Çfarë do të ndodh me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj? Gazetari Poli Hoxha thotë se për Ahmetaj do të vijnë 5 letërporosi nga shtete të ndryshme. Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha pohoi edhe se letërporositë kanë të bëjnë me çështje të pastrimit të parave dhe jo konkretisht me inceneratorët. Sipas Hoxhës, që nga ardhja e Altin Dumanit në SPAK, ky institucion po përdor metodologjinë; ndjek paranë dhe më pas sheh detyrat që ka pasur një zyrtar i caktuar si dhe firmat që ka hedhur. “Janë konfirmuar, po vijnë 5 letërporosi. Kemi nga Austria, nga Qipro, kemi nga 5 shtete. Po…
Author: tirana
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan përuroi një fabrikë të re gjatë kësaj fundjave në Bandirma, e cila pritet të prodhojë sasi të mëdha të materialit të tretë më të fortë në botë. Një investim prej 80 milionë dollarësh që për presidentin Erdogan do ta kthejë Turqinë si një ndër vendet kryesore të eksportit botëror të karbitit të borit. Sipas mediave turke, Erdogan tërhoqi vëmendjen se karbiti i borit është i domosdoshëm për industrinë e mbrojtjes kryesisht me fushat e aplikimit të tij si antiplumb, prodhimin e pjesëve rezistente ndaj konsumimit dhe mbajtës i neutroneve në objektet bërthamore.
Sali Berisha këtë të hënë, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se po përdor qindra milionë eurove për qëllime elektorale. Sipas tij, trefishimi i rrogës do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD-së. “PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama. Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD. Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve. Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit…
Llogaritë në Kategorinë Superiore mbeten të hapura. Kreu i renditjes i takon dy skuadrave të kryeqytetit, Partizanit dhe Tiranës, që duket se janë edhe ato që do garojnë për titullin kampion të këtij sezoni. Pas 26 takimeve, “demat” dhe kampionët në fuqi të vendit numërojnë 44 pikë, me takimet direkte që i takojnë Partizanit duke qëndruar kështu sipër bardhebluve. Rivaliteti më i fortë është ajo për Europën. Pesë skuadra duelojnë për biletën e fundit në turneut ndërkombëtar, me distancat mes Egnatias së pozicionit të tretë dhe Teutës së vendit të shtatë që qëndron në vetëm 4 pikë. Rrogozhinasit shihen si…
Fjetja në suitë me Kiarën, nuk e ka penguar aspak Luizin të flasë për strategjitë e tij të lojës. Ndonëse Vëllai i Madh i krijoi mundësinë dyshes, të flinin tre netë në suitë, të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve, kryefjalë e bisedave ka qenë loja, debatet, marrëdhëniet e krijuara në shtëpi apo aleancat. Gjatë një bisede në orët e para të mëngjesit, Luizi i tha Kiarës se ai po mundohet t’i bëjë banorët të mendojnë se ai dhe Olta kanë një aleancë me njëri-tjetrin. Sipas tij, këtë lëvizje po e bën që të nxisë banorët të nominojnë Oltën dhe…
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar dhe Kryesinë në selinë e re të P. Pas vendimit të KAS, Alibeaj bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash. Me logon dhe emrin e Partisë Demokratike, selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit. Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj.
Një seancë me dyer të mbyllura është ajo për marrjen e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005. Mbyllja e dyerve u kërkua nga prokurorët e SPAK-ut, që pretenduan sekret hetimor, por edhe cenim të sigurisë së dëshmitarit apo personave të tjerë, që përmenden në dëshmi. Për seancë jopublike ka qenë dakord edhe Emiliano Shullazi, i cili ka pretenduar përmes avokates së publikimi në media i deklarimeve të Reçit ka dëmtuar procesin. Procesi gjyqësor zhvillohet ndaj Emiljano Shullazit, Indrit Rusit, Indrit Taullai, Lulzim…
Ambientalisti Sazan Guri foli këtë të hënë në emisionin “Goodmornings Albanians” në Euronews ndarjen nga jeta të qenit të tij Darki, të cilin e kishte prej 19-vjetësh. Guri tregoi lidhjen e fortë emocionale që kishte me qenin e tij dhe në një moment teksa fliste shpërtheu në lot. Ai njoftoi se pret ngushëllime në banesë për 40 ditë për ndarjen nga jeta të qenit të tij. “Unë pres ngushëllime 40 ditë, paradite dhe pasdite. Le të thonë çfarë të duan që ky profesor i madh pret ngushëllime për qenin. Unë kam qenë nga ata persona që me kollaro ushqeja qenin…
Revista prestigjioze TIME sapo ka publikuar listën e saj vjetore të vendeve më të mrekullueshme në botë si dhe pse e çfarë qëndron pas zgjedhjeve të saj. Nominimet erdhën nga rrjeti ndërkombëtar i korrespondentëve dhe kontribuuesve të TIME, të cilët më pas u verifikuan nga redaktorët e botimit të cilët gjithashtu “kërkuan lajmet lokale nga Rrethi Arktik në Brisbane, Australi, për të gjetur vendet më të spikatura”, u shpreh Emma Barker Bonomo. , redaktore e lartë në TIME. “Lista që zgjodhëm pasqyron disa tendenca të mëdha në udhëtime tani: qëndrueshmërinë dhe origjinalitetin. Shumë vendndodhje në këtë listë po gjejnë mënyra…
Qerim Ismailaj për Mallakastrën dhe Armando Subashi për Fierin janë konfirmuar si kandidatë të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se Qerim Ismailaj do të rikandidojë në Mallakastër pasi sipas tij nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon këtë. “Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi për një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur. Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe…
Media britanike “Daily Mail” vijon që të publikojë detaje të reja nga dokumentari që flet për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Britaninë e Madhe, shqiptarët dhe lidhjet e tyre me trafikantët vendas. Këtë herë media britanike është ndalur në rrëfimin që ka bërë një trafikant ekuadorian, i cili ka folur edhe për shqiptarët. “U ulëm në një restorant në portin e njohur të Guayaquil-it pasi unë konfirmova se kuptoja rregullat bazë të tyre. Nuk duhet ta identifikojë në asnjë rrethanë, nuk duhet të publikojë asnjë foto të tij. Nëse do ta bëja një gjë të tillë, më priste…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Taulant Balla arrestimin e kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla nga SPAK-u e ka cilësuar si përgjegjësi personale. Në një prononcim për mediat, ai tha se PS-ja e ka treguar në të gjitha rastet e ngjashme se nuk bëhet mburojë e asnjëri që ka një llogari të hapur me drejtësinë. “E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar, se Reforma në Drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që…