Author: tirana

Bashkia e Burrelit vijon investimet për të siguruar ujë të pijshëm 24 orë për qytetarët e saj. Kryetari i Bashkisë Agron Malaj inspektoi punimet që po bëhen në linjën kryesore të ujësjellësit Depo Lis-Burrel. “Furnizimi i qytetit të Burrelit me ujë të pijshëm për 24 orë mbetet prioriteti ynë absolut. Inspektuam punimet në linjen kryesore të ujësjellësit Depo Lis-Burrel, për të parë nga afër cilësinë dhe shpejtësinë me të cilat duhet të finalizohet ky projekt kaq i rëndësishëm”, shkruan Kryebashkiaku Malaj.

Read More

Një biznesmen italian kishte marrë me qira një Porsche, e cila më pas i është vjedhur, të paktën kështu ka denoncuar në polici. Ndaj tij është ngritur akuza e simulimit të një krimi për shkak se denoncimi është bërë kur makina kishte disa ditë që ishte zhdukur. Nga hetimet ka rezultuar se në ditën e denoncimit, Porsche ishte transferuar tashmë në Shqipëri. Ndaj tij rëndon akuza për simulimin e një krimi si edhe është në gjyq edhe për përvetësim, duke qenë se ai nuk ia ka kthyer kompanisë makinën me qira. Sipas avokatit Francesco Moscatiello, të dyja akuzat ndaj sipërmarrësit…

Read More

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në…

Read More

Familjarë, dashamirës dhe personazhe të artit dhe kulturës shqiptare përkujtuan në ditën e saj të lindjes, prezantuesen dhe balerinën e njohur, Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Bashkëshorti i saj ka zgjedhur ta kujtojë dashurinë e jetës së tij ndryshe, duke vendosur një stol me emrin e saj dhe duke mbjellë një pemë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Hueydën do e kujtojë si një vajzë me energji pozitive, që dhuronte shumë dashuri. “Promovimi i së mirës është mënyra më e drejtë për të ecur përpara. Sot në ditën e parë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e KAS për të regjistruar në zgjedhje Partinë Demokratike të përfaqësuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Përmes një postimi në Twitter, Bardhi atakon Celibashin duke thënë se zvarritja 10 ditore e procesit ka cënuar rëndë zgjedhjet. “Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet”, shkruan Bardhi.

Read More

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli, ku një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, fëmija është pickuar nga bletët dhe ka vrapuar duke rënë në një kanal me ujë. Pasi është vërë re nga të afërmit është nxjerrë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për gati 1 orë, fëmija 3-vjeçar nuk ka mundur të rikthehet në jetë.

Read More

Ligjvënës, ministra dhe ish-zyrtarë ekuadorianë u akuzuan dje se kishin lidhje me kompani të lidhura me mafien shqiptare pas deklasifikimit nga Asambleja Kombëtare (Parlamenti) të dokumenteve nga Mbikëqyrja e Kompanive. Ricardo Vanegas, anëtar i Asamblesë, zbuloi nëntë emra të dyshuar të përfshirë, mes tyre parlamentarët Dalton Bacigalupo dhe Xavier Santos, nga e majta Demokratike (ID) dhe Fernando Cedeño, nga Unión por la Esperanza. Të tre mohojnë akuzat dhe kërkojnë nga Superintensioni i Kompanive të sqarojë çështjen. Ai përmendi gjithashtu Darío Herrera, ministrin aktual të Transportit, si dhe ish-krerë të tjerë ministrish dhe ish-ligjvënës. Sipas Vanegas, ky informacion nuk do të…

Read More

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurin e yre në martesë në shtator të viti që lam pas me një dasmë madhështore. Kjo dasmë riktheu në vëmendje edhe fëmijët e Shkelëzen Berishës nga martesa e parë. Djali dhe vajza e Shkëlzenit jetojnë pranë nënës së tyre dhe tashmë janë rritur. Vajza e Shkëlzenit, Medina ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 18. Nëna e saj ka ndarë një urim dhe gjithashtu ka treguar sa është rritur e bija. “Vajza jonë, Medina është 18 vjeç sot. Rrushe ne jemi shumë krenar për ty”, shkruan ajo krah tortës së ealizuar nga vetë…

Read More

Në tryezën e zhvilluar sot nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për integritetin e procesit zgjedhor, ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith u shpreh se procesi është i rëndësishëm të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. “Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm…

Read More

Kryeministri Rama ka vijuar me qasjen e tij të shpallur edhe më herët në lidhje me zyrtarët socialist që kanë probleme me drejtësinë, duke theksuar edhe për Lefter Allën se “duhet të gjejë një avokat”. I pyetur në lidhje me “zyrtarët problematikë”, Rama theksoi se “PS nuk është zyrë avokatie për askënd, kështu që secili duhet të gjejë avokatë vetë” duke lënë të kuptohet që e kanë “lëshuar” Lefter Allën, ashtu siç lëshuan edhe të tjerë më të rendësishëm si ai. SPAK ka arrestuar disa ish-ministra dhe kryebashkiakë socialist deri më tani, për të cilët Rama ka thënë edhe më…

Read More

Kryemininistri Edi Rama tha se për pasaportat fiskale, pritet vendimi i Gjykatës Europiane, kurse për amnistinë fiskale, theksoi se ka të njëjtin qëndrim. “Kemi folur dhe për amnistinë fiskale. Qëndrimi ynë është i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht se kjo nuk është gjë e mirë në parim. Kemi arsyet tona të mendojmë se kjo është gjëja e duhur. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët”.

Read More