Këtë të mërkurë në Gjykatën e Tiranës është shtyrë një seancë gjyqësore që ishte parashikuar për Fatjon Muratin, në lokalin e të cilit në “Don Bosko” u bë një masakër disa ditë më parë. Në seancë për Muratin dhe Kristian Gjinin të akuzuar për “armëmbajtje pa leje” sot priteshin konkluzionet e prokurorisë mungonte avokatja e Kristian Gjinit. Avokati i Fatjon Muratit ishte i pranishëm seanca e radhës u la për më 29 mars. Disa javë më parë Fatjon Murati kishte kërkuar nga prokurori leje një mujore të dilte në orën 8 nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20 për…
Author: tirana
Aktorja Olta Gixhari nuk ka mbajtur dot lotët pas spektaklit të djeshëm. Pranë saj u gjend Armaldo i cili u përpoq që t’i tregonte se është e fortë, por aktorja thoshte se donte të largohej pasi situata brenda në shtëpinë e Big Brother i dukej e dhunshme. Armaldo: Po ça ke që je mërzitur? Ti je vajzë e fortë, je grua e fortë. Shiko, çdo gjë e ka një sakrificë. Olta: Nuk mundem më. Armaldo: Të të them diçka? Olta: Nuk mundem. Dua të iki. Armaldo: Ti mendon se jetën e kam bërë për ta pasur siç e kam tani…
Nga Marton Dunai, FINANCIAL TIMES Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale. Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim po bëhen gjithnjë e më të parëndësishme, teksa është zvarritur në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit. Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e…
Mëngjesin e sotëm, në prangat e Policisë së Shkodrës ka rënë një 29-vjeçar. Brisel Kurtmetaj ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit. Për 29-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar arrest me burg për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan…
Vrasësi serial i grave më Kamëz, Dan Hutra ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e gruas së tij të parë, Dafina Havalja. Gracka u quajtur operacioni i policisë për kapjen e vrasësit Hutrës 16 vite më parë. Ai ishte njohur me Dafina Havaljan nëpërmjet një shkuesi nga Kukësi. Familjes Havalja i ishte kërkuar miqësi dhe kishin pranuar ta jepnin vajzën pa e njohur mirë dhëndrin dhe të shkuarën e tij, i cili në vitin 2003 kishte qenë i dënuar pasi kishte dhunuar nënën e tij dhe njërën nga kunatat, ndërsa me kunatën tjetër abuzoi seksualisht. Familja Havalja pranoi…
Më 15 mars të vitit 2008, në Gërdec shpërtheu një depo e demontimit të municioneve, ku 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën. Ngjarja po rihetohet sërish pas 15 vitesh. Ministri i Mbrojtjes asokohe Fatmir Mediu po rigjykohet si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për këtë tragjedi. Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Në Janar të këtij viti, u thirr në SPAK edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit të…
Maroku i është bashkuar kandidaturës së Spanjës dhe Portugalisë për të organizuar Kupën e Botës së vitit 2030, duke bërë të paqartë rolin e Ukrainës, që i ishte bashkuar dy shteteve iberike. Pas pushtimit të vendit nga Rusia në shkurt të vitit 2022 janë ngritur shqetësime për mundësitë e vendit për të qenë pjesë e këtij projekti. Maroku ishte një ndër skuadrat surprizë të Botërorit të vitit 2022, duke u bërë skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Franca e më pas mundi Kroacinë për të siguruar vendin e tretë në turne. Vendimi përfundimtar për…
Një ditë pasi krzekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk e regjistroi Partinë Demokratike në zgjedhje, këtë të mërkurë sipas një shporti, del që Koli Belle caktohet relator për kërkesën ankimore të PD. Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar. Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit, atëherë PD-ja ka të drejtë që brenda 5 ditëve t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.
Kapriço dhe rezultat i bindjeve politike, e quan deputetja e PD-së, Orjola Pampuri pjesë e grupit të Alibeajt, vendimin e djeshëm të komisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit për mos regjistrimin e PD-së. Deputetja tha se futja në skenë e Lulzim Bashës është e panevojshme, pasi PD sipas saj ishte në rregull nga ana e dokumentacionit për t’u regjistruar në zgjedhje lokale të 14 Majit. “Marrje vendimesh të ndikuara. Ka marrë vendim të njëanshëm totalisht të ndikuar nga bindjet e tij personale. Dhe ky është problem i Shqipërisë. Marrin vendime nga bindjet e tyre personale të nxitur nga eprorët e tyre,…
Shqiptarët në botë kanë treguar se mund të jenë të suksesshëm në të gjitha fushat, përfshirë edhe në atë të krimit. Gazetarja Anduena Llabani, referuar artikullit të medias britanike që e cilëson mafien shqiptare “koka e gjarprit”, thekson se kokat e mafies shqiptare nuk qëndrojnë në Shqipëri, por në vende ku tregu është i madh dhe i sigurt që nga Spanja në Dubai. “Në 2 dekada shqiptarët kanë arritur në Ekuador e Meksikë në kartele që i kemi parë vetëm në filma. Koka e gjarprit nuk rri në Shqipëri, qëndrojnë zakonisht në vende të tilla si Luksemburg, Spanjë ku janë…
Mbas disa dekadash, me mbështetjen e “Bashkisë Tiranë”, dy shkollat artistike kryesore të Shqipërisë, risjellin frymën e bashkëpunimit artistik, duke frymëzuar dhe motivuar brezat e rinj me anë të praktikës artistike në skenë. Mbi 200 nxënës dhe mësues janë të angazhar në një repertor të muzikës serioze kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky koncert është edhe një homazh për brezat e kaluar të artistëve pedagogë, të cilët me pasion, punë dhe dashuri për artin, krijuan traditën shumëvjeçare të përcjelljes së dijes, që prej themelimit të këtyre shkollave. Orkestra Simfonike dhe Kori është përbërë nga nxënësit dhe mësuesit e Liceut Artistik “Jordan Misja”,…
Tensionet në qiell midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s, po vijojnë, kjo pas ngjarjes së djeshme ku një dron amerikan u detyrua të ulej me emergjencë pas manovrave të kryera nga avionët rusë. Një tjetër avion ushtarak rus, një Ilyushin Il-78 që zakonisht përdoret për transportin dhe furnizimin në ajër, ka kaluar hapësirën ajrore të Estonisë, vend i NATO, pa kërkuar autorizimin e nevojshëm në këto raste. Dy avionë të tipit Typhoon, një britanik dhe një gjerman, u ngritën në ajër për ta “shoqëruar” jashtë kufijve të Aleancës. Ky është episodi i fundit i një…