Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me lumin Vjosa, i shpallur Park Kombëtar, em pamjet magjike të lumit të fundit të egër në Europë. Rama shkruan se iu uron ndjejësve një ditë të mbarë të gjithëve me Parkun më të ri Kombëtar. “MIRËMËNGJES dhe me Parkun Kombëtar të Vjosës ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ishte në Tepelenë ku mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e Vjosës si Park Kombëtar.

Read More

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në një seancë plenare. Në rendin e ditës përfshihet interpelanca e deputetes së PD, Ina Zhupa për ministren e Kulturës Elva Margariti. Në kërkesën e saj, Zhupa tha se prej mungesës së vëmendjes kanë degraduar monumentet e trashëgimisë kulturore dhe sipas saj, industria e ndërtimit po dëmton pasurinë kulturore të shqiptarëve. Po ashtu diskutohen një sërë projektligjesh, mes tyre marrëveshja për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë me Maqedoninë e Veriut.

Read More

Aktori hollivudian dhe aktivisti, Leonardo DiCaprio është një prej personazheve publikë që ka lobuar shumë për ruajtjen e natyrës, përfshirë edhe lumin Vjosa në vendin tonë. Ai ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar. Ai e quan një ditë historike shpalljen Park Kombëtar Vjosën, ndërsa falënderon të gjithë personat që kontribuuan. “Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për…

Read More

Dashi Mos i nënvlerësoni takimet e reja të dashurisë, sepse ato mund të rezervojnë shumë surpriza të bukura. Në punë dita është interesante, sidomos për ata që kanë nisur një projekt të ri. Mund ta çoni përpara me entuziazëm dhe rezultate të shkëlqyera. Demi Të enjten hëna është kthyer në favor dhe ndriçon qiellin me dashuri. Përfitoni prej tij! Për sa i përket punës, kjo është një periudhë ku mund të përfshiheni në gjëra të reja. Binjakët Duhet të keni shumë kujdes në dashuri sepse stabiliteti i marrëdhënies suaj mund të testohet nga yjet. Në punë, nga ana tjetër, e…

Read More

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka treguar këtë mbrëmje detaje tronditëse në Top Story në lidhje me sulmet iraniane ndaj zyrtarëve shqiptarë. Karamuço bëri me dije se janë tre zyrtarë që janë mbajtur nën vëzhgim nga iranianët, bëhet fjalë për klerikun Baba Mondi, Pandeli Majkon dhe Ben Blushin. Majko sipas tij, gjatë një takimi ka rrezikuar edhe jetën.“Kemi dy institucione shumë të rëndësishme të Iranit të cilat të dyja bashkë kanë një buxhet 10 mld dollarë, ministria e inteligjencës dhe garda revolucionare. Ne kemi një ndihmë të drejtpërdrejtë të Qazim Sulejmanit që na vjen në Shqipëri për të hedhur në…

Read More

Diana Bahçja, nëna e cila u arrestua 10 ditë pasi lindi djalin e saj, ka sjellë reagime të shumta nga aktivistë të cilët kërkojnë lirimin e saj. Sëfundmi, zërit të tyre i është shtuar edhe ministrja Elisa Spiropali e cila kërkon lirimin e së resë. “Lironi Diana Bahçjen Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nëne lehonë?! Si arrestohet një grua në kushte të tilla?! Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?! Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla. Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Alla duhet të kishte ikur që atëherë kur e paralajmëroi ai dhe sot nuk do të përfundonte në burg. “Edhe i pata dalë borxhit me kohë!!! Të kishte ikur që në atë kohë sot nuk do përfundonte në burg…. SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i akuzuar për korrupsion dhe abuzime me tendera publik…”, shkruan Artan Hoxha. Lexo edhe: Arrestohet me urdhër të SPAK kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla

Read More

Avokati Spartak Ngjela deklaron se nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr Partinë Demokratike, atëherë Shtete e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë një gjë: PD shpallet e gjitha “non grata”. Ai tha se me masë të tillë mund të ndëshkohen edhe bashkëpunëtorët e tij në koalicione. Gjatë intervistës në ABC News, Ngjela tha se praktika ligjore anglo-sanksione është e rreptë dhe në këtë prizëm pret që drejtësia amerikane të veprojë. “Do kemi risi, të kujtohet si tha sekretari i Shtet në Uashington, po ta marrin Saliu PD, nxjerrim partinë “non grata”. Ka analogji të plotë, me Metën, me Dulem…

Read More

Ka marrë fund arratia e mafiozit italian të shumëkërkuar nga drejtësia Fabrizio Capogna. 39-vjeçari është arrestuar nga autoritetet sapo ka zbritur në aeroportin e Fiumicinos në Itali. Prej më shumë se një viti, ai jetonte në Spanjë me identitet të rremë. Ai ishte shpallur në kërkim që pas operacionit me dhjetë të arrestuar një vit më parë, për formimin e grupit të strukturuar kriminal me qëllim shpërndarjen e kokainës. Sipas autoriteteve italiane Fabrizio Capogna furnizonte me kokainë nga Spanja, pjesën tjetër të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen në Itali. Droga pritej nga ‘Rindi’ dhe ‘Qorri’, dy shqiptarë të moshës…

Read More

Një grua u vra dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarr në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko, më 12 mars.Por si ndodhi Masakra e ‘Don Boskos’ e 12 marsit në kryeqytet?Sipas dinamikës së ndërtuar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, dhe krehjes që grupi hetues u bëri kamerave të sigurisë, atentatorët thuhet se morën fillimisht rrugën për në Tiranë nga Kashari drejt Kthesës së Kamzës.Më pas siç vihet re edhe nga kamerat e sigurisë, makina e tyre u pa të kalojë nëpërmjet rreth-rrotullimit të Shqiponjës, për të hyrë në lagjen Laprakë. Vetëm disa minuta…

Read More