Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

A u vizituan nga jashtëtokësorët Sumerët e lashtë?

14:50 / March 21, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sumeret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ross Pomeroy/

Nuk është e paarsyeshme të spekulohet se jashtëtokësorët e kanë vizituar Tokën. Galaktika jonë, Rruga e Qumështit, është e vjetër, shumë e madhe, dhe me planetë të shumtë që mund të jenë të banueshëm, duke u dhënë specieve të tjera inteligjente shumë kohë për të arritur udhëtimin ndëryjor me shpejtësi shumë të lartë, me synim kryerjen e ekspedita të ndryshme që zgjasin me shekuj ose më shumë.

Imagjinoni pak:nëse një specie inteligjente jashtëtokësore do të vizitonte për pak kohë Tokën një herë në 15.000 vjet ose më shumë, nuk ka asnjë mënyrë që ne ta dimë sot këtë gjë. Tek efundit, shkrimi më i hershëm daton vetëm në vitin 3.400 para Krishtit.

Por sikur jashtëtokësorët të kenë zbarkuar në Tokë mijëra vjet më parë, dhe vizita e tyre tëjetë regjistruar në shkrimet më të hershme që njeh sot historia e njerëzimit? Si mund të duket një përshkrim i tillë? Astrofizikanti i famshëm, Karl Sagan, spekuloi pikërisht për këtë temë me kolegun Josif Shklovski në librin e tyre të vitit 1966 “Jeta inteligjente në Univers”.

“Hipoteza të tilla janë plotësisht të arsyeshme dhe të denja për një analizë të kujdesshme. Është e qartë se rindërtimi i një kontakti me një qytetërim jashtëtokësor ka shumë vështirësi. Pasi nuk mjafton një rrëfim i thjeshtë mbi shfaqjen e një qenieje të çuditshme, që kryen vepra të mrekullueshme dhe që banon në qiej”- shkroi ai.

Në fund të fundit, shkrimet e lashta janë plot me tregime fiktive, folklorike të hyjnive dhe të mbinatyrshmes. Atëherë çfarë mund ta bëjë të veçantë një histori të mundshme të kontaktit të njerëzve me jashtëtokësorët? “Përshkrimi i morfologjisë së një qenie inteligjente jo njerëzore, një përshkrim i qartë i realiteteve astronomike që një popull primitiv nuk mund t’i kuptonte me përpjekjet e veta, ose një paraqitje transparente e qëllimit të kontaktit, do të rriste besueshmërinë e legjendës”- theksoi Sagan.

Ai vazhdoi t’i referohej një historie që përputhet me ato kërkesa, sigurisht me një paralajmërim:“Unë nuk pretendoj se ky që po përmend është domosdoshmërisht një shembull i kontaktit jashtëtokësor, por është lloji i legjendës që meriton një studim më të kujdesshëm”.

Më pas ai përshkruan legjendën e Oanes nga Sumeri, qytetërimi më i hershëm i njohur në rajonin historik të Mesopotamisë Jugore, që lulëzoi midis viteve 4500 dhe 1900 Para Krishtit. Shumë autorë të lashtë tregojnë për një krijesë të quajtur Oanes, që u shfaq në një pjesë të Gjirit Persik që kufizohej me Babiloninë.

“I gjithë trupi i saj i ngjante një peshku. Dhe nën kokën prej peshku kishte një kokë tjetër. Këmbët poshtë ishin ato të një njeriu, të lidhura me bishtin e peshkut”– thuhet më tej. Sipas legjendës, Oanes u dhuroi sumerëve të hershëm “informacione mbi shkronjat, shkencat dhe çdo lloj arti”.

Ai i mësoi ata të ndërtonin shtëpi, të themelonin tempuj, të përpilonin ligje, si dhe u shpjegoi parimet e njohurive gjeometrike. Krijesa të tjera të ngjashme me Oanes përmenden në tregime të tjera të lashta. Ata quhen Apkallu.
about:blank
“Qytetërimi sumerian përshkruhet nga vetë pasardhësit e sumerëve si me origjinë jo njerëzore. Një varg krijesash të çuditshme shfaqen gjatë rrjedhës së disa brezave. Qëllimi i tyre i vetëm në dukje është të udhëzojnë njerëzimin. Secili e di misionin dhe arritjet e paraardhësve të tij”– shkruan Sagan.

Veçanërisht, Apkallu nuk përshkruhen kurrë si perëndi. Sagan e pranoi se të folurit mbi jashtëtokësorët në Sumerinë e lashtë pa provat e mëdha që janë të nevojshme për të vërtetuar një pretendim kaq të guximshëm, ishte vetëm spekulim.

“Një demonstrim plotësisht bindës i kontaktit të dikurshëm me një qytetërim jashtëtokësor,do të jetë gjithmonë i vështirë për t‘u siguruar vetëm mbi baza tekstuale. Por histori si legjenda e Oanes, dhe përfaqësimet e qytetërimeve më të hershme në Tokë, meritojnë studime shumë më të thelluara sesa deri më sot, me mundësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me një qytetërim jashtëtokësor si një nga shumë interpretimet e mundshme alternative”- nënvizoi Sagan. /“Big Think”/

lashtesi sumeret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.