Një shqiptar në Brescia, i cili po shoqërohej nga policia italiane për në gjykatë, iu ikën nga duart karabinierëve. Mirëpo, arratisja nuk zgjati shumë.
Jo më shumë se një orë, ai ra sërish në pranga në zonën e Parco Gallo.
Një skemë e tillë e ngjashme ndodhi pak kohë më parë me një tregtar droge 30-vjeçar nga Afrika e Veriut. E bujshme ka qenë edhe arratisja në shkurt 2019 e Marius Marmuras, i burgosuri që iku nga parkingu i pasmë i godinës për të kaluar më pas shinat e kryqëzimit hekurudhor të qytetit, që kufizohet pikërisht me Palagiustizia.