Tenderi i ujësjellës-kanalizimeve në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës dyshohet se është shkaku i arrestimit të kryetarit të Bashkisë së qytetit, Lefter Alla dhe nënkryetares Enkeleda Lleshi. Sipas SPAK, dyshohet se Alla ka favorizuar dokumentacionin e një firme për realizimin e projektit me vlerë 2,8 milionë euro, por në fakt punimet i ka bërë një tjetër kompani, pronarët e së cilës dyshohet se kanë lidhje miqësie me Allën. Sipas SPAK-ut, Alla është vënë në pranga për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i formularëve”. Për…
Author: tirana
Pas lojës që i bëri Luizi duke çuar në nominim Kristin dhe Armaldon, kanë nisur debatet e ashpra. Kristi u përplas me Luizin, të cilit i tha se nuk e beson aspak duke shtuar se bën veprime si “skuth” vetëm për të mbajtur Armaldon brenda, jo për ta nxjerrë jashtë. Luizi tha se ai nuk po bën ndonjë gjë për ta mbajtur Armaldon në shtëpi dhe shtoi se edhe sikur ai të mos merret fare me Maestron, ky i fundit ka mbështetje të madhe nga banorët e tjerë. Diskutimi: Kristi: Ti duhet ta bëje atë në mënyrë më dinjitoze, mos më…
Arrestimet e bujshme për abuzimet me tenderat e Bashkisë së Bulqizës, kanë çuar në qeli edhe nënkryetaren Enkeleda Lleshi. Ajo bashkë me specialistë të prokurimeve kanë bërë të mundur që tenderin e Ujësjellësit ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit Por nga hetimet ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
Një lajm i trishtë për famlijen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi babai i tij është ndarë nga jeta. Nga burgu, Tahiri i ka shkruar një letër prekëse ku e pyet pse nuk e priti, ndërsa edhe i thotë se e do shumë. “O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta…
Një raport i zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Drogat dhe Krimin, thuhet se kultivimi i bimës së kokës u rrit me 35% mes viteve 2021-2022, një shifër rekord. Baza të reja trafiku janë hapur në Afrikën perëndimore dhe qendrore. Raporti thotë gjithashtu se trafikantët po përdorin gjithmonë e më shumë shërbimet postare ndërkombëtare për të dërguar produktin e tyre te konsumatori. Tregjet më të mëdha për kokainën mbeten Europa dhe Amerika e Veriut, të ndjekur nga Amerika e Jugut, ajo Qendrore dhe Karaibet. Kolumbia ende dominon rrugët e trafikut, edhe pse ato europiane janë zhvilluar. Raporti zbulon…
Ka shkuar në 14 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjetet e fuqishme në pjesën juglindore të Turqisë, e cila një muaj më parë u godit nga tërmetet shkatërruese. Situata më e rëndë paraqitet në provincën juglindore Adıyaman, ku ujërat e rrëmbyeshëm përmbytën kontenjerët ku jetonin një grup të mbijetuarish nga tërmeti. Disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pesë shtetasve sirianë brenda një apartamenti të përmbytur në provincën fqinje Sanliurfa (Shanlleurfa). Disa njerëz u evakuuan nga disa çadra ku strehoheshin pas goditjes nga tërmeti të cilët u dërguan më pas në…
Mirela Kumbaro, ministre e Mjedisit dhe Turizmit, tregon se si u realizua kthimi i Vjosës në një park kombëtar. “Është një bashkim forcash i shumë aktorëve dhe proces i gjatë. Ka vite që flitet për Vjosën, nga shoqëria civile deri te shkencëtarë vendas e të huaj, që e kanë konsideruar Vjosën si laborator natyror, ku gjallojnë specie të ndryshme. Por, unë do të shtoja se një pjesë e rëndësishme e këtij ekosistemi janë njerëzit që kanë banuar pranë lumit”, deklaroi Kumbaro. Sipas ministres, në një park kombëtar tregohet qartë se ku nuk lejohet asnjë ndërhyrje, që është shtrati i lumit.…
Sot në Tiranë do të mbahet takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë. Në kuadër të këtij takimi mbërritën dje në Tiranë dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp. Në Kryesinë e Kuvendit do të mbahet një takim i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku i pranishëm do të jetë edhe Várhelyi, i cili do të mbajë një fjalim.
Policia e Vorës ka vënë në pranga Edmond Picarin. Ai ishte në gjendje të dehur kur fillimisht është konfliktuar me Ervin Picarin në rrugë, dhe më pas ka shkuar në banesë ka marrë çiften dhe ka qëlluar në ambientet e lokalit ku ishte Picari. Të dy janë fqinj, por edhe kushërinj të largët. Sipas disa deklarimeve, ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve të hershme që kishin. Njoftimi i plotë nga Policia Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Tentoi të vriste me armë gjahu një shtetas, në ambientet e një lokali, falë…
Në Qarkun e Korçës, gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet mesatar. Temperaturat kanë arritur vlera deri në -2 gradë. Në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës varion nga 5-10 cm. Në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë, ka pasur gjithashtu reshje dëbore dhe trashësia shkon nga 3 cm deri në 7 cm. Ndërkohë, në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme në rrugë.
Diana Bahçja vetëm 8 ditë pasi u bë nënë, është në burg, kjo pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg. Në një lidhje telefonike nga burgu në “Good morning Albanians”, Bahçja tregoi se nuk kishte dijeni për gjobën. Ajo tha se është e rënduar për shkak të ndarjes nga foshnja. “Nuk e di, unë pres të lirohem që sot, po tani se di. Nuk kam qenë në dijeni fare për asnjë…
Mëngjesi nisi me reshje shiu në disa zona, por duke filluar në orët e mesditës dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin. Në ultësirën perëndimore do të ketë edhe intervale të gjata me kthjellime. Ndërsa në zonat malore mbeten prezente vranësirat kalimtare. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4-5 ballë.