Author: tirana

Katër femra kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi kishin përshtatur një qendër masazhi në çerdhe prostitucioni. “Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetase e punësuar në qendrën e masazheve dhe 4 shtetas të tjerë. Sekuestrohen 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Njoftimi i plotë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Inside”. Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase, njëra prej tyre…

Read More

Gjykatësi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, teksa koha për nisjen e gjykimit po afron. Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, është caktuar për 3 prill. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të akuzuarit po e ndjekin…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar se numri i turistëve të huaj në vendin është rritur. Këtë e ka treguar në rrjetin e tij social Facebook, krahas videos së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Sipas numërit një të qeverisë, 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023-it, ose 74% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose…

Read More

Kandidati i djathtë Belind Këlliçi ka publikuar dhe sloganin e tij të fushatës në kryeqytet, “Tirana në duart e tua. Por ajo që bie në sy është se ish-deputetja socialiste Enkelejda Shamku (Shkreli) ka shprehur hapur mbështetjen në këto zgjedhje për kandidatin e PD-së Belind Këlliçi. Vajza e Enkelejdës, Anna Shkreli ka një raport gati 10-vjeçar me kandidatin e djathtë Këlliçi. Kujtojnë që Artan Shkreli ka qenë zv ministër në qeverinë “Rama” dhe këshilltar I tij, ndërkohë që aktualisht është në krye të Institutit të Ndërtimit.

Read More

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 27 vjeçar i cili mbrëmjen e së dielës aksidentoi për vdekje një efektivi policie. Ngjarja e rëndë u regjistrua në aksin rrugor Patos-Fier, ku 27 vjeçari G.H. ndërsa drejtonte mjetin e tij përplasi punonjësin e policisë A.S. i cili për shkak të plagëve të shumta nuk mundi të mbijetonte. G.H. u arrestua në kushtet e flagrancës dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Read More

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, pjesë e grupimit të Sali Berishës, flet për rastin e Alda Klosit, ku thekson se tubi i Rozetës, pastrueses, ishte plot me “llum” me vlerë. Për të 500 mijë euro që turpërojnë agjentin McGonigal që u shit për 225 mijë dollarë. Bylykbashi pohon se mjafton që SPAK të ndjekë paratë e tubit të Rozetës, dhe do të kishim zgjedhje të parakohshme. Postimi i plotë Tubi i Rozetës si Guri i Rozetës! Në vitin 1799 një oficer francez, gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt, gjeti një pllakë me mbishkrime në dy gjuhë: njëra me hieroglife egjptiane,…

Read More

Moderatorja Fjoralba Ponari ka folur për “Big Brother Albania VIP 2”. Pas komentit të Luizit që ajo është moderatorja më sexy, Fjoralba tha se kjo ka të bëje me shijet personale dhe mund ta kishte thënë secili nga banorët aty brenda. Ajo u shpreh se nuk ka asnjë të preferuar brenda në shtëpi pasi ata përdorin gjuhë shumë të ashpër dhe sipas moderatores nuk po shijojnë eksperiencën e tyre të jetës. Fjoralba tha se e vetmja banore për të cilën ka pëlqim brenda shtëpisë është Deamishel, e cila ka një qetësi olimpike dhe zgjuarsi sipas moderatores. “Kjo është çështje shijesh,…

Read More

Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi intervale të gjata me kthjellime në vendin tonë, ku më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare, në qytetet e zonave të ulëta, ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Por nuk priten reshje. Do të kemi gjithashtu rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi temperatura deri në 24 apo 25 gradë Celcius, deri ditën e premte. Jo vetëm vlerat maksimale, por edhe vlerat minimale do të kenë një rritje të ndjeshme të tyre.

Read More

Një 40-vjeçar shqiptar pas një sherri me një person, i ka prerë këtij të fundi fytin me gotë. Krimi makabër ka ndodhur në Spanjë. Ai është vënë në pranga pas krimit makabër, si tentativë vrasjeje. Ngjarja ndodhi në klubin e natës, Jaleo në La Hernán Cortés. Pas një përleshje, i arrestuari ka sulmuar spanjollin, i cili ka shpëtuar mrekullisht. Ai është gjakosur dhe i gjithë klubi është tmerruar nga ngjarja e rëndë. 40-vjeçari u largua nga lokali duke ecur, i vetëm me duart tërësisht të gjakosura, si dhe me shpinën dhe qafën e njollosur. Ai u nis drejt rrugës Pescadores,…

Read More

I maskuar mes pemëve të larta në pyllin Rold Skov të Danimarkës gjendet bunkeri Regan Vest i mbajtur tepër sekret për më shumë se 50 vjet. Streha, 30 kilometra në jug të qytetit Aalborg, u ndërtua gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë. Kuratorja e Muzeut Historik të Rajonit Verior të Danimarkës, Bodil Frandsen, e ka bazuar doktoraturën e saj mbi bunkerin Regan Vest të kthyer tashmë në një muze. “Pas revolucionit hungarez dhe incidenteve të Kanalit të Suezit, frika e një lufte ishte shumë reale. Në të njëjtën kohë, kishin evoluar edhe bombat bërthamore dhe veçanërisht prova me bombën me…

Read More

Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen në Shqipëri dhe gjërat kanë arritur deri aty sa është krijuar një GoFundMe në emër të tij, që njerëzit të kontribuojnë me para. Llogarinë e ka hapur Sokol Tahiri, kunati i Luizit që edhe e takoi të shtunën në shtëpinë e BB Vip2, i cili e ka postuar linkun në Instastory. “Përshëndetje të gjithëve! Pas kërkesave të shumta dashamirëse nga të gjithë fansat e Luizit, kemi hapur këtë GoFundMe për Luizin, që menaxhohet nga familjarët e tij”, duke bashkëngjitur linkun e donacioneve. Duke qenë se GoFundMe përdoret për çështje bamirësie për fatkeqësi/tragjedi të…

Read More

Presidenti i Kinës, Xi Jinping viziton këtë të hënë Moskën ku pritet që të tregojë mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, teksa tenton të shtyjë përpara një plan për paqe që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë. Kremlini bën me dije se do diskutojnë për një “partneritet gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim strategjik”. Pekini një aleat i Rusisë ka ofruar propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, kjo të cilën Perëndimi e ka pritur me shumë dyshime, pasi u bë publik menjëherë sapo ministri i jashtëm Kinez vizitoi Moskën. Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit kinez në…

Read More