Këngëtarja dhe ih-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Shota Baraliu dhe modelja Juliana Nura u përfshinë në një përplasje në mbrëmjen post BB Vip Kosova. Ato debatuan për mosmarrëveshjet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi ku vazhdimisht janë konfliktuar me njëra tjetrën. Shota u shpreh e lumtur që Stresi fitoi dhe jo Xhuli, madje kësaj të fundit iu drejtua duke i thënë se ka pasur pretendime që të bëhet fytyrë promovuese e një kompanie ndërkombëtare, por u bë imazhi i një kompanie të miellit. “Ti s’e ke fituar çmimin, ke pasur pretendime për të qenë në një reklamë ndërkombëtare,…
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me urimet e bekuara për këtë të martë të Shën Ndout. “MIRËMËNGJES dhe me të martën e shenjtë të Shën Ndout, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Në orët e para të mëngjesit, një aksident tragjik është shënuar në Fushë-Krujë ku për pasojë ka ndërruar jetë një 50-vjeçar, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në aksin Fushë Krujë-Milot. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga e është përplasur me mbrojtëset anësore. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një prej pasagjerëve, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët e tjerë, si edhe drejtuesi i mjetit. Mjeti tip ‘Benz’ me të cilin po udhëtonin rezulton në pronësi të Juljan Kaxhi Kocja. Shkak i…
Dashi Qielli juaj është interesant, një rrethanë e mirë sidomos në sferën sentimentale. Me këta yje është e pamundur të mos merrni avantazhe dhe përmirësime. Beqarët, megjithatë, është më mirë të mos synojnë njerëz të vështirë vetëm për hir të një sfide. Demi Të martën ju ende po përballeni me disa dalje të shumta, të cilat prej disa muajsh kanë qenë shkak për shqetësim tek disa çifte që përballen me shpenzime për shtëpinë apo të tjera. Kujdes mos i përkushtoheni shumë punës, duhet të rikuperoni energjinë. Binjakët Disa momente shqetësimi janë të mundshme, Hëna disonante mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm…
Moti në këtë të martë pritet të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë në vend vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë ditës dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Parshikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu në vendin tonë, ku më të dukshme do të jenë pjesërisht në zonat qëndore dhe në jug të territorit. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do ulen lehtësishtë në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri…
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ishte më i detajuar dhe me afate konkrete. Duke folur në ABC News, Bushati u shpreh se pas takimit në Bruksel, pritej që në Ohër të kishte një dokument të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas Bushatit, tanimë Bashkimi Evropian, në këtë proces nuk është vetëm në rolin e ndërmjetësuesit, por është përfshirë si palë e tretë. “Natyrisht, takimi i Ohrit vjen pas takimit të Brukselit ku pritshmëritë ishin për të pasur…
Shqipëria akordoi 1 milion euro për të mbështetur qytetet e prekura gjatë tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri. Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në Konferencën e Donatorëve të zhvilluar nga Komisioni Europian dhe nga presidenca suedeze. “Ishim pranë miqve tanë që në momentet e para dhe po japim kontributin tonë edhe për rindërtimin e qyteteve të rrënuara. Të gjithë bashkë mund të lehtësojmë dhimbjen dhe të ndihmojmë në kapërcimin e kësaj situate”, u shpreh Balluku në një postim në rrjetet sociale. Si pasojë e dy tërmeteve të 6 shkurtit me magnitudë 7,7…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga Sali Berisha të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit, këto ambiente u përkasin atyre. Alibeaj u shpreh se nuk ka ndërmend të çoj demokratët në konflikt siç ndodhi në 8 janar, por se respekton vetëm ligjin dhe vendimin e gjykatës. “Në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë ato të 8 janarit. Unë kam këtë qëndrim, nuk jam nga ata që i çon demokratët pre të emocioneve të tyre, njerëzore mbase, nuk i çoj njerëzit në konflikt dhe në përplasje,…
Ish-deputeti Halit Valteri tha në një intervistë për Euronews Albania se koalicioni i Ilir Metës dhe Sali Berishës nuk fitojnë më shumë se 5 bashki në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Valterit, SHBA nuk do ta lejojë kurrë ardhjen në pushtet të Metës dhe Berishës. “E kam thënë ka nja 6 muaj, përveç 2-3 bashki në veri dhe ndonjë nga juglindja nuk marrin dot. Më pak se 5 bashki merr koalicioni “Bashkë fitojmë”, sigla na bashkuan rublat se edhe ngjyrat i kanë bërë si flamuri rus. SHBA nuk do ta lejojë kurrë ardhjen e tyre në pushtet. Nëse vjen njw…
Me padurimin për t’u rikthyer në pushtetin vendor, për të mbledhur me shpejtësi demokratët e përçarë rreth vetes, Berisha i zbuloi i pari kandidatët për lokalet e 14 majit. Që në dhjetor, nga një proces që e quajti primare. Ajo që nuk parashikoi ishte se këto kandidatët do e kishin të pamundur të garonin me logon dhe flamurin e PD-së, që gjykata vendosi të vazhdojnë t’i përkasin grupit Basha-Alibeaj. Për të dalë nga situata, e ndihmoi sërish aleati i tij i kohëve të vështira, Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë i la hapësirë të lirë aleatit të tij, si…
Edi Rama ndodhet sot në Athinë, jo si kryeministër, por si artist që çel ekspozitën e tij të parë në kryeqytetin helen. Teksa ka folur përpara një audience të madhe në pallatin Zapion Megaro të Athinës, Rama e ka quajtur veten si “artisti më i mirë mes kryeministrave”. “Do të doja të flisja disa fjalë greqisht për t’ju adresuar kësaj audience të bukur. Jam shumë mirënjohës për këtë mikrpritje mbreslënëse dhe për këtë event special. Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim. Kur…
Prej dy vjetësh në fshatin Imsht të Lushnjës është hapur një pikë grumbullimi për kallamat e kanaleve. Kjo pikë që i eksporton në Itali punëson rreth 10 punëtorë. Kallamat mblidhen nëpër kanalet e Myzeqesë. Një punëtor duhet të pastrojë 1 mije copë kallama që të marrë 20 mijë lekë të vjetra në ditë. Kallamat e kanaleve kërkohen për lidhjen e fasules dhe të fidanëve te shalqirit në Itali. Ato zgjidhen 3 metra te gjatë dhe pasi pastrohën lidhen dhe vendosen nëpër kontejnerë të presuar.