Këshilli i Ministrave miratoi sot metodologjinë për llogaritjen e çmimit mesatar të shitjes së banesave në treg. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave mbështetur në Kushtetutë dhe në ligjin “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, miratoi metodologjinë që shërben për llogaritjen e çmimeve mesatare të shitblerjes së banesave në treg, me qëllim përdorimin e tyre nga Enti Kombëtar i Banesave (EKB) ose njësitë e vetëqeverisjes vendore. Metodologjia shërben për të vlerësuar, nëse në territorin e një njësie të vetëqeverisjes vendore është më ekonomike të ndërtohen banesa të reja apo të blihen nga tregu; për…
Author: tirana
Policia rrugore e Tiranës i ka bllokuar mjetin tip Lambroghini me të cilët personazhi i rrjeteve sociale Aleks Visha kishte postuar një video me 300 km/orë.E gjatë momentit të shoqërimit, Visha duket se ka sfiduar edhe njëherë policinë duke bërë video për TikTok teksa po drejtonte makinën, me muzikë të lartë e duke tymosur.”Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar…
Ndërsa e ka “liruar” Rai-n për performancën Rosa-Chemical Fedez, Autoriteti shtetëror ka qenë i vendosur të marrë masa në lidhje me reklamat e paraportuara (rasti i pamjeve nga Costa Crociere) dhe përdorimi i Instagramit. Gjoba mund të shkojë deri në 253,000 euro (minimumi 10,000 euro). Nga ana tjetër, do të nisë një hetim paraprak për rastin “Blanco” dhe shkatërrimin e luleve të performancës ne skenen e ketij spektakli nga ky kengetar. Më poshtë njoftimi për shtyp i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Italiane: Duke iu referuar reklamave të paraportuara, të gjetura në 12 raste, dhe përdorimit të Instagramit, Këshilli njëzëri e…
Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e këtij momenti në Shqipëri për shkak të performancës së tij në “Big Brother Vip” duke tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë eksperiencës së tij në “BBV” ai nuk e ka shmangur dot si gjatë bisedave brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj, emërimin e tij si Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris në vitin 2010. Por, në lidhje me emërimin e tij si diplomat, ka folur kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla që në vitin 2014. Sipas Ballës, Luizi u emërua si Sekretar i Parë për Kulturën dhe…
Pentagoni tha se në pamjet e publikuara të enjten shihet avioni rus “Su-27” teksa i afrohet dronit amerikan “MQ-9 Reaper”, duke hedhur karburant për të verbuar kamerën e tij. Zyrtarët amerikanë thanë se ai ose një tjetër avion luftarak rus u afrua sërish, duke dëmtuar helikën e dronit, një veprim që detyroi Uashingtonin ta rrëzonte dronin në ujërat ndërkombëtare. “Nuk është e pazakontë që ne të publikojmë pamje të incidenteve dhe veprimeve të rrezikshme dhe joprofesionale. Kemi bërë kështu edhe në të kaluarën. Veçanërisht në këtë rast, duke pasur parasysh sjelljen e pamatur dhe të rrezikshme, për të demonstruar publikisht…
Në rrjete sociale qarkulloi pak ditë më parë një video e Aleks Vishës dhe Kleviol Ahmetit, dy miqtë e reperit Arkimed Lushaj, duke udhëtuar me shpejtësi të lartë. Pas kësaj videoje, policia ka dalë me një njoftim, përmes së cilës bën me dije se Visha është vënë në pranga. Njoftimi: Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”. Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V. Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305…
Kryebashkiaku Agron Malaj ka dhënë lajmin e mirë për gjithë banorët e njësisë administrative Ulëz në Bashkinë Mat. Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i Bashkisë bën të ditur se Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Mat, kanë nisur punën për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Bushkash në Njësinë Administrative Ulëz. “Ky investim i jep fund problematikës shumëvjeçare që hasnin banorët e këtij fshati në përditshmëri. Fshati Bushkash është i përzgjedhur nga Qeveria Shqipëtare si një ndër “100 fshatrat turistik” të Shqipërisë. Në këtë fshat do ketë edhe të tjera investime me qëllim zhvillimin e turizmit…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Qeveria në Beograd do të ruajë “Serbinë e plotë, ashtu siç është e paraparë në Kushtetutë”. Në Kushtetutën serbe, Kosova figuron si pjesë e Serbisë. Ai këto deklarata i bëri më 17 mars gjatë një vizite në perëndim të Serbisë, një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do të bisedojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne kemi bërë shumë gabime në të kaluarën dhe nuk duhet të përsërisim gabime të tilla”, tha Vuçiq.…
Ervin Demo do të jetë sërish kandidati i Partisë Socialiste për drejtimin e Beratit dhe për 4 vitet e ardhshme. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së, është konfirmuar besimi i kreut të socialistëve për Demon dhe për një mandat tjetër në krye të Bashkisë. Po ashtu, Tirananews.al mëson se Demo ka marrë afirmimin e Ramës në mbledhjen e djeshme të drejtuesve të qarqeve. Para se të bëhej kryebashkiak, gjatë viteve 2012-2016 Demo ka qenë Zv. Dekan i Universitetit të Tiranës dhe në periudhën 2017-2018 ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit,…
Krijohet koalicioni “Aleanca”. ABDE, ADS, AD dhe PEISH kanë dorëzuar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një prej pikave të kësaj aleance theksohet se partitë kryesore të vendit, PS, PD dhe LSI kanë konsumuar çdo kapacitet të mundshëm përmes rotacionit dhe nuk po lëshojnë pushtetin.
Një skandal është denoncuar ditën e sotme në media, ku efektivët e Policisë së Shtetit, bënin komente seksiste në një grup WhatsApp-i, ku komentonin fotot e një 18-vjeçare, e cila ishte denoncuar e humbur nga familjarët e saj dhe fotot iu ishin dorëzuar bluve nga këta të fundit. Mes efektivëve që komentonin fotot ishin dhe shefat e komisariatit nr.1 në Tiranë si dhe një efektive e quajtur Ina. Në lidhje me këtë të fundit, mësohet se bëhet fjalë për efektive Ina Nuka, e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të…
Një mjet lundrues më se 3 mijë vjeçar dhe kulturë materiale që e bëjnë vendbanimin palafit të Linit mbase më të madhin në Europë. Këto janë rezultatet e kërkimeve të një grupi arkeologësh shqiptaro-zviceran të bëra publike nga Instituti i Arkeologjisë! Një mjet lundrues që i përket neolitit të mesëm mund të rezultojë të jetë një gjetje unike në rang europian që del në dritë në zonën e Linit pranë Pogradecit. Në konferencën vjetore të Institutit të Arkeologjisë, arkeologu Adrian Anastasi dha detaje. “Me siguri mund ta klasifikojmë edhe si një zbulim unikal. Ne arritëm të identifikonim një mjet lundrues,…