U desh t’i vinin pistoletën në kokë që Lazzaro D’Auria-s të pranonte më në fund kërkesën e grupit më të ri e më të dhunshëm mafioz të Italisë. Dermeri nga Pulia u kishte rezistuar në të shkuarën përpjekjeve të tyre për zhvatje ,kërcënimeve, zjarreve, dëmtimit të të korrave dhe pronës së tij. Por kur një duzinë burrash zbarkuan, përfshirë një bos të armatosur, zbarkuan një ditë herët që në mëngjes në tokën e tij, pranoi t’u dorëzojë 150,000 euro në vit. Në vend që të paguante megjithatë, të nesërmen shkoi në komisariat, duke u bërë kështu nga të paktët njerëz…
Author: tirana
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen një 60-vjeçari ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Personi që ka mbetur i plagosur është përplasur nga një makinë gjatë kohës që po lëvizte me biçikletë. Policia bëri të ditur se 60-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 14:45, në lagjen nr. 4, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. T, ka përplasur shtetasin P. P., rreth 60 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e…
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson të ulë nivelin maksimal të alarmit për Covid-19 këtë vit, duke vlerësuar se epidemia është pothuaje aq e rrezikshme sa gripi. “Mendoj se po arrijmë në pikën ku mund ta cilësojmë Covid-19 në të njëjtën mënyrë si gripin sezonal, i cili është një kërcënim për shëndetin, një virus që do të vazhdojë të vrasë, por është një virus që nuk do të shkatërrojë shoqërinë ose sistemet tona shëndetësore”, tha në një konferencë për shtyp shefi i programit të urgjencës së OBSH-së, Michael Ryan.
Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter është regjistruar në orën 15:45 në Greqi. Sipas shërbimit gjeologjik, epiqendra ishte 1 km në veriperëndim të Andravidës, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 21.3 km. Deri më tani nuk raportohet për dëme.
Kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreut të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa emri, të cilin Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit. Ai thotë se eksperienca e krijuar ndër vite e Hysneit gëzon mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar të Inteligjencës, dhe këto tregues shton Rama përbejnë një garanci për reformimin e mëtejshme të SHISH. “Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ…
Në media kanë qarkulluar komunikime të efektivëve në grupin e chatit të komisariatit nr.1. Bëhet fjalë për një vajzë të humbur, ndërsa shefat në komunikimin e tyre në Whatsapp flasin për të me komente seksiste. Sipas asaj që shkruhet në chat vajza është vetëm 18 vjeç, ndërsa ndaj saj komentohet “ça modeli është” dhe “shihe nga parakolpi”. Si pasojë e kësaj ka ardhur edhe një reagim nga Policia e Tiranës. Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në…
Këto janë disa nga mesazhet me të cilat komunikojnë mes tyre shefat e komisariatit nr. 1 në kryeqytet, të publikuara nga Joq. Bëhet fjalë për një vajzë të humbur, ndërsa shefat në komunikimin e tyre në Whatsappflasin për të me komente seksiste. Sipas asaj që shkruhet në chat vajza është vetëm 18 vjeç, ndërsa ndaj saj komentohet “ça modeli është” dhe “shihe nga parakolpi”.
Parlamenti miratoi një ditë më parë me 102 vota ndryshimet në Kodin Rrugor që kanë të bëjnë me lehtësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është edhe ndalimi i shoferëve të rinj që të mos drejtojnë makina me fuqi motorike të lartë në 2 vitet e para. Konkretisht, drejtuesit me patentë të kategorisë B, në dy vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 KW/ton. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 KW/ton, duke…
Të gjithë janë të prirur ndaj stresit, por jo të gjithë e trajtojnë atë në të njëjtën mënyrë. Disa përdorin teknika të ndryshme qetësuese nervore si joga dhe meditimi, ndërsa të tjerëve u pëlqen të komunikojnë emocionet dhe ndjenjat e tyre. Në mënyrë të ngjashme, ndikimi i stresit tek çdo individ mund të jetë i ndryshëm. Duke pasur parasysh se njerëzit kanë personalitete të dallueshme, unike, efekti i stresit tek secili prej tyre dhe mënyra se si ata reagojnë ndaj tij mund të ndryshojnë gjithashtu. Dashi Janë të guximshëm dhe të sigurt dhe liderë të lindur. Ata janë njerëz me personalitet të fortë…
Lidhur me deklaratën e deputetit demokrat, Gazment Bardhi mbrëmjen e djeshme në media që demokratët duhet të hyjnë me një kandidat të unifikuar në zgjedhjet e 14 Majit, kryedemokrati Berisha ka reaguar sot në konferencën me gazetarët. Kryetari i PD-së, Berisha është shprehur se “ata që mendojnë se mund t’i imponohen PD-së, si pengje të Edi Ramës me plaçkë të marë nëpërmjet Ramës, ata tregojnë mjerimin e tyre, mjerim të thellë”. Pyetje: Mbrëmjen e djeshme në emsionin “Opinion”, Gazment Bardhi deklaroi se në Devoll, në Has, në Divjakë dhe në 2 ose 3 degë të tjera nuk do të nxjerrin kandidatë…
Është hedhur në Nyon të Zvicrës edhe shorti për fazën çerekfinale në Conference Leagues, teksa goglat kanë dhuruar përballjen e Fiorentinës me polakët e Lech Poznan. Anglezët e West Ham United do të sfidojnë belgët e Gent, ndërsa Anderlecht do të ketë një “mini-derbi” me Az Alkmaar. Çifti i fundit çerekfinalist do të jetë ai mes francezëve të Nice me zviceranët e Basel. Çiftet çerekfinaliste Lech Poznan – FiorentinaGent – West HamAz Alkmaar – AnderlechtNice – Basel Është hedhur gjithashtu edhe shorti për çiftet gjysmëfinale, ku shmanget sërish përballja mes West Hamit dhe Fiorentinës, dy skuadrat më të forta në…
Ish-banori i “Big Brother VIP”, Amos Zaharia, gjatë një interviste, ka folur për herë të parë rreth komentit që bëri ndaj Kiara Titos. Gjatë një debati me Luizin, Amos i tha nëpër dhëmbë: “Krisu bashkë me p*tanën tënde”. Aktori rrëfeu sot se e ka thënë në nerva e sipër dhe do të donte ta tërhiqte mbrapsht. Amos tregoi se ka kontaktuar familjen e Kiarës, së cilës i ka kërkuar falje për komentin. Ai mendon se ky koment ndikoi te publiku që votoi për ta nxjerrë jashtë kur ishte në televotim. “Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do ta…