Një furtunë është në familjen mbretërore, pasi flitet se William dhe Kate Middleton po përjetojnë një krizë në çift, dhe shkak është një grua e quajtur, Rose Hanbury. Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për Princeshën e Wales-it. Rose është një mikeshë e vjetër e familjes mbretërore britanike, pasi u martua me Markezin e shtatë të Cholmondeley, David Rocksavage, në vitin 2009. Sipas mediave britanike, William dhe Hanbury kaluan së bashku edhe ditën e Shën Valentin-it. Thuhet se dyshja u panë në një darkë romantike atë ditë në Londër. Sipas një kamarieri në restorant, William i kishte…
Author: tirana
Kuvendi i Shqipërisë, miratoi të enjten ndryshimet në Kodin Rrugor në Republikën e Shqipërisë me 102 vota pro, 1 abstenim dhe 6 kundër. Eksperti rrugor Fadil Likaj, thotë se me ndryshimet e reja të cilat i cilësoi si të domosdoshsme një drejtues i ri nuk mund të drejtojë një mjet me fuqi të lartë dhe kjo sipas tij do rrisë vigjilencën e shoferit të ri. Ai tha se një drejtues i ri nuk duhet të drejtojë një mjet me një fuqi më të madhe se 260 kuaj fuqi në dy vitet e para dhe se është e rëndësishme që të…
Nisur nga aksidentet e fundit tragjike, ku viktima janë të rinj dhe shkaktarë po ata, Kodi Rrugor ka pësuar ndryshime. Kështu drejtuesve të mjeteve të drejtimit të kategorisë B, pra të makinave, nuk do u lejohet në dy vitet e para të lëshimit të patentës të drejtojnë mjete me fuqi më të madhe se 55 kw/ton, ndërkohë për makinat hibride elektrike ose Plug-in, kufiri i lejuar i fuqisë, për këta drejtues, do të jetë 65kw/ton duke përfshirë këtu edhe peshën e baterisë. Ndërkohë afatet e rinovimit të patentave të tipit AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE janë rritur…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i quan zgjedhjet lokale të 14 Majit si historike. Përmes një postimi në Facebook, Ai thotë me bindje se opozita do të fitojë dhe do të vijë ndryshimi rrënjësor në të gjitha Bashkitë. “Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Ato do të sjellin transformimin rrënjësor të Bashkive tona dhe buxhetet e tyre do të jenë vetëm në funksion të interesave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”, shkruan Meta. “Bashkë fitojmë” do të quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën në zgjedhjet e 14 majit.
Shtyhet për në datë 4 prill seanca për rusen Svetlana Timofeeva, e cila akuzohet për spiunazh, kjo pasi në gushtin e 2022 ajo bashkë me dy miq tentuan të futen në uzinën ushtarake në Gramsh. Trupi gjykues pritet që në atë datë të dalë në konkluzion përfundimtar, ku do të diskutohet ekstradimi i saj drejt Rusisë. Svetlana Timofeeva i ka kërkuar trupës gjykuese të mos e ekstradojnë pasi atje jeta e saj është në rrezik. Ajo së bashku me rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fadir Mykhaylov (Aplativ) u ndaluan më 20 gusht në Gramsh në uzinën e armëve. Ata u…
Kryetari socialist i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është parë sot teksa futet në SPAK. Dje ka qenë në SPAK, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili është marrë në pyetje për rreth 3 orë. Kurse të mërkurën, në pranga ra kreu socialist i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. Në SPAK për Bushin rezulton të jenë depozituar 7 kallëzime. Për 3 prej tyre është regjistruar procedim penal, për 2 të tjerë është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, ndërsa për 2 të tjera është vendosur mosfillim procedimi. Aktualisht dy nga kallëzimet janë në fazë…
Edhe në Greqi ka rrtije të rrogës minimale, dhe kjo nisur nga 1 prilli.Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis thotë se paga minimale do të shkojë në 780 euro. “E di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta dhe janë goditur nga inflacioni. E dëgjoj vazhdimisht, sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë. Kjo rritje nuk e zgjidh problemin por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe tregon synimin tonë për të përmirësuar rrogat si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat”, tha Mitsotakis. Në vitin 2019, paga minimale në Greqi ishte 650 euro. Ndryshimi…
Policia e Krujës ka zbuluar një tunel të përshtatur në “shtëpi bari”. Në pranga kanë rënë Haki, Rexhep dhe Arlind Selimi. Gjatë kontrolleve policia arriti të zbulojë “shtëpinë e barit” ku ka sekuestruar 390 rrënjë kanabisi, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 2 punonjës të OSHEE-së Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist. Këto arrestime kanë nxitur bojkotimin e punës nga 70 punonjës të tjerë të OSHEE-së.
Këtë të premte, rreth orës 12:30 pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për nënën lehonë, Diana Bahçen, e cila u arrestua pak ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë lekësh që iu konvertua në një muaj burg. Një ngjarje e cila ka përfshirë politikën dhe ka prekur opinionin publik, bën që biznese të ndryshme në Shkodër të ofrohen që t’i paguajnë gjobën 25-vjeçares, në mënyrë që vendimi për arrestimin e saj të pezullohet dhe ajo të kthehet pranë fëmijës së saj. Avokatët kërkojnë pezullimin provizor të këtij vendimi dhe…
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, me praninë edhe të komisionerit europian Oliver Varhelyi, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ndër të tjera tha edhe se SPAK duhet të përcaktojë një prokuror special për të hetuar krimin zgjedhor. “Ne ndodhemi dy muaj nga dita e zgjedhjeve vendore. E për të mos përsëritur zgjedhjet e njollosura nga problematika e ndërhyrjes brutale politike sa në menaxhimin e procesit ashtu dhe në përfshirjen e elementëve jashtë politikë në të, si blerja e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar, ne duhet të tregojmë vullnetin politik jo në letër, jo me…
Kush është opozita sot? Kjo karikaturë nga mjeshtri Bujar Kapexhiu, tregon sesi është grupimi i Alibeajt, i cili dje nga KAS mori të drejtën e logës së PD-së për regjistrimin e palës së tyre në zgjedhje.
Një plan sekret i hartuar nga shërbimi rus i sigurisë, FSB, parashtron opsione të detajuara për të destabilizuar Moldavinë, duke përfshirë mbështetjen e grupeve pro-ruse, përdorimin e Kishës Ortodokse dhe kërcënimin për ndërprerjen e furnizimeve me gaz natyror. Dokumenti duket se është hartuar për të penguar animin e Moldavisë drejt Perëndimit, i cili përfshin marrëdhënie më të ngushta me NATO-n dhe një aplikim për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ai vazhdimisht i referohet rëndësisë së parandalimit të anëtarësimit të Moldavisë në NATO. Dokumenti përcakton një strategji 10-vjeçare për futjen e Moldavisë, një ish-republikë sovjetike e vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë,…