Author: tirana

Dy reperët Clevio dhe Aleks, kanë postuar një video në tik-tok, ndërsa ecin me shpejtësi mbi 300 kilometra në orë në tunelin e rrugës së Kombit në Kukës. Ndërkohë që për pak bëjnë aksident, por për fat të mirë aventura e tyre ka kaluar pa asnjë incident. Siç duket në video në timon është Aleksi, pasi Clevio i kërkon vazhdimisht që të ulë shpejtësinë.

Read More

I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron për të dytën ditë me radhë në Beograd, citohet të ketë thënë gjatë një interviste për Radiotelevizionin e Serbisë se pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, “nuk ka marrëveshje” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Zoti Lajçak i cili po takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe një pjesë të opozitës në Serbi, citohet të ketë thënë se “qëllimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë por të hapet dera evropiane për të dy vendet”. Më 27…

Read More

Kohët e fundit, Barcelona po përballet me akuza, pasi dyshohet se ka paguar arbitrat në shkëmbim të favoreve në fushë. Ish-lojtari i blaugranave, Gerrard Pique është i sigurt se drejtuesit e Barçës nuk kanë bërë kurrë një shkelje të tillë. Madje, spanjolli është aq i bindur për pafajësinë e Barcelonës aq sa deklaron se është i gatshëm të vejë dorën në zjarr për këtë çështje. “As nuk e çoj në mendje që Barcelona të ketë paguar arbitrat, për këtë jam gati të vendos duart në zjarr. Kjo çështje ka marrë përmasa të mëdha, por unë mendoj se nëse do të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidaturën e Zef Hilës për zgjedhjet lokale të 14 majit në Vaun e Dejës. Në një takim me banorë të zonës Berisha u shpreh se zgjedhjet lokale janë më të rëndësishmet që nga viti 1992, pasi sipas tij në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë. “Shqipëria sot përjeton krizën e saj më të thellë dhe rrokullisjen më të madhe. Shqiptarët sot përballen çdo ditë me varfërinë në rritje, me pasigurinë në rritje, me zhgënjim e dëshpërim. Rama sapo erdhi në pushtet e ktheu veriun e vendit në ‘zonë armiqësore’. 14 maji po vjen, një ditë…

Read More

Njerëzit me lëkurë të yndyrshme përballen me shumë sfida dhe shqetësime në të gjitha stinët. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, gjendrat dhjamore prodhojnë shumë sebum, një substancë dylli dhe vajore që mbron dhe hidraton lëkurën. Lëkura e yndyrshme është më pak e prirur ndaj rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes, pasi vaji në lëkurë hidraton dhe mbron epidermën, shtresën e jashtme të lëkurës. Si ta përshtatni rutinën tuaj të kujdesit me llojin e lëkurës: 1.Një nga mënyrat më të mira (dhe ndër të vetmet) për të mbajtur nën kontroll nivelin e yndyrës është larja e rregullt çdo mëngjes dhe…

Read More

Pas vendimit të KQZ-së për të mos regjistruar PD-në në zgjedhje, përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka ankimuar vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Teksa dorëzoi ankimimin në KAS, Sefa vendimin e Celibashit e konsideroi vendimmarrje politike dhe të pabazuar në ligj.

Read More

Altin Morina quhet efektivi i forcave RENEA që u kap sot në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, por lidhur me këtë të fundit, Policia nuk ka dhënë asnjë detaj për identitetin e tij. Brenda mjetit me të cilin po udhëtonte Morina u gjetën dhe një shumë e konsiderueshme parash, prej 113 mijë eurosh. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative. Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea.…

Read More

Gjermania ka krijuar një aleancë me Italinë dhe disa vende të Europës Lindore që kundërshtojnë heqjen e planifikuar nga qarkullimi të motorëve me djegie të brendshme deri në vitin 2035. Këto vende kanë gati propozimin e tyre. Ministrat e transportit nga Republika Çeke, Gjermania, Italia, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia u takuan për të diskutuar ndryshimet në planet e Bashkimit Europian. Ministri gjerman i transportit, Volker Wissing, u shpreh se propozimi në fjalë ka nevojë për ndryshime urgjente. Wissing shtoi se skepticizmi për heqjen graduale të automjeteve me djegie të brendshme u mbështet nga Italia, Polonia dhe Republika Çeke, ndër…

Read More

Athlete’s Foot është një infeksion kërpudhor që zakonisht shfaqet në zona të lagështa dhe të ngrohta. Simptomat përfshijnë djegien, kruajtjen dhe acarimin e lëkurës. Si ta parandaloni: 1. Thajini këmbët mirë pas dushit ose pas çfarëdolloj kontakti me ujin, prsh në pishina. 2. Ndërrojini shpesh peshqirët nëse dyshoni për një infeksion, pasi mund të transmetohet edhe nga këto të fundit ! Trajtim me uthull molle Kur përdorni uthull molle si trajtim kundër infeksioneve kërpudhore, sigurohuni që të keni një version të mirë dhe me cilësi të lartë. Çfarë ju duhet: 2 gota ujë1/2 filxhan uthull molle Përzieni këta dy përbërës dhe…

Read More

Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi, tha ushtria amerikane. Ushtria amerikane tha se për këtë shkak është detyruar që ta ulë dronin e saj. SHBA-ja tha se droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur dy avionë luftarakë rusë tentuan që ta pengonin. Ushtria tha se “ky ishte një veprim joprofesional dhe i pasigurt i rusëve” që për pak bëri që një prej avionëve dhe dronëve të rrëzoheshin.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, për t’i ndryshuar emrin partisë. Përmes përfaqësuesit ligjor të LZHK, Fabjan Topallaj, në KQZ u kërkua që emri i partisë të ndryshohej në Lëvizja Progresiste për Zhvillim Kombëtar. Në lidhje me këtë kërkesë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pasi ka shqyrtuar rastin në fjalë, është shprehur se partia do të regjistrohet në zgjedhje me të dhënat që janë në dokumentacionin e regjistrit të Gjykatës së Tiranës, pra sipas tij, ndryshimi i emrit nuk është i mundur.

Read More