Pasi të enjten KAS i dha të drejtën grupimit të Alibeajt për të vijuar në zgjedhjet lokale me logon e PD-së, sot Sali Berisha ka komentuar ofertën e bërë për kandidatët e Primareve. Berisha iu përgjigj ashpër thirrjeve të deputetëve të PD-së të Alibeajt, duke i cilësuar si pengje të Ramës të cilët tregojnë mjerimin e tyre. “Ata mendojnë se mund t’i imponohen Partisë Demokratikë si pengje të Ramës me plaçkë të marrë përmes Ramës. veç se tregojnë mjerimin e tyre. PD nuk mposhtet, hiqeni nga mendja, kurrë nga Rama. Ai ka dështuar dhe do dështojë në çdo përpjekje. Do…
Author: tirana
Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët, se kryeministri Edi Rama vendosi që të kontrollohet Arben Ahmetaj vetëm sepse u kërcënua nga ish-ministri. “Ka një analogji me kontrollin që u bë te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt. Organet ligjzbatuese kanë të drejtë të kontrollojnë në çdo rast, por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore. E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën. E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë…
Një kamion ka marrë flakë në ecje në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se kamioni ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Fatmirësisht, raportohet vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 11:30, në rrugën Kotë-Gjorm, një mjet kamion me drejtues shtetasin V. N., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ish drejtori i Burgjeve, Agim Ismajli është emëruar te IKMT në vend të Dallëndyshe Bicit. Kjo lëvizje vjen pasi Bici mori zyrtarisht drejtimin e Agjencisë së Kadastrës Shqiptare. Bici mori drejtimin e Kadastrës pas largimit të Artan Lames pas më shumë se një dekade. Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ismaili gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve si dhe nëndrejtorit të pastrimit të Parave.
Në konferencën e së premtes, tashmë traditë me gazetarët, Sali Berisha foli edhe për arrestimin e kryetarit socialist të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla me urdhër nga SPAK. Sipas Berishës, Alla i kishte dosjet palë-palë, por që kërkoi që të rikandidoi për kryetar pa i thënë PS-së dhe u arrestua. “Ata që kundërshtojnë, arrestohen brenda orëve. Narkotrafikanti i Bulqizës kishte dosjet palë palë prej 4 vitesh. I denoncuar për vjedhje monstruoze. Ishte unik sistemi i tij në botë për vjedhje. Nuk i futej gjemba në këmbë. Në momentin që deklaroi se do kandidonte dhe s’do pyeste partinë, i vunë prangat.…
Në Nyon të Zvicrës, këtë të premte u hodh shorti i shumëpritur i Champions League. Çerekfinalet do të luhen më 11-12 prill dhe 18-19 prill, ndërsa gjysmëfianlet e planifikuara për 9-10 maj dhe 16-17 maj. Finalja do të luhet në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll të shtunën më 10 qershor të vitit 2023. Sfidat çerekfinale: Real Madrid-ChelseaInter-BenficaManchester City-Bayern MunchenMilan-Napoli Sfidat gjysmëfinale Milan-Napoli / Inter-BenficaReal Madrid-Chelsea / Manchester City-Bayern Munchen
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur sot listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në Kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023. Për premierën e tij kuqezi, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime. Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas…
Kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrjen për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave, tha ndër të tjera edhe se gjendja ku ndodhen sot fasonët është për shkak se nuk kanë menduar për këtë ditë, por kanë menduar vetëm sesi të shfrytëzojnë punonjësit. Thirrja e kreut të qeverisë për fasonët është se vajzat e TikTok-ut, nuk vijnë në punë me 40 mijë lekë. “Ta mbajmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit, ta mbajmë me çdo çmim. Të rrofshin miliardat nëse të ikin punëtorët. Nëse sot ka një situatë dramatike industria e fasonëve është se nuk…
Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrjen për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave, ndër të tjera tha se ka ardhur momenti që epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të përfundojë. “Sipërmarrja po e shikon se lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë në territorin e vet. Po e shikon se si po i ikin nga duart ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Të gjithë po e shohin se si shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt të munden. Nëse…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve që thonë se rritja e pagës minimale po bëhet vetëm për të fituar zgjedhjet lokale të 14 Majit. Nga takimi me sipërmarrjen për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave, Rama tha se njerëzit besojnë tek qeveria më shumë se ç’besojnë të tjerët. “Rritja e pagës minimale sot 40 mijë lekë u diktua nga kjo. Nuk e kishim programuar pagën minimale. Shumë njerëz komentojnë që thonë duhet të jetë 800-900, duhet të jetë 1200. Problemi nuk është dëshira, kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur. Paga minimale ka…
Enkelejd Alibeaj pasi fitoi të drejtën për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale, ka firmosur edhe deklaratën solemne që do të depozitohet sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Vendimi që ka marrë pasditen e së enjtes KAS-i tregon se Partia Demokratike mund të regjistrohet në vendoret e 14 majit si subjekt zgjedhor, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne të firmosur nga nënkryetari. Përpara vendimit të KAS-it, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte kërkuar nga grupimi i Alibeajt që deklarata solemne të dorëzohej e firmosur nga ai që rezulton ende si kryetar i PD-së në KQZ, Lulzim Basha. Pas vendimit të…
Siç e bëri me dije dje, këtë të premte kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me bizneset e mëdha për të diskutuar për rritjen e mëtejshme të pagave. Nga 1 prilli paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë, por Rama thotë se është e rëndësishme që pagat të rriten dhe më tej dhe për këtë është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim edhe me biznesin privat. “Me sipërmarrjen për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave. Nga data 1 Prill paga minimale si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat do të…