Author: tirana

Një 27-vjeçar nga Kosova është gjobitur me 55 000 lekë të rinj, pasi drejtonte mjetin me 197km/orë dhe pa rripin e sigurimit. Gjithashtu, për shkak të rritjes së fluksit të lëvizjes, gjatë fundjavës që lamë pas, shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore. Për pasojë 57 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar me masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Read More

Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi më 20 mars, në kohën institucionet po përballen me kritika për shkak të reformës kundërthënëse për pensione. Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka përdorur nenin 49.3 të Kushtetutës për të shtyrë përpara projektligjin, pa pasur nevojë për votim.Që kur kjo ngjarje ndodhi javën e kaluar, mijëra persona kanë protestuar në Francë. Mocionet e mosbesimit janë ngritur nga deputetët e qendrës dhe të ekstremit të djathtë, Tubimi kombëtar. Debati parlamentar do të mbahet më vonë gjatë të hënës.Nëse kalojnë mocionet e mosbesimit, atëherë presidenti Emmanuel Macron, nuk rrezikon që të shkarkohet, por…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drosero Xanthi në Greqi, një vendbanim i cili është i banuar kryesisht nga komuniteti rom. Një 45-vjeçar është vrarë me breshëri plumbash nga një 37-vjeçar në bashkëpunimin me dy djemtë e tij dhe dhëndrin. Vrasja e 45-vjeçarit, ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues që ekziston në këtë zonë në lidhje me fejesat mes të miturve. Gjyshi 45-vjeçar u vra pasi theu premtimin për t’i shitur mbesën e tij adoleshente familjes së dhëndrit për 6000 euro. Thyerja e një marrëveshjeje të tillë, përbën fyerjen më të lartë në këtë zonë, ku sipas…

Read More

Apeli i Posaçëm shqyrtoi këtë të hënë ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete. Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale.Pas seancës së sotme, Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin për sekuestrimin e këtyre pasurive, ndërsa nuk legjitimoi avokatët për Ervis Martinajn, sepse ishte firmosur nga familjarët dhe jo nga vetë 40-vjeçari. Kujtojmë se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur nga familjarët verën e vitit…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 49 të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 259 dhe 244 të Kodit Penal. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi Ilir Kapetani, me detyrë…

Read More

Apeli i GJKKO ka dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017. Apeli ka rikonfimuar kështu dënimin maksimal për 2 të akuzuarit. Apeli GJKKO i ka dënuar me nga 25 vite burg për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, duke ndryshuar kështu vendimin e shkallës së parë që pushoi çështjen. Bilbili dhe Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor…

Read More

Këtë të hënë në ambientet e Bankës së Shqipërisë u çel “Java e Parasë 2023”. Guvernatori Gent Sejko u shpreh se edukimi financiar i shoqërisë ka rol thelbësor në ekonomi. “Edukimi financiar u shërben të rinjve për të gjykuar sa më mirë për organizimin e financave, kursimet, investimet e për t’u përgatitur për jetën e tyre. Do u shërbente dhe shtresave të tjera për një vendimmarrje sa më të mirë për investime e kursimet e tyre. Marrëdhënia me bankat e një përfshirje më e mirë financiare do zbuste dhe pabarazinë ekonomisë mes shtresave të popullsisë”. Sipas Sejkos, edukimi financiar ka…

Read More

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Nënë Tereza”, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur I plagosur një 13-vjeçar. Rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta. Policia bën të ditur se është arrestuar shoferi i automjetit, ndërsa fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia në një njoftim të shkurtër për mediat.

Read More

Luiz Ejlli përsërit faktin që nëse del Kiara Tito, do dalë edhe ai nga shtëpia e “Big Brother Albania Vip 2”. Teksa po bisedonin në suitë, këngëtari i tha moderatores se ose ata të dy do shkojnë bashkë në finale, ose nuk do shkojë asnjëri prej tyre. Ai shpesh herë e ka përsëritur këtë gjë, duke thënë se loja e tij nuk do kishte kuptim pa Kiarën brenda në shtëpi. Në fakt, kjo e fundit pak ditë më parë, duke biseduar me Oltën dhe Armaldon tha se nëse Luizi del nga shtëpia, ajo do vazhdojë lojën dhe nuk ka pse…

Read More

Presidenti kinez Xi Jinping ka mbërritur në Moskë, dhe vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shtoi se Rusia dhe Kina do të mbikëqyrin rendin botëror. “Jemi gati të monitorojmë rendin botëror, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe principet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha Xi. Me tej, lideri kinez u shpreh se është i sigurt se kjo vizitë në Rusi do të jetë e frytshme, si dhe do të çojë më përpara ndërveprimin strategjik mes dy vendeve. “Besoj se kjo vizitë do të shërbejë për t’i dhënë një impuls zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Rusi”, shtoi…

Read More

Sali Berisha në një komunikim nga selia blu u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral. Berisha tha se do të ndërmerren hapa ligjorë ndaj aplikacionit “Aktivisti”, të krijuar nga PS për fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 Majit. “Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimit elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit. Aktivist është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Dëshmi e shndërrimit të narkoshtetit të Ramës në një narkoshtet elektoral, shndërrimit në…

Read More