Author: tirana

Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kreu i KQZ u shpreh gjatë një interviste në “Kontrast” se nuk ishte vendim i vështirë, pasi gjendet lehtësisht në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se e paralajmëroi këtë situatë më shumë se 1 muaj më parë. “Ka qenë një vendim shumë i vështirë për tu marrë në kuptimin e asaj çka përfaqëson por i lehtë në kuptim të asaj që si u prodhua ky vendim dhe besueshmëria. Në aspektin ligjor vendimi që lehtësisht e gjen në Kodin Zgjedhor. Është vendim që në një mënyrë ose…

Read More

Hellenic Train, ndonëse shprehet se nuk është përgjegjëse për aksidentin tragjik me dhjetëra viktima në Larisa, ka vendosur të dëmshpërblejë familjet e pasagjerëve që humbën jetën dhe atyre që mbetën të plagosur. Në njoftim bëhet me dije se për arsye të ndjeshmërisë sociale dhe duke marrë parasysh Legjislacionin dhe Praktikën Evropiane në aksidente të ngjashme hekurudhore, do të paguajë: – familjarëve të pasagjerëve të ndjerë dëmshpërblim prej 42.000 euro. – për pasagjerët e lënduar, pavarësisht nga ashpërsia e dëmtimit, një dëmshpërblim prej 5000 euro nëse në datën e këtij njoftimi nuk janë shtruar në ndonjë spital apo klinikë dhe 10000 euro nëse në datën e këtij…

Read More

Arben Ahmetaj ka munguar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Teksa BKH ka kryer kontrolle në banesën e partneres dhe ish-gruas së Arben Ahmetaj, ky i fundit duket se ka vendosur të “tërhiqet” nga jeta publike. Ndërkaq, Rama ka dhënë porositë të bashkërendimit të punës ndërmjet deputetëve, drejtuesve politik, kandidatëve dhe ministrave. Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të tij që të fokusohen tek zona e tyre elektorale dhe të mbajnë përgjegjësi. Është diskutuar për Vlorën, por pa përmendur emra. Të vetmin që ka përmendur me emër ka qenë Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës. Në platformën…

Read More

Sidney Holmes u përlot kur gjykata e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e rihetoi rastin e tij dhe u shpall i pafajshëm. Ai ishte dënuar me 400 vjet burgim për një grabitje të armatosur, ndërsa qëndroi në burg 34 vjet . Holmes, tashmë 57 vjeç, tha se nuk ka urrejtje dhe se “duhet të vazhdojë përpara”, edhe pse ka kaluar gjithë këto vite në burg. Amerikani ishte arrestuar në verën e 1988-s, pasi ishte parë duke vozitur veturën e tipit “Oldsmobile Cutlass”, e cila dyshohej se ishte përdorur për grabitje. Gjatë grabitjes ishin vrarë edhe disa persona të…

Read More

Partizani mposht 1-0 Vllazninë në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, por kjo nuk mjafton që kryeqytetasit të kualifikohen në gjysmëfinale. Janë shkodranët ata që festojnë, falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Vllaznia është skuadra e fundit që siguron një vend në gjysmëfinale, ndërsa përfundon këtu aventura e Partizanit në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë.

Read More

Edhe pse Luizi ka fituar një përkrahje të madhe nga publiku, Krist Aliaj nuk e sheh si fitues të këtij edicioni të BBVA. Gjatë një diskutimi me banorët ku prezent ishte edhe Luizi, Kristi tha se këngëtari shkodran nuk është një shembull i mirë që duhet të shpallet fitues. “Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”, tha Kristi për fitoren e mundshme të Luizit.

