Luizi kishte futur me qëllim në tualet Kristin dhe Armaldon, kjo në mënyrë që të dënohen e të shkojnë në nominim. Por këngëtari përmendi se këtë strategji e ka parë nga fituesi kanadez i Big Brother. Kevin Jacobs është kthyer këto ditë në qendër të lajmeve në vend, dhe ka fituar më shumë se 20 mijë ndjekës falë Luizit. Pasi dëgjoi për fenomenin “Luiz Ejlli”, ai nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin shkodran. “Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli po dominon në Big Brother VIP dhe po më dërgon dashuri…
Author: tirana
Shumë herë kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka thënë se Sali berisha do të shpallet “non-grata” edhe nga Bashkimi Europian. Përfaqësuesi i Lartë i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se nuk ka asnjë propozim për të shpallur non-grata Sali Berishën, siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar. “Nga ana jonë, e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për sanksionet në këshill, por me sa di unë nuk ka asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë”, tha Borrell gjatë…
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim e BE-së, Oliver Varhelyi tha se shumë shpejt do të ketë një kapmus europian në Tiranë. Kjo sipas tij është një sinjal i qartë për të ardhmen e Shqipërisë e cila përket në BE. “Jam i lumtur që gjetëm financime për kampusin evropian në Tiranë, Ky është një sinjal i qartë, se anëtarësimi është afër. Jam krenar të deklaroj se do të nisim procesin e pranimeve qysh në shtator të këtij viti. Ne kemi nevojë për kolegjin dhe do të ofrojmë financimin për të. Në gjysmën e dytë të…
Në konferencën për shtyp me shefin e Diplomacisë së BE-së Josep Borrell dhe komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama falenderoi dy zyrtarët e BE-së për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në bllok. Po ashtu Rama theksoi se Shqipëria nuk është më e fundit në “trenin e integrimit”, por tashmë kryeson në rajon. “Mirënjohje për mbështetjen që kemi marrë prej jush në një proces që ka qenë tejet i vështirë dhe në një periudhë kohe të shkurtër. Shumë i padrejtë ndaj Shqipërisë, për arsye të konjukturave politike që tashmë që janë kapërcyer. Na…
Këtë të enjte në Tiranë po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë. Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se Shqipëria ka bërë progres për anëtarësimin në BE. Ai tha se tashmë ka një dakordësi me kryeministrin Edi Rama, që skema e pasaportave të arta nuk do të ecë më tej. “Është vizita ime e tretë në Shqipëri si përfaqësues i BE-së, por sot është moment historik për marrëdhëniet tona. Sot jemi këtu për t’i treguar popullit shqiptar që BE-ja është më pranë jush si vend kandidat për në BE. E përdorin Këshillin e…
Tensionet në qiell mes Amerikës dhe Rusisë po vijojnë. Autoritetet amerikane kanë publikuar videon e fundit të dronit pa pilot, pak çaste përpara goditjes. Në video dallohet momenti kur droni survejues amerikan MQ-9 Reaper fluturon në një zonë ndërkombëtare, ndërsa i afrohet avioni luftarak Su-27 i forcave ajrore ruse. Avioni i është afruar dronit dy herë, në përpjekje për ta spërkatur me karburant, por është përplasur duke shkaktuar prishjen e hekilës së dronit. Autoritetet amerikane thanë se droni është rrëzuar në ujërat e Detit të Zi, ndërsa Rusia ka deklaruar se po përpiqet ta rikuperojë.
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ-së Indrit Sefa u pyet nga njëri prej anëtarëve të KAS, se pse nuk është zëvendësuar Lulzim Basha në krye të PD-së, kur ka një vit që ka dhënë dorëheqjen. “Nuk është zgjedhur kryetari i ri i PD-së i Partisë Demokratike. Statuti thotë se kryetari i partisë i cakton detyra në fusha të ndryshme përmes një autorizimi. Në mungesë të këtij autorizimi Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar që komandon nënkryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Pra, zonja Tabaku refuzoi të marrë përsipër këtë detyrë kur u mblodh Këshilli Kombëtar për ta komanduar. Në…
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u bëri thirrje liderëve në Kosovë dhe Serbi që të jenë konstruktivë dhe fleksibël, përpara takimit të 18 marsit në Ohër. Gjatë një konferencë në Beograd, pas takimit që zhvilloi me presidentin Aleksandër Vuçiç, Escobar e cilësoi planin europian si mundësinë më të mirë për të garantuar paqen në rajon. “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon. Pritshmëritë…
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 4 turistët rumunë të arrestuar pak ditë më parë në Vlorë, pasi në kamperat ku udhëtonin iu gjetën dhe sekuestruan 260 kilogramë lëndë narkotike, kanabis. Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru, të katërt me shtetësi rumune pu njohën me masën e arrestit nga gjykata e Vlorës. Ata u arrestuan ndërsa lëviznin me dy kampera luksozë, ku kishin fshehur edhe lëndën narkotike. Pas operacionit policia shpalli në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen…
Autori i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, 34-vjeçari Ernejt Shyti ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka folur në gjyq edhe për porosi të tjera për eliminime. Shyti ka dhënë dëshmi tronditëse në seancën në Gjykatën e Posaçme. Ai ka pohuar se personat që e kishin porositur për të eliminuar biznesmenin Behar Sofia i kishin kërkuar të kryente një vrasje tjetër në Gjermani. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, emrin e të cilit nuk e bën publik dhe për këtë vrasje do të paguhej 500 mijë euro. Sipas porositësve, paratë për vrasjen në Gjermani do t’i merrte nga një person…
Balerini dhe koreografi i njohur në Austri dhe jo vetëm, Eno Peçi ka bërë një rrëfim për emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC Neës. Ndër të tjera, ai ka folur për identitetin që ka ruajtur edhe pse është larguar në Vjenë në moshën 16-vjeçare. “Për mua personalisht identiteti është shumë i rëndësishëm, pavërësisht rrugëtimit si ka vajtur. Unë fëmijërinë time e kam kaluar në Shqipëri dhe më 16-vjeç kam shkuar në Austri. Mbase edhe ky identiteti im që më thërret këtu në Shqipëri, rrënjët le të themi. Por janë disa faktorë shumë të rëndësishëm. Për secilin prej nesh është…
Ish-ministri Saimir Tahiri, do të dalë nesër disa orë në liri për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Bashkim Tahiri. Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar se drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka miratuar lejen për shoqërimin e ish-ministrit në ceremoninë e varrimit të të atit. I ati i Tahirit, u nda nga jeta ditën e sotme, ndërsa ish-ministri i ka shkruar një letër prekëse nga burgu. LETRA: O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre…