Nga data 1 Prill do të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit6 Bashkiak. Ai vlerësoi punën e uniformave të Policisë Bashkiake, të cilët tha Veliaj vetëm gjatë ditës së verës arritën të gjejnë 2 fëmijë të humbur në Tiranë të cilët më pas i bashkuan me prindërit e tyre. Kreu i bashkisë evidentoi se kjo rritje do të bëhet njëkohësisht me rritjen e pagës minimale nga Qeveria. “Sigurisht që vendimi për të adresuar rritjen e rrogave të policisë bashkiake, ndikohet edhe nga vendimi…
Author: tirana
Parashikuesja e fatit Irini Kakaçaj e ftuar në emisionin Shqipëria Live ka folur për lidhjet midis çifteve brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Sipas saj asnjëri nga çiftet Luiz – Kiara apo Kristi – Kejsi nuk janë të vërtetë. Parashikuesja tha se Kiara dhe Luizi nuk do të jenë bashkë. “Luizi siç e kam kuptuar unë është një djalë shumë fantastik dhe njeri shumë i njohur por Luizi ishte i dashuruar jashtë loje”, tha Irini ndërsa shtoi se ai do të rikthehet tek dashuria e tij e vjetër. Ndërsa për Kiarën u shpreh se edhe ajo po ashtu është e…
Një automjet ka shpërthyer në flakë këtë të premte në Berat. Makina është shkrumbuar totalisht. Forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar. Gjithashtu, shkaqet e djegies së automjetit nuk janë bërë ende me dije.
Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin Rodos, në Greqi, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh dhe shpërndarje droge. Sipas medieve greke, më 24 shkurt të këtij viti, së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë hyrë në zyrat e një kompanie në Rodos dhe kanë tërhequr para dhe çeqe bankare. Shqiptari akuzohet për vjedhje të një sasie të madhe nafte nga makinat e një spitali.
Moska zyrtare e cilëson të pavlerë urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren presidenciale të Rusisë për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova. Në reagimin e Moskës thuhet se ky urdhër-arrest nuk ka asnjë lloj kuptimi ligjor dhe jo vetëm për Rusinë. “Rusia nuk është anëtare e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk mban asnjë detyrim sipas tij. Rusia nuk bashkëpunon me këtë organ, dhe pretendimet e mundshme për arrestim që vijnë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të të jetë ligjërisht i pavlefshëm për ne”, thuhet në reagim. Putin akuzohet…
Kryebashkiaku Veliaj ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike në Tiranë, të cilët do të përfitojnë edhe një bonus social. Veliaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit bashkiak, u shpreh se Tirana është Bashkia e parë që ka vendosur të japë këtë bonus. Ai tha se nga ky vendim do të përfitojnë 2800 familje. “Ajo që ne kemi vendosur dhe shumë shpejt do ta prezantojmë për 2800 familje të cilat janë në ndihmë ekonomike, përveç ndihmës standard që vjen nga qeveria, do jemi Bashkia e parë që do ofrojmë edhe…
Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrës të rinj në biznese të ndryshme në Tiranë. Kreu i Partisë së Lirisë propozoi ofrimin e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up. Sipas tij, ky do të jetë një inkurajim i madh për ata që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, si dhe do të mund të frenojë shpopullimin. “Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë. Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri…
Në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 30 vite heqje lirie për Julian Sinanajn, pasi për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm. Dënimi i dhënë në mars te vitit 2017 nga ish-Apeli për krime të rënda ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjërë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg. Ndërsa për Andon Mëhillaj i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, gjykata e lartë ka pushuar…
Myslim Murrizi deklaroi se Lulzim Basha edhe pse u shpall “i vdekur” nga KAS ende rezulton të jetë i gjallë politikisht. Ish-deputeti demokrat, gjatë një interviste në “Top Talk”, u shpreh se Alibeaj nuk do të sigurojë as 1% të votave të qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit. “Alibeaj është një rast grotesk, Basha u shpall “i vdekur” nga KAS dhe rezulton i gjallë politikisht. Kjo tregon se ti pranon vetë që nuk ke realisht fuqinë e opozitës reale në Shqipëri, e zëmë se po biem dakord ky vetë nuk do ngelet i prerë në besë nga kandidatët? Në Tiranën…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, ku dallohet një grua duke keqtrajtuar një qen, kanë filluar hetimet për rastin në fjalë. Në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”. “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112”, thuhet në njoftim.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, komentoi firmosjen e koalicionit të opozitës dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale të 14 majit. Duke folur në ABC News, Kryemadhi u shpreh se marrëveshja e bashkëpunimit për këto zgjedhje është firmosur nga dy burra shteti, konkretisht mes Ilir Metës dhe Sali Berishës. Sipas saj, marrëveshja e opozitës në këtë rast është nënshkruar mbi baza parimore. “Marrëveshja e hapur dhe është midis dy burrave të shtetit, pavarësisht këndvështrimeve, ndryshe nga marrëveshjet tona, që bëheshin brenda faktit të kryer. Marrëveshja në këtë rast janë të ndërtuara mbi baza parimore. Sot është më natyrale unifikimi i…
Banori i “Big Brother VIP”, Qetsor Ferunaj, gjatë një bisede me këngëtarin Luiz Ejlli dhe tenorin Armaldo Kllogjeri kanë habitur publikun. Ferunaj u shpreh se Olta ka dashur të flasë më të me shenja duke theksuar se ai është i martuar dhe me tre kalamaj. “Olta ka dash të flas me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin procese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 kalamanj, me grua fisnike. Do ta shoh, kur t’i vijë momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju. Fare”, u shpreh Qetsori.