Read More

Nga Armando META Kur kanë mbetur edhe rreth dy muaj që zgjedhësit t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet vendore të 14 majit, partitë fillojnë të bëjnë edhe llogaritë jo vetëm për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë, por edhe të këshilltarëve bashkiakë, të cilët zgjidhen mbi bazën e proporcionalit. Pra, të votave që zgjedhësit hedhin për subjektet politike. Për të krijuar një panoramë të rezultateve dhe ndarjes së votave në proporcional, rtsh.al sjell edhe historikun ndër vite të ndarjes së votave mes dy partive më të mëdha në vend PS- PD në zgjedhjet vendore. PS- PD, votat dhe diferenca Zgjedhjet…

Read More

Një person i pestë është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit ndaj një grupi që dyshohet se kishte kontrabanduar emigrantë nga Belgjika në Britaninw e Madhe me varka. Shtetasi shqiptar 44-vjeçar, me banim në Leicester, u kap nga oficerët e NCA-së në Loughborough mëngjesin e sotëm (të mërkurën 15 mars) me dyshimin e kontrabandws sw njerwzve. Një varkë u kap gjithashtu nga NCA në Brightlingsea, Essex. Operacioni lidhet me arrestimin e katër të tjerëve në shkurt, të cilët më vonë u akuzuan për ndihmë në emigracionin e paligjshëm dhe do të paraqiten në Gjykatën e…

Read More

Banorët e Big Brother Vip Albania vijojnë marrjen e mesazheve nga fansat e tyre. Një koment ngacmues ka ardhur nga një ndjekës nga Kosova, i cili mendohet se është këngëtari i njohur, Butrint Imeri, i cili kohë më parë ka qenë në një lidhje me moderatoren Kiara Tito. Mesazhi i është drejtuar Jorit dhe përmban vetëm inicialet e para të emrit të këngëtarit si dhe mbiemrin e tij. “Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë”, shkruhet në mesazhin që mban dërguesin: B…. Imeri KS. @gjithckashowbiz Oppp Butrrintiii 😅😅😅 ♬ suono originale – 📸GjithckaShowbiz📸🔥

Read More

13 persona kanë humbur jetën dhe pesë janë raportuar të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në dy provincat juglindore të Turqisë. Siç raportohet më tej, dy qytetarë gjetën vdekjen në qytetin Tut në provincën juglindore Adıyaman, ku ujërat e rrëmbyeshëm “fshinë” një shtëpi kontejnerë ku jetonin një grup të mbijetuarish nga tërmeti, tha guvernatori Numan Hatipoğlu. Ndërsa përmbytjet në provincën fqinje Shanlıurfa vranë katër të tjerë, tha guvernatori Salih Ayhan për transmetuesin privat HaberTürk. Më vonë gjatë ditës, numri i personave që humbën jetën në Şanliurfa është rritur në 11. Ministri i Brendshëm Süleyman…

Read More

Arrestimi i një nëne lehonë në Shkodër, ka sjellë reagimin e Rithemelimit. Në reagimin e bërë kërkohet lirimi i menjëhershëm i Diana Kolaveri Hoshit, duke konsideruar arrestimin e saj si një sjellje barbare ku shteti kërkon të shfaqë forcën me të dobëtit. Diana u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë djalin. Ajo vuan dënimin me 50 ditë burg pasi ka braktisur fëmijën nga martesa e parë, ndërsa bashkëshorti përmes apelit të media, kërkon ta lirojnë pasi nuk mundet të kujdeset për foshnjën e porsalindur. Reagimi i Plotë i Rithemelimit: Policia e Shkodrës ka thyer një rekord këto ditë. Uniformat…

Read More

Efi ka festuar mbrëmë 28-vjetorin me një super festë mes miqsh dhe njerëzish të dashur për të. Ish-banorja e Big Brother VIP shkëlqente e veshur me një fustan të zi me pjesën e poshtme ngjyrë ari. Por pjesa më kulminante e mbrëmjes ishte kur Efit i kishin dedikuar një këngë. Më saktë një ripunim i këngës së Flori Mumajesit, këngë të cilën Efi e pëlqen shumë. Flori bashkë me miqtë e Efit kanë bashkëpunuar për t’i sjellë asaj një version unik të këngës. “Kjo ishte dhurata me e bukur per mua. Faleminderit shume Flori Mumajesi. Skam fjalë, lotët folën”, shkruan…

Read More