Paniku ka pushtuar pasditen e së premtes Gjykatën e Larisës, pasi një i ri ka tentuar t’i japë fund jetës. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur një i ri rreth të 25-ve, pa u vënë re nga askush, është vetëvarur me litar nga kati i tretë, duke tentuar vetëvrasjen. I riu ndodhej në Gjykatë për vjedhje, kur në rrethana të paqarta tentoi t’i jepte fund jetës. Në atë moment dy gra kuptuan se çfarë po ndodhte dhe u përpoqën ta mbanin nga këmbët për t’i shpëtuar jetën. Me gjakftohtësi të madhe e kanë mbajtur nga gjymtyrët e poshtme, derisa ka…
Author: tirana
Nga kockat e thyera deri te lodhja, bulmeti mund të jetë arsyeja kryesore për disa nga problemet tuaja shëndetësore. Dhe ndoshta nuk keni menduar që të fajësoni qumështin. Kështu që para se të bëni pazar herën tjetër mendojeni dy herë nëse do të merrni apo jo qumësht. -Kur ndiheni të lodhur shumicën e kohës, pasi qumështi përmban molekula opiumi që ju vënë në gjumë. -Probleme me tretjen. Sipas një studimi 65-70% e popullsisë në botë vuan nga intoleranca e laktozës. Simptomat si fryrje, të vjella, gazra dhe diarre tregojnë se nuk duhet të pini më qumësht. -Personat që kanë akne…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka thurur elozhe për progresin që po bën Shqipëria në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kim shkruan se Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e reformave të vështira deri tani. Ajo shton po ashtu se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE-së. Postimi i plotë: “Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për…
Një debat i fortë është ndezur mes grupeve LGBTQ dhe qeverisë italiane pasi kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i bëri thirrje Këshillit të qytetit të Milanos që të ndalojë regjistrimin e fëmijëve të këtyre prindërve. Disa Gjykata kanë vendosur në favor të grupeve LGBTQ, pra që ata të kenë mundësinë që të adoptojnë fëmijë, në mungesë të legjislacionit përkatës të kësaj çështjeje. Giuseppe Sala, Kryetari i bashkisë së qendrës së majtë të Milanos ka deklaruar se ka marrë një letër nga ministria e brendshme që i thoshte të ndalonte regjistrimin e fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks. Guissepe Sala…
Diego Pablo Simeone ka qenë në kohët e fundit një nga protagonistët e mëdhenj të Atletico Madrid sot, dhe vazhdimisht po përflitet për një largim të mundshëm të trajnerit argjentinas nga Wanda Metropolitano, diçka që mesa duket nuk do të ndodhë gjatë gjithë kësaj vere. Ka qenë El Chiringuito de Jugones që ka konfirmuar se Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid, duke arritur kështu të përmbushë sezonin e tij të dymbëdhjetë në krye të klubit. Pavarësisht kritikave për të dytin vit radhazi pa tituj, tifozët e kanë qenë gjithmonë në krah të trajnerit argjentinas, i cili me këtë…
Në darkën e të nominuarve që u mbajt mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”, Maestro vendosi që të largohej nga aty duke lënë vetëm Kristin dhe Luizin. Ky i fundit është revoltuar dhe i tha Kristit se nuk ia thotë disa gjëra Armaldos pasi frenohet nga gruaja dhe vajza e tij. Luizi: Hej Zot i madh, ça ti thuash. Gjynah të vjen se 47 vjeç burrë dhe matem se i kam fjalët në fyt me ja thënë, e kur vjen puna tërhiqem se boll luajtëm. Kristi: Boll u vendos në pozitë të vështirë ai Luizi: Edhe gërricet edhe mi…
Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për emërimin në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Vlora Hysenit, ish-zv.drejtores së shkarkuar të Inteligjencës në Kosovë.about:blank Bardhi thotë se sipas raportimeve në media, Hyseni është shkarkuar për zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”, ndaj ai i bën thirrje presidentit Bajram Begaj të verifikojë çdo informacion lidhur me të, duke pyetur edhe institucionet në Kosovë si dhe të vërë në dijeni Kuvendin. Pas shkarkimit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, Rama e emëroi Hysenin si këshilltare të tij. Mediat raportojnë se znj.…
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër arresti për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren presidenciale të Rusisë për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova. Putin akuzohet si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë. Edhe mbi Maria Alekseyevna Lvova-Belova rëndojnë akuza të ngjashme. Gjyqtarët e procedurës paraprake të gjykatës vlerësuan se kishte “baza të arsyeshme për të besuar se secili i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në veçanti të fëmijëve ukrainas”. Gjyqtarët konsideruan lëshimin e…
Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars. Anis Mehmeti dhe Jasir Asanin janë dy prurjet e reja të Silvynhos, që do të veshin për herë të parë fanellën kuqezi. Futbollisti i Bristol City ka bërë mjaft mirë në javët e fundit, duke tërhequr dhe vëmendjen e brazilianit, i cili i ka dërguar menjëherë ftesë. Mehmeti numëron vetëm 2 ndeshje me skuadrën e 21-vjeçarëve në shtator të 2021. Jasir Asani është surpriza e Sylvinhos. Sulmuesi, i cili luan në Korenë e Jugut me Gwangiu, ka vendosur të…
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili rezultonte i dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “ngacmim seksual”. Policia raporton se 44-vjeçari me iniciale E.K është banues në fshatin Qatrom, Korçë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sali Berisha i konsideron zgjedhjet vendore të 14 Majit si pranverën e fitores. Teksa falenderon qytetarët për mbështetje, ish-kryeministri shkruan se shqiptarët e kanë kuptuar se kush është kryeministri Edi Rama, duke e quajtur atë si një turp për botën dhe vendin. “Kjo pranverë- Pranvera e Fitores! Ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj. Kudo që shkoj, unë kam bërë takimet më entuziaste, siç i keni konstatuar vetë, në Korçë, Pogradec, Belsh, në Mirditë, në të gjitha zonat kam paraqitur kandidatë me një shkallë të lartë pëlqyeshmërie. Sot jam në Vlorë, dje isha…
Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me ndryshimet e reja të kodit rrugor të cilat janë ndërmarrë me synimin për parandalimin e aksidenteve. Sipas tij kodi rrugor në Shqipëri ka mbetur mbrapa në kohë dhe se për të kryer ndryshimet që i nevojiten duhet shumë punë dhe studime. Gonxhe tha se pas aksidentit tragjik pranë TEG-ut, ka pasur një psikozë kolektive të të rinjve në TikTok që kanë shfaqur shpejtësitë e tyre në video, të cilët sipas tij po identifikohen dhe po gjurmohen. Ai shtoi më tej se aksidentet e javëve…