Author: tirana

Mediat greke i kanë bërë jehonë Big Brother në Shqipëri. Ky format është rikthyer muajt e fundit për teleshikuesit në Shqipërinë fqinje në një version “All Stars”, thuhet në komentin e tyre, ndërsa aty është kënduar greqisht. “Reality shoë ka këngëtarë dhe influencues, aktorë dhe sportistë dhe të gjithë janë mbyllur në shtëpinë e Big Brother, duke u përpjekur të qëndrojnë sa më shumë që të munden, pa u dëbuar nga teleshikuesit”. “Në një nga pasditet e tyre të zakonshme në shtëpinë e Big Brother Shqiptar, dy konkurrentët, tenori Armaldo Kllogjeri dhe këngëtari Luiz Ejlli, të cilët kishin përfaqësuar vendin…

Read More

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Bledi Mane ka deklaruar se Luizi nga ekrani duket lojtar shumë i fortë, por nga afër ishte me këmbë në tokë. Duke folur për eksperiencën e tij në “Big Brother Vip”, gazetari ka deklaruar në një intervistë të fundit se po priste një moment kur Luizi të përmendte Sali Berishën dhe të debatonin, por kjo nuk ndodhi. “Më zhgënjeu se nga ekrani ishte shumë lojëtar i fortë kurse brenda gjen një Luiz shumë me këmbë në tokë. Kisha dy javë që prisja të ngrinte dolli për Berishën dhe të filloja e unë ato debatet por…

Read More

Ilir Meta beson se koalicioni i krijuar “Bashkë Fitojmë” do t’i hapë rrugë ndryshimit më 14 maj. Kreu i Partisë së Lirise ka falënderuar Kryesinë për mbështetjen unanime lidhur me krijimin e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit. “Kënaqësi të gjeja mirëkuptimin dhe mbështetjen unanime të Kryesisë të Partisë të Lirisë për nënshkrimin e Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Fuqia e Bashkimit dhe vota e Ndëshkimit do t’i hapin rrugën Ndryshimit më 14 Maj, nga Durrësi në Korçë dhe nga Tropoja në Sarandë gjithmonë me Tiranën në ballë të Fitores historike ndaj monizmit dhe abuzimit me taksat dhe shërbimet ndaj qytetarëve”,…

Read More

Përdorimi i cigareve elektronike dhe ato me nxehje janë kthyer në një problem serioz për të rinjtë, ndërkohë që mjeket japin alarmin duke theksuar se kanë të njëjtin efekt negativ në trup si edhe cigarja normale. Eksperti i ISHP-së Roland Shuperka rrëfen se këto cigare rrezikojnë seriozisht shëndetin e përdoruesve nisur edhe nga fakti se qytetarët mendojnë se kanë efekte negative më të ulta, ndërkohë që është e kundërta. “Këto produkte kanë nikotinë dhe krijojnë varësi dhe dëme ashtu si edhe cigarja normale. Nuk lejohet kategorikisht përdorimi nën 18 vjeç. Studimet kanë treguar se si cigaret normale ashtu edhe ato…

Read More

Mourad Arfaoui ia ka kushtuar jetën e tij koraleve. Në dyqanin e tij të vogël që ndodhet në Tabarka të Tunezisë, ky artist i kthen koralet në bizhuteri. Me këtë punë ai ka arritur t’i mundësojë familjes së tij një jetë të mirë, 20 vitet e fundit. “Të gjithë punojnë bashkë në dyqan. Disa punojnë paradite, të tjerët pasdite,” tregon me krenari artisti tunizian. “Ne i prodhojmë vetë këtu të gjitha zbukurimet me korale, duke filluar me lëndën e parë dhe duke përfunduar me shitjen. Djemtë e mi janë rritur si të thuash, këtu në dyqan.” Vendlindja e Arfaouis-it, Tabarka ndodhet në…

Read More

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar këtë të enjte në Elbasan. Ngjarja është regjistruar në Unazën Jugore, ku e moshuara ishte duke kaluar rrugën teksa u përplas nga një automjet. Dëshmitarët u thanë uniformave blu se makina ishte me shpejtësi të lartë. Policia po heton shkaqet që shkaktuan aksidentin, ndërsa e moshuara është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Lushnje, ku prezantoi kandidatin e tij për këtë Bashki në zgjedhjet lokale, Eduart Sharka. Ndërsa e cilësoi 14 majin një dië që do të ndajë historinë, ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë gjithçka për të ndaluar shkretimin dhe rrokullisjen e madhe të Shqipërisë. “14 maji është një datë që ndan historinë. Pas 32 ditësh jeni të ftuar të votoni kandidatin që keni zgjedhur me votë të lirë, që nuk e ka emëruar as kryetari as kryesia. Duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë e të ndalim katastrofën e shkretimit e kombit…

Read More

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ngjarja e ndodhur në ‘Don Bosko’ me një viktimë të pafajshme dhe 6 të tjerë të plagosur, do të zbardhet. Rexhepi tha në Report Tv se ka rezultuar se sa herë ngjarjet kanë lidhje me Ervis Martinajn, zbardhen pasi policia ka të infiltruar në këtë grup kriminal. “Kur ngjarjet lidhjen me Martinajt, ngjarjen zbulohen. Janë dosje, policia ka arritur që të ketë persona të infiltruar në grupin e Martinajt, mund të ketë mungesë vëmendje për kundërshtarët e tij, por një zell nga grupi i Ervis Martinajt, dhe jo aq për rivalët”, tha ai.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë” në takimin e 18 marsit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një fjalim drejtuar kombit të enjten pasdite, Vuçiç tha se “nuk ka ende një draft të asaj që do Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë. “Ne e kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët të tyrin. Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiç. Kurti dhe Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin…

Read More

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, ka shpërndarë sot parlamentin. Vendimi i Gjukanoviçit vjen pasi i mandatuari për formimin e qeverisë së rë, Miodrag Lekiç nuk arriti të formonte shumicën brenda afatit, shkruan Vijesti. Edhe Dritan Abazoviç tentoi sërish të formojë një qeveri të re, në të cilën do të merrnin pjesë FD dhe Demokratët, por për këtë nuk pati përkrahje të mjaftueshme, pasi deputetët e pakicave janë kundër. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Read More

Drejtori i ARRSH-së (Autoritetit Rrugor Shqiptar) Evis Berberi ka folur sot në studion e Klan News për punimet që po kryhen për Korridorin e 8-të dhe aksin Elbasan-Qafë Thanë. Berberi u shpreh se punimet për segmentin rrugor Elbasan-Qafë Thanë po ecin me ritme të shpejta, duke theksuar se do të ndërtohen rrugë me 4 korsi. “U bë një projektim për segmentin nga Elbasani në Qafë Thanë dhe kanë nisur punimet në segmentin e parë prej 5 kilometrash, kemi kryer 25% të volumit të punës dhe jemi gati për fazën e dytë. Janë rrugë me katër korsi, me shpejtësi lëvizje minimalisht…

Read More