Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Takimi i 18 Marsit, Kurti: “Topi” te Serbia, pse nuk e nënshkruajnë marrëveshjen

14:24 / March 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se për Marrëveshjen e 18 marsit në Ohër, duhet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës. I pyetur se a do të ratifikohet kjo marrëveshje në kuvend, Kurti tha se “besoj se tash topi nuk do të duhej të ishte të Kosova”, teksa kërkoi kontributin e të gjithëve për këtë.

“Topi është në anën e Serbisë, pse nuk po nënshkruan ajo”, është shprehur Kurti.

Ai tha se në vend se diskutimi, sipas tij, të bëhej se “pse nuk po e nënshkruan Serbia marrëveshjen”, diskutimi po bëhet se “kur do të themelohet Asociacioni”.

“Andaj, është e rëndësishme që t’i qëndrojmë besnikë interesave shtetërore të popullit tonë, sepse ne kemi qenë kreativ”, tha ai.

Kurti, është shprehur se zbatimi i marrëveshjes së arritur më 18 mars duhej që të niste nga e hëna.

Kjo pasi sipas Kurtit, plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen se kur duhet të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje, teksa iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta dënojnë sjelljen e Serbisë.

“Edhe marrëveshjen bazë, edhe planin e zbatimit tashmë i kemi dakorduara. Për ne, kjo është marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë e ta dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila kur zhvillohen takime thonë se ‘nuk nënshkruaj’, e ndërmjet takimeve thotë se ‘nuk zbatoj gjë’”, është shprehur Kurti.

Kurti tha se Serbia nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, pasi siç shtoi, marrëveshja bazë është njohje ‘de-facto’, teksa theksoi se ai është i vetmi në takime që bën propozime.

“Unë jam i vetmi në këto takimet e Brukselit që bëj propozime. Pala tjetër me të cilën negocioj, nuk bënë propozime. Unë bëj propozime e oferta që refuzohen, e në fund merremi vesh, ama ata nuk nënshkruajnë. Kjo është çështja themelore, e për të tjerat me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm. Me partnerët amerikanë jemi në komunikim të vazhdueshëm, e do të duhej që atë formulimin e vetëmenaxhimit të komunitetit serb, të adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për ne bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Evropës”, tha Kurti./klankosova

kurti Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.