Dy banorët e “Big Brother VIP” në Kosovë, Artani dhe Juliana kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin sot. Në një moment Juliana i tha Artanit se ai nuk është burrë. Ndërsa, Artani ia ktheu duke i thënë: “Ti je një degjenerim total”.
Author: tirana
Olta i ka thënë Kiarës se duhet t’i vijë turp që nuk u përkujdes për Luizin kur ai nuk ndihej mirë. Mes vajzave pati një debat ku prezent ishte dhe Luizi. Ky i fundit i doli në krah Kiarës duke u shprehur se Olta po e shfrytëzon këtë moment për lojë. Kurse Kiara nga ana tjetër ia la fajin Luizit që lejon Oltën t’i flasë asaj kështu. Pjesë nga debati: Olta: Ty po të vjen turp nga vetja jote Kiara: Mua po më vjen turp nga vetja? Olta: Po dhe duhet të të vijë turp sepse indiferenca që ke treguar…
Vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të lënë jashtë zgjedhjeve vendore të 14 majit Partinë Demokratike, ka sjellë reagime shumë të ashpra. Pas Gazment Bardhit, ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, i cili e përcaktoi si një vendim të paralajmëruar dhe qartazi të ndikuar politikisht nga aktorët politikë. “Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike.…
Ilir Meta ka komentuar vendimin e KQZ për të mos regjistruar PD në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kreu i Partisë së Lirisë, në një intervistë televizive, tha se rëndësi ka që shqiptarët do të kenë mundësinë të ndëshkojnë me votë “regjimin monist”. “Nuk kam asnjë koment sepse isha në një takim dhe po prisja të lidhemi bashkë. Nuk kam asnjë interes për këtë çështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këtë sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej…
Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar në zgjedhje PD e drejtuar nga Alibeaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Celibashi nuk meriton respekt dhe se ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Sipas tij, kryekomisioneri ka shkelur ligjin për qëllime politike, teksa paralajmëron se ky vendim do të ankimohet në KAS. “Asnjë njeri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike.…
KQZ vendos të mos e regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kjo vendimmarrje, sipas përfaqësuesit ligjor të grupit “Alibeaj”, Indrit Sefa, është politike. “Ku e ka që kryetari i Partisë merr akt individual? Në asnjë dispozitë. Komisioneri prej më shumë se 8 ditë mban pezull çështjen. Ka një afat 48 orë, KAS-i ishte i qartë. Ka vendimmarrje politike për të ndërhyrë drejtpërdrejtë në zgjedhje. Komisioneri është produkt i kësaj politike, komisioneri e di kujt i shërben, Ai i la vetes dhe PD 48 orë afat, u bë e qartë nga ana jonë se s’kishte asnjë problematikë nga…
Ditën e sotme Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht mos regjistrimin e Partise Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se Pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, Celibashi tha se Lulzim Basha duhet të firmoste deklaratën solemnte. Ndërkohë që vendosi përfundimisht edhe mos legjitimimin e Sali Berishës.
Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”. Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea. Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në sediljen e…
Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro është fotografuar duke mbajtur një armë në brez. Në momentin kur ishte duke vendosur një kurorë në monumentin për viktimat e fatkeqësive të minierave në Poloninë qendrore, era e fortë i zbuloi pistoletën tip “Glock”. Ziobro sqaroi në një konferencë shtypi se ai ka marrë lejen për t’u pajisur me një armë, pasi ndihej i kërcënuar nga një bos i krimit të organizuar, i cili bënte thirrje vite më parë për vrasjen e tij.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi…
Ndërtohet skema se si u larguan autorët e atentatit në Don Bosko ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën pesë persona të tjerë, ndërsa mbesa e 58-vjeçares u lëndua nga xhamat e thyer në vendngjarje. Mësohet se autorët kanë mbërritur nga zona e cila njihet si shinat e trenit vetëm disa metra larg vendit ku ndodhi krimi. Në momentin që automjeti tip BMW është afruar përbri lokalit dhe dy vrasësit kanë dalë, të gjithë personat e plagosur kanë qenë duke parë një ndeshje futbolli ndaj dhe shumica e plagëve janë në pjesën e kurrizit. I vetmi person që…
Ka nisur mbledhja në KQZ, e cila do të marrë vendimin nëse do të regjistrohet apo jo në zgjedhjet vendore të 14 majit grupimi i Enkelejd Alibeajt. Përfaqësuar ligjor i këtij grupimi, Indrit Sefa, deklaroi se kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, nuk ka zbatuar ligjin dhe se ka zvarritur vendimin për PD, duke i shkaktuar sipas tij një dëm të jashtëzakonshëm kësaj force politike. “Interpretimi juaj nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit dhe si rrjedhojë kjo vendimmarrje dhe zvarritja edhe zgjatja e këtyre afateve i ka sjellë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Demokratike”, u shpreh Sefa.