Keisi i ka dhënë fund atij raporti më intim që kishte krijuar brenda shtëpisë së BBV me Kristin, raport të cilin ajo nuk preferon ta quajë lidhje. Gjithçka duket se është thyer me hyrjen e Sabianit brenda në shtëpi dhe faktin që ai nuk e kishte mbështetur këtë lidhje jashtë. Këtë e tregojnë dhe vetë fjalët e Keisit me vajzat në BBV, kur i komunikon vendimin që ka marrë për të cilin ka informuar dhe Kristin. “Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është dicka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë…
Author: tirana
Ka dalë sot para gjykatës Altin Morina, 43-vjeçari me detyrë shef i Stërvitjes Ushtarake në repartin e RENEA-s, i cili u arrestua disa ditë më parë teksa po lëvizte me një automjet tip Audi në zonën e Kodrës së Diellit me 113 mijë euro brenda. Gjithashtu iu gjetën dhe sekuestruan bashkë me eurot edhe reth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund. Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e “Kodrës së Diellit” kur ndërhyu Policia, e cila e kishte survejuar pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative.
Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto nga festa e Japonisë. Kryeministri ishte në festë bashkë me bashkëshorten e tij Linda Rama. Në festë ka marrë pjesë edhe Gramoz Ruçi, si dhe shumë zyrtarë japonezë. Ndërsa poston fotot, Rama shkruan: “Me respekt shumë të veçantë në festën e Japonisë!”, shkruan Rama.
Edhe pse pak ditë më parë Ilir Meta publikoi listën e plotë të Partisë së tij për Tiranën, dalja në një koalicion ka sjellë dhe përplasjet e para. Duke folur mbrëmë në RTSH, kandidati i Berishës në Tiranë, Belind Këlliçi deklaroi se pavarësisht se Ilir Meta ka bërë listën e saj, ajo do të ribëhet nga e para. Sipas tij, pjesën më të madhe të emrave në listë do e ketë Partia Demokratike. “Partia e Lirisë e ka bërë listën, por për shkak të bashkëpunimit, kjo listë do të ribëhet. Pjesën më të madhe do ta ketë Partia Demokratike”, theksoi…
Kur na ndajnë më pak se 60 ditë nga zgjedhjet vendore, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon të dominojë në të gjitha sondazhet në lidhje me garën për bashkinë e Tiranës. Në sondazhin e publikuar mbrëmjen e sotme nga “Euronews”, bie në sy se Veliaj kryeson me më shumë se gjysmën e votave, konkretisht 55.6% të votave. Nga ana tjetër kandidati jozyrtar i dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi nuk kalon më shumë se 32.6 për qind të votave. Ajo që bie në sy është se me afrimin e datës së zgjedhjeve, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të rritet në sondazhe. Krahasuar…
Diola Dosti ishte një nga ish-konkurrentet e shtëpisë së Big Brother VIP që guxoi të fliste publikisht për marrëdhënien me ish-bashkëshortin. Nutricionistja tha se ka raport korrekt me të për hir të 3 vajzave që kanë bashku dhe nuk është xheloze për romancën e tij të re. Në një intervistë për ‘Glamour Zone’ tha se është shumë mendjehapur dhe vetëm prej vajzave pranon që të shkojë në pushime edhe me të dashurën e re të tij. E pyetur nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha: “Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që…
Një shqiptar në New York të SHBA-ve, i fiksuar pas grupit islamik ‘ISIS’, u arrestua pasi kërcënoi se do të vriste policët në një paradë lokale të ditës së ‘Shën Patrikut’, ndërkohë që qytetarë të shumtë ishin përgatitur për të festuar. 32-vjeçari Ridon Kola, banor u Yonkers, u arrestua dhe u akuzua për kërcënime ndërshtetërore përpara paradës së qytetit të Shën Patrikut, të planifikuar për të shtunën. Akuza mbart një dënim maksimal prej pesë vitesh burg federal dhe vjen pasi Kola dërgoi drejtpërdrejt mesazhe në llogaritë e mediave sociale të policisë së ‘Yonkers’ për të detajuar sulmin e tij të…
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera herës mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në juglindje. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një njoftim të bukur. Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se është mbyllur faza e parë e garës garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove. Sipas Ramës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive.
Stresi është shpallur fituesi i edicionit të parë të BBV Kosova, duke marrë kështu çmimin e madh. Pesë finalistët e fundit kanë qenë Mbresa, Julia, Artani të cilët u larguan më herët, ndërsa Stresi dhe Vedati fikën dritat e shtëpisë më të madhe të Kosovës. Finalistët morën të gjithë nga 10 mijë euro, përveç fituesit që mori çmimin e madh prej 200.000 euro.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tashmë ka arritur në Ohër. Të shtunën, më 18 mars, do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve. Kurti dhe Vuçiç tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.