Author: tirana

Ka nisur në KAS mbledhja ku pritet të shqyrtohet ankimimi i PD për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit. Përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi në KAS, vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, për të mos regjistruar PD në zgjedhjet e 14 majit. Relator i çështjes në KAS, është përcaktuar ‘socialisti’ Koli Bele.

Read More

Policia e Ferit ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi shantazhoi një 46-vjeçare për t’i dhënë para. I riu kërcënoi 46-vjeçaren se do t’i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, nëse nuk do t’i jepte shumën e parave që ai I kërkonte. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato të Sektorit Operacional, të DVP Fier, si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 46 vjeçe, se një shtetas e shantazonte për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e…

Read More

Një aksident tragjik është shënuar në Greqi, ku atleti shqipatar Denis Gjura ka humbur jetën. 25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Patra. Përplasja ka qenë e fortë dhe alteli shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Mediat greke shkruajnë se Denis Gjura ishte një atlet i Esperos Patras dhe kishte marrë disa çmime siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”.

Read More

Një aksident tragjik është regjistruar në Shkodër, ku ka humbur jetën një punonjës bashkiaku i cili po riparonte disa ndriçuese në lagjen “10 Korriku” të qytetit liqenor. Viktima, 54 vjeçari me inicialet Sh.D ishte punonjës i Sektorit të Ndriçimit dhe sipas dëshmive ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Read More

Për herë të parë në Tiranë po mbahet mbledhja midis BE-së dhe Shqipërisë, kjo për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit. Kryeministri Rama ka pritur dy zyrtarët e lartë, shefin e Diplomacisë së BE-së Josep Borrell dhe Komisionerin Europian, Oliver Varhelyi. Kjo është mbledhja e dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asocimit. Në përfundim të takimit, këshilli do t’i adresojë rekomandime Tiranës zyrtare me fokus në kriteret politike, ekonomike dhe te rruga që ka bërë Shqipëria në përafrimin e legjislacionit. Bashkimi Europian i kërkon autoriteteve shqiptare që të vijojnë me prioritet luftën ndaj krimit të organizuar dhe…

Read More

Ministrja për Shtetin dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Diana Bahçjas, nëna lehonë e cila u arrestua pak ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë Lekësh që iu konvertua në një muaj burg. Spiropali iu ka bërë thirrje organeve më të lartë të drejtësisë në vend që të përshpejtojnë veprimet dhe të lirojnë që sot nënën lehonë që të shkojë pranë fëmijës së saj. “Nuk prita ditën e Kuvendit për të bërë politikë. Diana Bahçja duhet të lirohet menjëherë, gjykatësi duhet ta lirojë sot edhe jo nesër.…

Read More

Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ndodhet në Tiranë, teksa ka ndarë edhe një foto nga sheshi Skënderbej. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë, ku do të mbahet Këshilli i Stabilizim-Asociimit me kryeministrin Edi Rama. “Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me KryeministrinEdi Rama, historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme”,-shkruan Borrell.

Read More

Tetë ditë pasi Diana Bahçja solli në jetë foshnjen përfundoi në burg për një gjobë, dhe kjo ngjarje ka nxitur debat në seancën plenare këtë të enjte mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se duhej patjetër një debat me ministrin e Drejtësisë për këtë çështje, dhe se për të drejtësia në vend është e padrejtë. “Është një ngjarje e rëndë, e dhimbshme , e rënde, dëshpëruese. Ne këtu duhet të kemi një seancë debati për ngjarjen e gruas lehonë në Shkodër që u arrestua. Ne duhet të kemi një diskutim me ministrin e Drejtësisë.…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit këtë të enjte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, tha se për vitin 2022 u rrit numri i çështjeve që janë dërguar për gjykim që lidhen me korrupsionin në krahasim me vitin 2021. Sipas Dumanit, gjatë vitit 2022 janë dërguar për gjykim 43 çështje penale me 208 të pandehur të akuzuar për korrupsion, një rritje me 30% të numrit të çështjeve dhe 117% të numrit të të pandehurve. “Prokuroria e Posaçme ka pasur një rritje të procedimeve penale dërguar për gjykim, nga 43 procedime penale me 239 të pandehur në vitin 2021, në…

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë këtë të enjte për fatin e PD-së, nëse do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 Majit apo jo. KAS do të mblidhet sot në orën 12:00 dhe do të shqyrtojë ankimimin që grupi i Enkelejd Alibeajt, i ka bërë vendimit të KQZ, që vendosi që mos të futen në zgjedhje pa plotësuar deklaratën solemne nga kryetari i partisë, që në gjykatë rezulton ende Lulzim Basha. Po ashtu ankimim ka bërë edhe grupi i Sali Berishës, por që KAS i ka bashkuar këto ankimimet në një çështje dhe relator është caktuar Koli…

Read More