Author: tirana

Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani, që pavarësisht kualifikimit të marrin një vizë pune. Sindikatat i tremben fluksit të fuqisë punëtore të lirë nga Ballkani. Sipas të dhënave të Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit (IAB) aktualisht ka 1,98 milionë vende të lira pune në Gjermani. Për të vepruar kundër mungesës kronike të fuqisë punëtore, qeveria gjemane planifikon të liberalizojë ligjin përkatës për emigracionin e punës. Një pjesë e paketës ligjore është e ashtuquajtura “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”. Qeveria parashikon dy ndryshime themelore: Nga njëra anë kjo rregullore nuk do të jetë më…

Read More

Finlanda kryeson raportin botëror të lumturisë. Ky raport mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi. Finlanda kryeson listën për të gjashtën vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re. Njerëzit janë më të lumtur duke jetuar në vende ku hendeku i lumturisë është më i vogël. Lituania është i vetmi vend i ri në njëzetëshen e parë, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy vendet më të pakënaqura në sondazh. Kosova renditet në vendin e…

Read More

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën me rastin e hapjes së një ekspozite pikture. Rama do të mbajë në kryeqytetin grek ekspozitën e veprave të tij të artit të cilat do të prezantohen në Zappeio Megaro. Vizita do të jetë jozyrtare, por kjo nuk do ta pengojë atë të ketë takime me lidershipin politik të vendit fqinj. Ai pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” dhe do të nisë menjëherë një sërë takimesh, fillimisht me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias me të cilin do të ketë edhe një drekë pune ku do të marrë pjesë…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mirëpriti pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.“Përmbushja e obligimeve sipas Marrëveshjes Bazë, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të ofrojë mundësi të mëdha për njerëzit në dy shtetet dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Blinken përmes një deklarate. Kryediplomati amerikan përgëzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për lidershipin e treguar për arritjen e kësaj marrëveshjeje. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me…

Read More

Më shumë se 13,000 prindër mbi moshën 50 vjeç morën pjesë në studim, në të cilin u zbulua se prindërit me të paktën një djalë plaken më shpejt nga ana njohëse. U zbulua gjithashtu se ata që kishin më shumë se një djalë i humbën aftësitë e tyre njohëse më shpejt se ata që kishin vetëm një vajzë. Studimi mendon se arsyeja pse prindërit e djemve plaken më shpejt është se djemtë priren të jenë më pak të dashur se vajzat, gjë që mund të çojë në një shëndet më të keq mendor për prindërit e tyre. Në fillim të…

Read More

Stomatologia Alba Myrto, thotë se dhëmbët duhen larë për jo më pak se 2 minuta. Ajo tha se kujdesi për higjienën orale ka ardhur duke u shtuar. “Përgjithësisht, mendoj se kultura jonë për kujdesin për gojë, ka ardhur duke u shtuar gjithmonë e më tepër. Gjithmonë po ndërgjegjësohen pacientët që të jenë më të kujdesshëm për higjienën orale. Është një pjesë që duhet të jetë rutinore, duhet të jetë në një kohë të caktuar dhe duhet të zgjasë patjetër dy minuta. Atëherë mund të themi që janë larë dhëmbët si duhet”, theksoi ajo.

Read More

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me një thirrje për fermerët që të aplikojnë nga sot deri më 11 prill, kjo për të përfituar nga skema e mbështetjes.”MIRËMËNGJES dhe duke i ftuar fermerët të aplikojnë nga sot e deri me 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në platformën e-Albania, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanoviç do përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish-ministrin properëndimor të ekonomisë Jakov Milatoviç, meqë asnjëri prej tyre nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për një fitore në zgjedhjet e së dielës. Qendra për Monitorim dhe Hulumtim në Podgoricë, tha se sipas rezultateve paraprake presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, ka fituar numrin më të madh të votave, përkatësisht, 35.4 për qind. Kandidati i Lëvizjes Qytetare “Evropa Tani”, Jakov Milatoviç, fitoi 29.3 për qind. Kandidati i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Andrija Mandiç siguroi 19.1 për qind…

Read More

Kjo e hënë do të jetë në mbizotërimin e një moti të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, ku kalime të pakta të vranësirave pritet të ketë në zonat e thella malore. Parashikohet që pas mesdite dhe në vijim vranësirat e lehta të shfaqen përkohësisht në pothuajse gjithë territorin, por nuk do të mund të sjellin reshje. Ndërsa një pjesë e mirë e bregdetit do të mbetet me kthjellime.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi…

Read More

Dashi Gjatë javës që do të nisë do të keni në favor Venusin që do t’ju japë ditë harmonike edhe nëse shumë prej jush do t’i kalojnë të mbyllur në shtëpi. Përsa i përket punës, angazhimet tuaja nuk do t’ju japin një pushim dhe do të filloni të vuani nga largësia e partnerit. Demi Të hënën romanca është në ajër. Dashuria po lulëzon, ju dhe partneri juaj jeni në të njëjtën gjatësi vale. Mundohuni të ndani sa më shumë kohë që të jetë e mundur për të ushqyer marrëdhënien tuaj. Binjakët Shumë prej jush do të përjetojnë zhgënjim gjatë orëve…

Read More

Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme. Lavamanët që kanë rrjedhje, dritaret e izoluara dobët, kuzhina, bodrumi dhe dushi janë disa nga vendet më të zakonshme ku krijohet myku.Llojet e dëmshme të mykut mund të shkaktojnë alergji, helmim ose infeksione patogjene. Si ndikon myku në trupin tuaj? Simptomat më të shpeshta të lidhura me mykun, janë alergjitë dhe astma. Simptomat e ekspozimit ndaj mykut varen nga personi, gjatësia e ekspozimit dhe llojet e mykut.Gjithashtu ato ndryshojnë nga njëri person në tjetrin, sepse gjenetika individuale luan një rol në mënyrën se si trupi juaj…

Read More