Author: tirana

Një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë është mëlçia. Është shumë e rëndësishme që të punojë për të nxjerrë jashtë të gjitha toksinat nga trupi ynë në baza të rregullta. Ecja e pakoordinuar është një simptomë Ecja tronditëse është në thelb ecje ataksike ose ecje e pakoordinuar. Raportet kanë nxjerrë ngjashmëri midis një sëmundjeje të mëlçisë yndyrore në fazën përfundimtare dhe Parkinsonit. Çfarë thonë studimet? Kjo sëmundje ka karakteristikat e problemeve të hershme posturale dhe të ecjes. Kjo është sipas një raporti të një ekzaminimi neurologjik. Si të zvogëloni rrezikun e mëlçisë së yndyrshme? Një dietë e shëndetshme…

Read More

Tre punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u arrestuan pasi akuzohen se kishin krijuar një ambient për kultivimin e kanabisit. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tuneli”. Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë),…

Read More

Një kopsht zoologjik në Kinë është vënë në shënjestër të kritikave, pas një video e cila është bërë virale. Në këtë video shfaqet një luan në gjendje të rëndë, tejet i dobësuar. Shumë prej personave që kanë vizituar kopështin zoologjik kanë mbetur të tmerruar kur kanë parë luanin e quajtur Ala në atë gjendje të mjerueshme. “Kjo është e tmerrshme. Nëse nuk keni mundësi ta ushqeni, dërgojeni në një kopsht zoologjik tjetër. Pse e lini të vuajë”, shkroi dikush në rrjetet sociale. Kopshti zoologjik ka reaguar dhe thotë se luani është në atë gjendje për shkak të moshës dhe se…

Read More

Një ngjarje e pazakontë është shënuar këtë të premte. 70 punonjës të OSHEE-së në Krujë dhe Fushë-Krujë, kanë vendosur të pezullojnë punën për një periudhë kohe pa afat në shenjë proteste. Mëngjesin e sotëm, ata kanë vendosur të mos rifillojnë punën me pretendimin se kanë rënë pre e arrestimeve të policisë për të disatën herë pa të drejtë. Konkretisht ditën e djeshme në fshatin Halil nga një aksion antidroge të ndërmarrë nga policia, është konstatuar një tunel i braktisur i ushtrisë kanë konstatuar fidanë kanabisi. Për pasojë janë arrestuar, Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist, Sokol Kullai shef ekipi dhe…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i ka bërë thirrje Këshillit të qytetit të Milanos që të ndalojë regjistrimin e fëmijëve të këtyre prindërve, duke rindezur një debat për të drejtat e grupeve LGBTQ. Në mungesë të legjislacionit të qartë për këtë çështje, disa gjykata kanë vendosur në favor të lejimit të çifteve të të njëjtit seks të adoptojnë fëmijët. Kryetari i bashkisë së qendrës së majtë të Milanos, Giuseppe Sala ka deklaruar se ka marrë një letër nga ministria e brendshme që i thoshte të ndalonte regjistrimin e fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks. Italia legalizoi sindikatat civile të…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur, siç e quan, me kartolina të bukura nga Kuvendi i Shqipërisë, për të gjithë drejtuesit e automjeteve. “MIRËMËNGJES dhe me këto “kartolina” të bukura nga Kuvendi i Shqipërisë, për të gjithë drejtuesit e automjeteve, falë votimit të mbrëmshëm të ndryshimeve në Kodin Rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Këtë të premte, moti do të ndikohet nga masat ajrore të qëndrueshme, duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësirat pritet të theksohen gradualisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat parashikohet të jenë përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 18°C.

Read More

Dashi Ju do keni një dëshirë të madhe për të bërë gjëra dhe për të ndarë momentet e dashurisë edhe nëse nuk e dini se si. Lajmet e mira vijnë në punë të premten. Ju mund të pushtoni një shpirt binjak dhe nëse ka një person që ju pëlqen, duhet të hidheni brenda sepse ka shanse të shkëlqyera për sukses. Demi Të premten hëna është e favorshme dhe ndihmon në dashuri, veçanërisht beqarët që tashmë kanë dikë që u pëlqen. Në punë prisni një përgjigje të këndshme. Binjakët Në dashuri bëni kujdes se çfarë thoni sepse do të ishte më…

Read More

Xheni Lata, motra e Klaudia Lata e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi kërkon të vendoset drejtësia. Studentja e Mjekësisë Ushtarake ndodhej me partnerin e saj në tren, por humbi jetën tragjikisht nga përplasja fatale që ndodhi në Larisa. ‘Motra ime nuk erdhi në Athinë, por në Patra. Ne ishim bashkë për tre ditët e karnavaleve. Ne rezervuam biletat e autobusit dhe ajo donte të rezervonte një udhëtim kthimi, por ne nuk mundëm ta gjenim. Kështu përfunduam në tren. Kohët e fundit motra ime kishte provime dhe ajo erdhi në Patra për të më parë mua. Ajo donte…

Read More

Gjatë një takimi me kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës të forcës politike që drejton, Ilir Meta tha se nëse Berisha bashkëpunon me Ramën për çfarëdo lloj çështje, aty merr fund “martesa” mes tyre. “Ka fjalë do prishet Berisha me Metën, nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë, për interesin kombëtar jam prishur, për gjëra të tilla nuk prishem. Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz. Edhe nëse…

Read More

Dhjetë muaj më parë, “Kronen Zeitung” media më e madhe austriake publikonte një artikull ku sipas një dëshmitari shqiptar që strehohej në Austri, Ilir Meta përshkruhej si thelbësisht i korruptuar. Artikulli mes të tjerave citonte dokumentet e siguruara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për lobimin ndër vite të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Uashington. Gazeta referonte edhe një pagesë prej 700 mijë dollarësh të bërë në 2016-të dhe fillim të 2017-s përmes kompanisë Dorelita Limited, e regjistruar në Qipro. Sipas kontratës së dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, qëllimi ishte mbrojtja e interesave të personave dhe klientëve të kompanisë…

Read More