Evi Kokalari ka vijuar me akuzat ndaj Sali Berishës duke deklaruar se ky i fundit po përpiqet të shfrytëzojë konservatorizmin edhe pas koalicionit me partinë e Lirisë që është një parti e spektrit të majtë. Duke komentuar konferencën që do të organizohet nga Rithemelimi ditën e nesërme me temë “Doktrina e së djathtës’, Kokalari tha se Berisha nuk e donte konservatorizmin dhe se vetëm ishte tallur. “Sa te turpshëm jeni? Shfrytëzoni konservatorizmin tashti mbas koalicionit me një parti super të majtë dhe mbasi mbyllët sytë dhe gojën për manipulimet e votës së Këshillit Kombëtar, garës së Forumit Rinor dhe primareve…
Author: tirana
Pesë deputetë do të dorëzojnë mandatin brenda kësaj jave, në mënyrë që të hënën të mund të regjistrohen si kandidatë për kryetarë bashkie pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partia Socialiste do të sakrifikojë vetëm dy ligjvënës për të provuar fitore lokale në Shkodër dhe në Gramsh. Rriskun më të madh e ka marrë Benet Beci i cili po ngulmon të fitojë një bashki të cilën socialistët nuk e kanë fituar kurrë. Por largimi i tij risjell në skenë Ilir Beqajn. Ai do të marrë një biletë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rikthyer në Kuvend, sepse është kandidati i…
Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035, nëse nuk ndërmerren veprime të rëndësishme për ta parandaluar atë. Këto janë faktet e nxjerra në dritë nga Atlasi 2023 i Federatës Botërore të Obezitetit. Për këto vlerësime, është marrë parasysh indeksi i masës trupore (BMI), një numër i llogaritur duke pjesëtuar peshën me katrorin e gjatësisë. Ai parashikon që 51% e botës, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë mbipeshë ose obezë brenda 12 viteve të ardhshme. Moshat që priten të preken më shumë janë nga 5-19 vjeç…
Nga Ross Pomeroy/ Nuk është e paarsyeshme të spekulohet se jashtëtokësorët e kanë vizituar Tokën. Galaktika jonë, Rruga e Qumështit, është e vjetër, shumë e madhe, dhe me planetë të shumtë që mund të jenë të banueshëm, duke u dhënë specieve të tjera inteligjente shumë kohë për të arritur udhëtimin ndëryjor me shpejtësi shumë të lartë, me synim kryerjen e ekspedita të ndryshme që zgjasin me shekuj ose më shumë.Imagjinoni pak:nëse një specie inteligjente jashtëtokësore do të vizitonte për pak kohë Tokën një herë në 15.000 vjet ose më shumë, nuk ka asnjë mënyrë që ne ta dimë sot këtë…
Nisi sot Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, në qendër të së cilës është teknologjia dhe inovacioni, ku morën pjesë 88 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli. Kjo ngjarje synon njohjen e sipërmarrësve izraelitë me eko-sistemin vendas të teknologjisë dhe informacionit dhe kompanitë shqiptare lider në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes kompanive. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili hapi takimin e parë, tha se Tirana ka potencialin të jetë Tel-Avivi i Ballkanit. “Sot kemi 88 kompani nga Izraeli në Tiranë; Janë 88 mundësi për të lidhur 88 fije bashkëpunimi mes Tiranës dhe Tel-Avivit, ose…
Një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme është mënyra më e mirë për të rritur imunitetin dhe për të shmangur sëmundjet. Dietologia Dr.Hana Stolinska shpjegon se cilat produkte duhet të hamë dhe cilat duhet të shmangim. Ajo thekson se perimet jeshile janë veçanërisht të vlefshme. “Ato përmbajnë klorofil, shumë vitaminë C, acid folik dhe vitamina B, të cilat ndikojnë pozitivisht në imunitetin tonë. Duhet të hani shumë zarzavate, por të gjalla, sepse përpunimi termik e zvogëlon atë deri në 80 për qind. vitaminë C dhe acid folik”, shpjegon dietologia dhe shton se, sipas hulumtimeve, duhet të hamë 700-900 g perime…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se për Marrëveshjen e 18 marsit në Ohër, duhet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës. I pyetur se a do të ratifikohet kjo marrëveshje në kuvend, Kurti tha se “besoj se tash topi nuk do të duhej të ishte të Kosova”, teksa kërkoi kontributin e të gjithëve për këtë. “Topi është në anën e Serbisë, pse nuk po nënshkruan ajo”, është shprehur Kurti. Ai tha se në vend se diskutimi, sipas tij, të bëhej se “pse nuk po e nënshkruan Serbia marrëveshjen”, diskutimi po bëhet se “kur do të themelohet Asociacioni”. “Andaj,…
Disa shenja të Horoskopit janë mjaft eksituese dhe “intensive” dhe gjithmonë e bëjnë të ndjeshme praninë e tyre. Janë personat që në rastin e parë do të reagojnë dhe do të flasin të parët në një përballje, ndërkohë që në të njëjtën kohë do t’i nënshtrohen zemërimit dhe ka shumë mundësi që në disa raste të ikin. Prandaj, ka disa të tjerë që në çdo rast do të ruajnë gjakftohtësinë e tyre. Këto shenja janë forca e qetë e grupit që qëndrojnë gjithmonë të qetë dhe të mbledhur dhe nuk e lënë kurrë zemërimin e tyre t’i marrë më të…
Giovanni De Biasi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit ka thënë se kuqezinjtë kanë të gjitha shanset për t’u kualifikuar në Europianin 2024 si e para në grupin E. Në një intervistë për median në Kosovë, “BlicSport”, italiani beson se me grupin aktual tanët do jenë pjesë e finaleve të Europianit. “Dukës i kam thënë tashmë se Shqipëria mund të përfundojë e para në këtë grup. Është një skuadër e fortë që ka lojtarë që luajnë në ekipe të nivelit të lartë. Të gjithë e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por e përsëris, Shqipëria ka mundësi të…
Në një bisedë me Visin, fenomeni i Big-ut, këngëtari Luizi ka quajtur Oltën dhe Kiarën kryefjalë të këtij Big Brother-i. Sipas tij në këtë fazë të lojës nuk do të jetë dyshja Olta-Kiara që do të të dalin si më pak të preferuarat e publikut, por Kristi dhe Qetësori.
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë një takim edhe me krerët e degëve. Në mbledhje po diskutohet mbi zgjedhjet vendore dhe propozimet e tyre për listat e këshillave bashkiakë dhe kandidatët për 61 bashkitë. Mbledhja ka nisur në orën 12:00, fillimisht me degët e jugut të vendit. Takimet do të zgjasin përgjatë gjithë pasdites dhe do të diskutohet me krerët e degëve të veriut, e ndërsa për në orën 18:00, që do të jetë mbledhja e fundit, është lënë takimi me krerët e degëve në Tiranë. Një ndër propozimet është që të dilet me kandidatë dhe…
Një tjetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Borther Vip”, e si duket ky zarf ka ardhur pas debatit të ashpër mes Kristit dhe Antonetës. Edhe pse banorët i kërkuan Kristit që ti kërkojë falje banores, ai tha se në asnjë moment nuk e kishte ofenduar dhe s’ ka pse t’ i kërkojë ndjesë. Sipas tij, e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast. Kujtojmë se një debat i ashpër mes Antonetës dhe Kristit ndodhi në mëngjesin e të hënës. Teksa Kristi bisedonte me Luizin, Antoneta ndërhyri në bisedë duke bërë një pyetje që…