25 marsi nuk do të jetë një ditë feste për të gjithë kryebashkiakët aktualë të Partisë Socialiste, pasi disa prej tyre nuk do të rizgjidhen për të kandiduar për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit. Qarku i Tiranës do të mbetet i pandryshueshëm duke i dhënë shansin për rikandimim 5 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa zbardhen emrat e mundshëm që përfliten si të preferuar nga socialistët dhe që do t’i prezantohen kryesisë në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, kur pritet edhe të ketë një vendim. Afati i fundit i paraqitjes së listës në…
Author: tirana
Partia Socialiste në Elbasan ka dënuar kërcënimet e kandidatit të djathtë Luçiano Boçi ndaj shoqatave të bamirësisë në këtë qytet. Përmes një reagimi për mediat ndaj kandidatit të “foltores”, PS në Elbasan nënvizon senuk ka ndodhur kurrë më parë që një forcë politike të shantazhojë shoqatat e bamirësisë pse ndihmojnë njerëzit apo të sulmojë organizatat fetare pse u qëndrojnë afër besimtarëve të tyre. “Vetëm një mendje e sëmurë për pushtet si ajo e shtetasit Luçiano Boçi mund të kërcënojë shoqatat e bamirësisë me padi penale. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një forcë politike të shantazhojë shoqatat e bamirësisë…
Në Korenë e Jugut po mendohej që javët e punës së detyruar të shtoheshin nga 52 që janë aktualisht në 69, por kjo gjë u kundërshtua nga brezat e rinj, me argumentin se kjo do të përkeqësonte gjërat. Rritja e kufirit të orëve të punës është vlerësuar si një mënyrë për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore me të cilën do të përballet vendi për shkak të rënies së lindshmërisë, e cila në këtë vend është më e ulëta në botë, si dhe për shkak të plakjes së popullsisë. “Ky propozim është i pakuptimtë dhe shumë larg nga ajo që…
Ish lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar betejën ligjore për regjistrimin e kësaj force politike nën firmën e tij. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Berisha ka ankimuar në KAS vendimin e kryekomisionerit të KQZ, Ilirian Celibashi për ta lënë atë jashtë koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njohu si kryetar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe e regjistroi këtë subjekt nën firmën e tij, duke zbatuar kështu vendimin e KAS. Ky vend u cilësua si politik nga Berisha, i cili kërkon regjistrimin e PD nën emrin e tij. Nga ana tjetër, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” u…
Bashkia Elbasan i është përgjigjur me një deklaratë publike akuzave të kundërshtarëve politik në lidhje me disa video të vjetra të shpërndara, ku qen të shumtë endacakë shihen ne rrugët e qytetit. Pamjet filmike të cilat po qarkullojnë në rrjet, nuk i përkasin aspak viteve të fundit, por janë video të vjetra që qarkullojnë në rrjet, të nxjerra nga arkiva interneti për të denoncuar qëllimisht bashkinë për vrasje të qenve. “Videot e ricikluara me koment alla-babale, me “njësite guerile” që helmojnë me porosi të kryetarit qentë natën tregojnë mjerimin e “foltores” së Elbasanit. “, thuhet ndër të tjera në deklaratën…
Balerini dhe ish-fituesi i BBVA 1,Ilir Shaqiri ishte i ftuar tek Ermal Peçi në emisionin e tij “Më prit në fundjavë”. Përpos planeve për të ardhmen dhe projektet që e presin,ai u ndal edhe tek Sabiani që në edicionin e shkuar ishte shoku më i ngushtë i tij në shtëpinë e BBVA. Ermali e pyeti nëse do të hynte sërisht atje por balerini u përgjigj me një jo të prerë vetëm nëse bëhej fjalë për një edicion vetëm me fituesit. Por nëse në shtëpi ndodhej Emily?(vajza e Ilirit)”Jo nuk do futesha. Kur njëriu është mazhoren e mbi të gjitha kur…
Monika Kryemadhi ka marrë pjesë dje në një aktivitet me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Ajo ka ndarë pamje nga festa, duke kënduar e kërcyer me të rinjtë. Në një moment, Kryemadhi është ngjitur në skenë dhe ka nisur të kërcejë, ndërkohë që të tjerët që e kishin rrethuar krijojnë atmosferë. @robinhooddb ♬ original sound – 🎯
Dafina dhe Dj Geek u përfol në mediat rozë për një ndarje të mundshme. Shkak u bë një status i këngëtares ku shprehej se ndihej bosh dhe fakti që ajo dhe Dj Geek nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Si qëndron e vërteta? Së fundmi, burime për “Prive” bëjnë me dije se është e vërtetë që ka pasur një krizë mes Dafinës dhe Geek javën që lamë pas, mirëpo asgjë e pazgjidhshme. Çifti e kanë kaluar këtë moment të vështirë në lidhjen e tyre dhe vazhdojnë të jenë bashkë. Sipas të njëjtit burim, kjo nuk është diçka e re në…
Dy të rinj janë arrestuar nga policia greke në kufi me Shqipërinë. Sipas autoriteteve greke, brenda automjetit me të cilin udhëtonin dy të rinjtë janë gjetur 3 çanta me 40 pako kanabis që përmbanin rreth 43 kg kanabis. Në pranga janë vendosur drejtuesi i mjetit, 22 vjeç dhe pasagjerja 23 vjeçe, të dy shtetas grek. Që nga fillimi i vitit, në zona të ndryshme të Greqisë janë sekuestruar rreth 957 kg kanabis, sasi e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Vijimësi të disa ngjarjeve mafioze të regjistruara në Tiranë, Laç dhe Lezhë e cilësojnë hetuesit atentatin e 12 marsit në zonën e Don Boskos, ku humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja. Kështu thuhet në dosjen hetimore. Tani grupi hetimor nuk ka me dyshime se objektiv i këtij atentati kanë qenë familjarët e Fation Muratit, ndonëse viktimë mbeti banakierja e lokalit në pronësi të tij. Ngjarja ka motiv hakmarrjen për një sërë vrasjesh zinxhir të kryera për shkak të konflikteve të disa grupeve rivale, thuhet në dosje. “Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe të dhënat e siguruara në rrugë operative rezulton se…
Një telefonatë para se të vdiste ka nxjerrë në dritë të tjera detaje pas vdekjes së trafikantit italian të drogës, Francesco Vitale i cili u gjet i pajetë në rrethana të dyshimta mëngjesin e 22 shkurtit. Mediat italiane kanë publikuar bisedën e tij të fundit përpara se të gjendej i vdekur, ku mësohet se bisedoi me bashkëshorten mbrëmjen e datës 21 shkurtit. Ai i ka lënë fëmijën amanet së shoqes duke nxitur dyshimet tek autoritetet italiane se dikush e ka shtyrë nga ballkoni. Vitale u rrëzua nga kati i pestë i një pallati në rrugën Pescaglia alla Magliana në qytetin…
“Daily Mail” ka publikuar një tjetër dokumentar kushtuar trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador. Junior, një vrasës me pagesë që punon për baronët shqiptar të kokainës, ka treguar mënyrën e punës së këtyre të fundit, teksa i cilëson si njerëz të rrezikshëm dhe se nëse dështon, të vrasin. Gazetari britanik thotë se ai ka refuzuar që të flasë me emra, por kur e ka pyetur nëse ka punuar për Dritan Rexhepin, thotë se vuri re terror në sytë e tij. Pjesë nga dokumentari: Junior në mënyrë të përsëritur refuzoi të emërtojë shqiptarët me të cilët ka pasur punë apo shqiptarin…