drejtimin tim do të bëjmë të mundur rivitalizimin e të gjithë Rrogozhinës. Qytetarët do të kenë vëmendjen e duhur. Do të mbështesin me bursa të gjthë nxënësit që do të ndjekin arsimin profesional. Sot, asnjë nga shkollat nuk kanë ngrohje, kalamajt thajnë ftohti. Unë ju premtoj që një socialist nuk do ta ketë kurrë këtë fat që kanë demokratët sot nga bashkia, diskriminimin. Familjet janë të varfra dhe nuk sigurojnë as çapën e…

Read More

Ish-futbollisti spanjoll, Gerard Pique ka folur për herë të parë për ndarjen e bujshme me Shakirën. Në një intervistë televizive, ai rrëfeu se është i vetëdijshëm për kritikat nga publiku dhe pranon se ishte përgjegjësi kryesor për përfundimin e marrëdhënies familjare. Ndër të tjera, Pique shtoi se kjo nuk ka ndikuar aspak të ai dhe se nuk do të përpiqet të pastrojë imazhin e tij. “Dua të jem i vërtetë me veten time. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit që kujdesen për mua dhe ata që dua janë ata që më njohin. Pjesa tjetër nuk…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxhën për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se kandidati Hoxha ka treguar përkushtim të madh për përmbushjen e detyrave që ju ngarkuan gjatë qeverisjes së PD-së. Kryetari i PD-së Berisha ka garantuar se kandidati Hoxha me aftësitë dhe me përkushtimin e tij do të bëjë gjithçka që të përmirësojë jetën e banorëve të kësaj bashkie. Berisha po ashtu ka shtuar se Shkëlqim Hoxha, bashkinë do ta shndërrojë në një model për qytetarët dhe…

Read More

Vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm, e aftë të neutralizojë veprimin e radikalëve të lira dhe të kundërshtojë shenjat e plakjes duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Kjo vitaminë i jep shkëlqim ekstrem lëkurës, duke e bërë atë të freskët dhe rrezatuese. Ky aktiv i mrekullueshëm gjithashtu ka një efekt zbutës: zbeh njollat ​​dhe kompaktëson strukturën e lëkurës. Për të gjitha këto arsye është përdorur gjerësisht nga mbretëresha e bukurisë, tradita  koreane, dhe nuk mund të mungojë as në tuajën! Fuqia antioksiduese Vitamina C vlerësohet për fuqinë e lartë antioksidante; kjo do të thotë se është në gjendje të përballojë veprimin e dëmshëm të…

Read More

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, komentoi sot kandidaturën e Belind Këlliçit për Bashkinë e Tiranës. Duke folur në ABC, Kulluri deklaroi se Këlliçi nuk po bën fushatë dhe se nuk po tregon integritet. I pyetur për vjehrrin e tij socialist, analisti theksoi se kjo është fatale për Këlliçin.“Këlliçi nuk ka fushatë. Nuk shoh teza, një set propozimesh për Tiranën nën drejtimin e Këlliçit. Deri tani shikoj negativizëm ndaj Veliajt. Këlliçi nëse ka dalë me të drejtë si kandidat i asaj partie që sulmon bashkinë e Tiranës në vijimësi për betonizimin e qytetit, duhet të përmendur edhe emrat…

Read More

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Vlorë, në rrugën Transballkanike. Nga përplasja e dy automjeteve është lënduar një grua, e cila është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e saj shëndetësore raportohet e rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kurbin. Një mekanik ka ndërruar jetë pasi e zuri poshtë kamioni që po riparonte. Ngjarja është regjistruar në fshatin Laç të Kurbinit. Viktima është identifikuar si Albert Mamli. “Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, të botuar sot. Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport. Në raport vëren se ka patur edhe përparim, duke përmendur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i cili gjatë vitit të kaluar ka hetuar,…

Read More