Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Don Boskos ku mbeti pas një viktimë teksa ka zbuluar detaje mbi ngjarjen. Hoxha tregoi se në rastin konkret ka një simbolikë tejet të rëndë dhe se terrori i përcjellë te qytetarët është më i madh se pasojat e vetë atentatit. Ai zbuloi se autorët brenda një harku kohor prej 25 minutash kanë shkuar nga Qafa e Kasharit në Don Bosko ku kryen atentatin dhe më pas janë shfaqur sërish në Qafë Kashar, pa pasur asnjë…
Author: tirana
Tetë nxënës të një shkolle në Los Angelos përfunduan në spital, pasi u sëmurën duke ngrënë karamele me marijuanë. Fëmijët janë të moshave nga mosha 12 deri në 16 vjeç. Ata u sëmurën papritmas pasi hëngrën karamele që kishin përbërje marijuane, sipas autoriteteve.
Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se tashmë do të nisin takimet në sektoret private për domosdoshmërinë e pagës minimale në 40 mijë lekë. Ai u shpreh se qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës “Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lekë. Ndërkohë që…
Një studim i ri i botuar në revistën Immunology and Inflammation, zbuloi se temperatura e lehtë mund të ndihmojë në pastrimin më të shpejtë të infeksioneve. Hulumtimet te peshqit treguan se një ethe e lehtë i ndihmoi të pastronin trupin e tyre nga infeksioni me shpejtësi, të kontrollonin inflamacionin dhe të riparonin dëmtimet e indeve. “Ne e lëmë natyrën të bëjë atë që bën natyra, dhe në këtë rast, ishte një gjë shumë pozitive”, tha imunologu Daniel Barreda, autori kryesor i studimit, nga Universiteti i Albertës në Kanada. “Ethet e moderuara zgjidhen vetë, që do të thotë se trupi mund ta nxisë atë…
Mbi 40 kompani lider në fushën e teknologjisë do të vijnë në kryeqytetin shqiptar. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Shqiptare, Ambasadën e Izraelit në Shqipëri dhe Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, në datat 20 – 22 Mars 2023, do të organizojë “Javën e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv”. Në këtë organizim, në qendër të të cilit është teknologjia dhe inovacioni, do të jenë të pranishëm rreth 40 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli, nga fusha si Cybertechnology, Insure-Tech, FinTech, Agri-Tech, Startups dhe Scaleups. Eventi synon njohjen e sipërmarrësve izraelitë me eko-sistemin vendas të teknologjisë dhe informacionit…
Vetëm pak orë pasi KAS pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike logon e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Siç shihet në logo mbizotërojnë ngjyrat kuq dhe blu ndërkohë shihen dhe dy duar të bashkuar. ”Bashkë fitojmë” është emri i koalicionit mes Sali Berishës, Ilir Metës dhe disa partive të vogla për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kandidatët e dalë nga procesi i Primareve do të garojnë në zgjedhje me këtë logo. Partia udhëheqëse është PL, ndërsa pjesë e koalicionit janë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Demokristiane dhe Partia e…
Aeroporti Changi i Singaporit rimori vendin e tij të parë pas një pauze prej dy vitesh në renditjen vjetore të aeroporteve më të mirë në botë. Aeroporti Changi gjithashtu fitoi çmimin e aeroportit më të mirë në botë në kategoritë e komoditeteve të ngrënies dhe kohës së lirë. “Aeroporti Changi është i nderuar të shpallet Aeroporti më i mirë në botë për të 12-ën herë. Ky është një inkurajim i madh për komunitetin tonë të aeroportit, i cili qëndroi fort së bashku për të luftuar sfidat e COVID gjatë dy viteve të fundit. Ne i falënderojmë ata për përkushtimin e tyre për t’i shërbyer pasagjerëve…
DEA amerikane do të ketë përfaqësuesin e saj të përhershëm në Tiranë, por jo një zyrë të sajën. Në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, bashkëpunimi i Policisë së Shtetit dhe SPAK me DEA-n nuk do të bëhet më përmes zyrës në Athinë, por me përfaqësuesin e tyre në Tiranë. Kjo u sqarua nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha në Kuvend se ky është tregues i forcimit të bashkëpunimit. “E para njëherë ajo nuk është zyrë, por një person që DEA e ka caktuar të jetë permanent në Tiranë. Deri…
Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras kanë protestuar serish të enjten. Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi mjetet e tonazhit të lartë që kalojnë në rrugën e tyre jo vetëm e ka dëmtuar ato, por ka sjellë ndotje të ambjentit dhe mungesë sigurie rrugore. Banorët kujtojnë se kanë protestuar edhe 2 herë të tjera, janë takuar edhe me kryetaren e bashkisë, por akoma nuk kanë gjetur zgjidhje. Banorët thonë se nuk tërhiqen nga protesta e tyre deri sa të marrin zgjidhje për problemin që i shqetëson.
Deklarata e bërë 3 muaj në parë nga ish-futbollisti Shefki Kuqi ku akuzonte FSHF-në se i kishte kërkuar para për ta ftuar në kombëtare nuk është pritur mirë nga këta të fundit, të cilët pohojnë se është një shpifje madje duke e paditur. I ftuar në emisionin “Show i Botërorit”, sulmuesi 46-vjeçar foli rreth të shkuarës dhe dëshirës për të veshur fanellën kuqezi, ndërkohë që sipas tij, duheshin para. “Dëshira ime para se të zgjidhja Finlandën, edhe kam tentuar, ka qenë të shkoja në Kombëtaren e Shqipërisë. Atëherë duhej të jepje lekë për të luajtur në kombëtaren e tyre. Lekë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, është shprehur se edhe grupi i Alibeajt e pranon që Berisha ka opozitën më të madhe në vend. Komentet Xhaferraj i bëri gjatë një interviste për Neës 24, ku komentoi vendimin e KAS për të regjistruar PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit. Xhaferraj tha se vendimi i KAS ishte një vendim i padiskutueshëm nga ana juridike dhe shtoi se shpreson që Berisha të hyjë në zgjedhjet e 14 majit jo për të konfirmuar që ka opozitën më të madhe në vend, por për t’u bërë bashkë me grupin e…
Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputeti Lefter Gështenja ka paraqitur një sërë propozimesh për Kodin Rrugor. Ai ka kërkuar heqjen e postblloqeve policore nga rrugët, rritjen me 50% të posteve për parking në akset rrugore të bashkive, revokimin e pezullimit të patentës kundrejt pagesës, si dhe uljen e vlerës së gjobave me 50% . Propozimet e deputeti Lefter Gështenja: Propozohet ulja e vleres se gjobave me 50% te vleres se percaktuar ne KODIN RRUGOR aktual. Kjo per e qene ne perputhje me standartet Europinane. Sot kemi gjoba maksimale sa 6 fishi i pages minimale. Propozohet heqja e sherbimeve policore…