Një përleshje e dhunshme mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e Domkos në Greqi. Protagonist ka qenë një 48-vjeçar shqiptar, i dënuar me 34 vite e 6 muaj burg për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe grup të strukturuar kriminal. Shqiptari plagosi me mjet prerës një 28-vjeçar algjerian dhe një 29-vjeçar palestinez, të cilët u transportuan me urgjencë në spital. Ende nuk dihen motivet e sherrit të dhunshëm mes shqiptarit dhe dy të plagosurve. Mediat greke bëjnë me dije se pas dhënies së ndihmës së parë, algjeriani i plagosur, i cili vuan dënimin me 10 vjet për grabitje, është kthyer…
Author: tirana
Hyrja e këngëtarit Lorenc Hasrama në Big Brother VIP shkaktoi trazira. Disa media hodhën dyshime se ai është ish i dashuri i Keisit. Shikuesve u ka bërë përshtypje gjithashtu fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin. Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar Sabiani, i cili është shprehur i revoltuar për këto lajme duke sqaruar se me Lorencin ka miqësi të përbashkët. “O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi…
“Big Love” është rubrika më e re në Big Brother Vip, ku fansat e “çmendur” të banorëve i dërgojnë mesazhe brenda në shtëpi së bashku me emoji. Mirëpo, dërgimi i këtyre mesazheve sigurisht që e ka edhe një kosto, dhe na lejoni të themi që janë shifra të kripura. Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro, por me shtimin e mesazheve sigurisht që dhe çmimet do të rriteshin. Kështu, ato variojnë nga 10 deri në 200 euro. Çmimet: 10 euro- një gotë verë, 20 euro- një zemër, 50 euro- shampanjë, 100 euro – kurorë, 199 euro- luan. Ndërkohë, dhuratat…
Një shqiptar në Brescia, i cili po shoqërohej nga policia italiane për në gjykatë, iu ikën nga duart karabinierëve. Mirëpo, arratisja nuk zgjati shumë. Jo më shumë se një orë, ai ra sërish në pranga në zonën e Parco Gallo. Një skemë e tillë e ngjashme ndodhi pak kohë më parë me një tregtar droge 30-vjeçar nga Afrika e Veriut. E bujshme ka qenë edhe arratisja në shkurt 2019 e Marius Marmuras, i burgosuri që iku nga parkingu i pasmë i godinës për të kaluar më pas shinat e kryqëzimit hekurudhor të qytetit, që kufizohet pikërisht me Palagiustizia.
Sajmir Paja, djali i Mimoza Pajës që mbeti viktimë në atentatin e ‘Don Boskos’ ka treguar se është vrarë për së dyti nga lajmet që ka lexuar në media. Në një intervistë për mediat, Sajmir Paja rrëfen se shumë gjëra që janë shkruar në media nuk janë të vërteta. Ai ka treguar se në ato momente Mimoza Paja nuk ka qenë në punë, por ka qenë duke pirë një kafe. “Nuk kam mësuar asnjëlloj gjëje. Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon…
Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Elton Metajn, i cili ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, teksa po hante bukë në banesën e prindërve në Zhupan të Fierit, në shtator të vitit 2021. Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka, ndërsa prokurore e çështjes ishte Ervisa Hyka. Problemet mes çiftit kishin nisur prej vitesh dhe dyshja ishin divorcuar. Metaj kishte marrë peng edhe një herë tjetër familjen e Bengës me kallashnikov, por u desh vrasja e 23-vjeçares që ai të mbyllej pas hekurave për të mos i bërë më keq njeriu.
Sot, pothuajse çdo shtëpi ka akses në internet. Zhvillimi gradual i teknologjisë na ka bërë pothuajse të gjithëve të varur nga interneti. Është një fakt i pamohueshëm që teknologjia na e bën jetën më të lehtë. Por, edhe interneti dhe rrjetet teknologjike, të cilat ofrojnë shumë përparësi, në disa raste kanë edhe dëmtime serioze. Shumica prej nesh e dinë që telefonat tanë lëshojnë rrezatim, por nuk e dimë as që një modem shtëpiak mund të bëjë të njëjtën gjë.Lënia e modemit të ndezur natën sjell shumë efekte negative, nga shëndeti te siguria, nga shpejtësia e internetit te konsumi i energjisë…
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë në lindje, për vitin 2021, tregues i cili i referohet numrit mesatar të viteve që një i porsalindur pritet të jetojë bazuar në normat e vdekshmërisë aktua;e. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri ky tregues për vitin 2021 është 75.5 vite mesatarisht. Pra një i porsalindur në vitin 2021 pritet të jetojë rreth 75.5 vite, duke marrë parasysh normën e vdekshmërisë të të gjitha moshave përgjatë po këtij viti. Krahasuar me vitin 2020 jetëgjatësia e pritur në lindje për vendin tonë ka regjistruar rënie, nga 77.4 vite përgjatë…
Çështja “Babale” do të gjykohet nga gjyqtarja Elona Tore. Vendimi është marrë këtë të enjte nga Gjykata e Apelit. Toro do të zëvendësojë Edlira Petritin e cila u përjashtuar nga gjykimi i çështjes pas kërkesës së të pandehurit, deputetit të PD, Ervin Salianji. “Sot më datë 16.03.2023, çështja penale e lartpërmendur u shortua midis dy anëtarëve të trupit gjykues të përbërë prej gjyqtarëve Genti Shala dhe Elona Toro. Në bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatore Elona Toro”, njofton Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Për dosjen “Babale” janë marrë të pandehur deputeti Ervin Salianji dhe…
Një 44-vjeçar ka mbetur aksidentalisht i plagosur nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë. Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte në lagjen nr. 17 në Durrës. Bëhet fjalë për R. N., i cili ka tentuar ta hapë djegoren pasi e ka gjetur në një kosh mbeturinash, por i ka plasur në dorë. 44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi sot në Kuvend se me Reformën në Drejtësi politika në Shqipëri ka hequr duart nga drejtësia. “Nuk duhet të harrojmë që ka ndodhur një gjë e madhe dhe politika ka hequr duart nga drejtësia. Si mund të akuzosh një mazhorancë, e cila me vullnetin e saj hoqi dorë nga një gjë që vende të tjera bëjnë luftë për ta kontrolluar? Për shkak të reformës ne kemi një drejtësi të re, ku politika ka hequr dorë. Shpesh herë dhe njerëzit tanë na e thonë këtë që si ka mundësi keni pushtetin dhe…
Banorët e “Big Brother VIP Albania” marrin prej kohësh mesazhe nga ndjekësit e tyre. Këta të fundit u dërgojnë mesazhe personazheve të preferuar duke përdorur aplikacionin “Big Love”. Mirëpo, kjo e ka një kosto e duhet thënë se nuk janë dhe aq lirë. Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro. Por, me shtimin e shumtë të përdoruesve, janë rritur edhe çmimet. Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro. Çmimet: 10 euro- një gotë verë 20 euro- një zemër 50 euro- shampanjë 100 euro – kurorë 199 euro- luan